Krie e gjashtëtë
1 Ç’të thomi adha? Do të qëndrojëmë ndë faj, që të shtonetë dhurëtia?
2 Jo, kurrë. Sepse nevet që vdiqm nga an’ e fajit, qish do të rrojëmë pa mbë të?
3 A nuk’ e diji që sa u pagëzuam mbë Hristo Iisunë, mbë vdekëjë të tij u pagëzuam?
4 Sepse jemi kallturë ndë varr bashkë me të me anë të pagëzimit; që sikundr’ u ngjall Krishti nga të vdekuritë për lëvdim të babait, kështu edhe na të rrojëmë jetë të re.
5 Sepse nd’u mboliasm nevet me Krishtinë mbë të shëmbëllierë të vdekëjësë tij, do të mboliasemi edhe ndë shëmbëllim të së ngjallturit së tij.
6 E dimë këtë na, që njeriu inë i vjetëri u kruqas bashkë me Krishtinë, që të prishej trupi i fajit, të mos punojëmë na më ndë faj.
7 E ai që vdiqi u lefteros nga faji.
8 E nd’është që vdiqm bashkë me Krishtinë, besojëmë që edhe do të rrojëmë me të bashkë.
9 Sepse e dimë që si u ngjall Krishti nga të vdekuritë, më nukë vdes. Vdekëja atë më s’e urdhëron.
10 Sepse për vdekëjë të tij, vdiqi një herë për faj. Sa për të rruarë pa, ai rron për Perndinë.
11 Të tillë lloi llogori të bëni edhe juvet, të jini vdekurë ndë faj, e të gjallë për Perndinë mbë Iisu Hristonë Zonë tënë.
12 Le të mos mbretërojë adha faji ndë kurm tuaj të vdekurë, që të shërbeni mbë të ndë dëshërime të tij.
13 E mos bëni anët’ e kurmit suaj armë të së shtrëmbërësë ndë faj; po bëni vetëhenë kurban te Perndia si të gjallë pas vdekëjësë, e anët’ e kurmit suaj bëni armë të së drejtësë te Perndia.
14 Sepse do të mos urdhërojë juvet, sepse s’jini ndënë nom, po ndënë hir.
15 E çë adha të fëjejmë na, sepse s’jemi ndënë nom, po ndënë hir? Perndia na ruajtitë!
16 Nuk’ e diji juvet, që atij që i ipni vetëhenë tuaj të gjegjurë si kopij, jini kopijt’ e atij që gjegji, ja fajit për vdekëjë, ja të së digjuarit për shpëtim?
17 Po lëvdimi i qoftë Perndisë, që juvet jeshëtë ropt’ e fajit, po digjuatë me zëmërë sikundrë qe kanoni i dhidhahisë që u kanonistë.
18 E si u lefterostë nga faji, u bëtë shërbëtorë mbë të drejtë.
19 Njerëzisht thom, për smundëjë të kurmit suaj, sepse sikundrë dhatë trupatë tuaj skllev ndë punëra të ndiera e të paudha, për të bënë të paudhatë, kështu epni ndashti trupatë tuaj e shërbeni ndë të drejtë për shënjtërim.
20 Sepse kur jeshëtë skllevt’ e fajit, jeshëtë të lefterosurë nga e drejta.
21 Ç’mbrodh adha keshëtë ahiere, mb’ato punëra që u bëjënë ndashti turp? Sepse ato punëra sosenë me vdekëjë.
22 Ma ndashti sepse shpëtuatë nga faji e u bëtë rop te Perndia, kini mbrodhë tuaj për shënjtërim, e të pastajmenë jetë të pasosurë.
23 Sepse paga e fajit është vdekëja; ma dhurëtia e Perndisë është jetë e pasosurë mbë Zotnë tonë Iisu Hristonë.
1 What shall we say then? Shall we continue in sin, that grace may abound? 2 God forbid. How shall we, that are dead to sin, live any longer therein? 3 Know ye not, that so many of us as were baptized into Jesus Christ were baptized into his death? 4 Therefore we are buried with him by baptism into death: that like as Christ was raised up from the dead by the glory of the Father, even so we also should walk in newness of life. 5 For if we have been planted together in the likeness of his death, we shall be also in the likeness of his resurrection: 6 Knowing this, that our old man is crucified with him , that the body of sin might be destroyed, that henceforth we should not serve sin. 7 For he that is dead is freed from sin. 8 Now if we be dead with Christ, we believe that we shall also live with him: 9 Knowing that Christ being raised from the dead dieth no more; death hath no more dominion over him. 10 For in that he died, he died unto sin once: but in that he liveth, he liveth unto God. 11 Likewise reckon ye also yourselves to be dead indeed unto sin, but alive unto God through Jesus Christ our Lord. 12 Let not sin therefore reign in your mortal body, that ye should obey it in the lusts thereof. 13 Neither yield ye your members as instruments of unrighteousness unto sin: but yield yourselves unto God, as those that are alive from the dead, and your members as instruments of righteousness unto God. 14 For sin shall not have dominion over you: for ye are not under the law, but under grace. 15 What then? shall we sin, because we are not under the law, but under grace? God forbid. 16 Know ye not, that to whom ye yield yourselves servants to obey, his servants ye are to whom ye obey; whether of sin unto death, or of obedience unto righteousness? 17 But God be thanked, that ye were the servants of sin, but ye have obeyed from the heart that form of doctrine which was delivered you. 18 Being then made free from sin, ye became the servants of righteousness. 19 I speak after the manner of men because of the infirmity of your flesh: for as ye have yielded your members servants to uncleanness and to iniquity unto iniquity; even so now yield your members servants to righteousness unto holiness. 20 For when ye were the servants of sin, ye were free from righteousness. 21 What fruit had ye then in those things whereof ye are now ashamed? for the end of those things is death. 22 But now being made free from sin, and become servants to God, ye have your fruit unto holiness, and the end everlasting life. 23 For the wages of sin is death; but the gift of God is eternal life through Jesus Christ our Lord.