Krie e nëntëtë
1 E si hiri ndë varkë u hodh përtej, e vate ndë qutet të tij.
2 E atë çast i prunë një të mbajturë (paralitikò) që lëngon ndë shtrat, e si pa Iisui besën’ e ture, i thotë së mbajturit: Mos u trëmb, bir, të qofinë ndëjierë fajet’ e tua.
3 Ahiere ca nga të dhiavasuritë, thanë me vetëhe të ture: Kij njeri vllasfimis.
4 Edhe Iisui si kupëtoi ato që mëndoneshinë ata me vetëhe, u tha: Pse juvet kujtoni ato të këqia ndë zëmëra tuaj?
5 Cila është m’e kollajtë të thom: Të qofinë ndëjierë fajetë. A të thom: Ngreu, e ecë.
6 Po që të shihni se i biri i njeriut ka urdhër mbi dhe të ndëjejë fajetë (atëherë i thotë së mbajturit): Ngreu e merr mbë krahë shtranë tënd, e ecë ndë shtëpi tënde.
7 E si u ngre, vate ndë shtëpi të tij.
8 E bota gjithë si panë këtë u çuditnë, e lëvdoijnë Perndinë, që dha të tillë eksusia ndë njerëz.
9 E si shkon Iisui atje pa një njeri që rrij ndë kumerq, e quhej Mattheo, e i tha: Eja pas meje. Edhe ai si u ngre, vate pas sij.
10 E u bë si erdhi Iisui, e ndënji ndë shtëpi t’atij, na, erdhë shumë kumerqarë edhe fajëtorë, e ndejnë bashkë me Iisunë edhe me mathitit’ e tij.
11 E si panë Farisejtë, u thanë mathitivet së tij: Pse Dhaskali juaj ha bukë me kumerqarë, e me fajëtorë?
12 Edhe Iisui si digjoi, u tha ature: Ata që janë të shëndoshë nukë duhenë jatro, po ata që janë të sëmurë.
13 Hajdeni, e mpsoni ç’është: Eleimosin dua, e jo kurban; se nuk’ arçë të thërres ndë metani të drejtitë, po fajëtorëtë.
14 Atëherë erdhë nde ai mathitit’ e Ioannit, e i thanë: Pse na edhe Farisejtë agjërojëmë shumë, e ma(thi)tit’ e tua nuk’ agjërojënë?
15 E u tha ature Iisui: Mos mundjënë ata që ftonenë ndë dasmë t’agjërojënë, e të helmonenë, ngjera sa gjëndetë me ta bashkë dhëndëri? Po do të vijënë dit, kur të ngrihetë nga ata dhëndëri, e ahiere do t’agjërojënë.
16 E ndonjë njeri nukë qep kurrë mbi rrobë të vjetërë mballomë të palarë, e të pafërkuarë, se ajo do të ngrerë anët’ e rrobësë vjetërë e do të bënetë më likshtë të çjerëtë.
17 As ndë kaçupe të vjetëra vënë verë të re, ma ndë vufshinë, edhe kaçupetë çirenë, edhe vera derdhetë; po verë të re, vënë ndë kaçupe të ra, e ruhenë që të dia.
18 E kur thosh ai këto nd’ata, na, e erdhi një Arhond, e i falej atij, e i thosh, se vashëza ime ndashti më parë më vdiq, po eja e vurë mbi të dorënë tënde, e do të ngjalletë.
19 Edhe Iisui u ngre e vate pas tij, edhe mathitit e tij.
20 E ja një grua që qe sëmurë dimbëdhjetë vjet nga të rrjedhurit’ e gjakut, erdhi prapazë, e i zu anën’ e rrobësë tij.
21 E thosh me vetëhe të saj: Ndë mundça të zë vetëmë rrobën’ e tij do të shëronem.
22 Edhe Iisui si u kthe, e pa atë, i tha: Mos u trëmb, bijë, se besa jote të shëroi ti. E u shërua gruaja që atë sahat.
23 E si erdhi Iisui ndë shtëpi t’Arhondit, e pa mirollojisratë me fllojere, edhe botënë që bëijnë gjëmë të madhe.
24 U tha ature: Ikëni sepse vashëza nukë vdiq, po flë. E ata përqeshnë me të.
25 E si duallë jashtë bota, hiri brënda, e zuri dorën’ e saj, e u ngre vashëza.
26 E këjo thavmë u digjua mbë gjith’ atë dhe.
27 E si shkon atje Iisui vijnë pas si di të verbërë, tuke thirturë, e tuke thënë: O bir i Dhavidhit, eleisna edhe navet.
28 E si erdhi ndë shtëpi, erdhë afër tij të verbëritë, e u tha ature: Besoni juvet se unë mund të bëj këtë? Edhe ata i than’ atij: Besojëmë, Zot.
29 Ahiere u zu me dorë sit’ e ture, e u tha: Sikundrë besoni juvet, le të bënetë ndë ju.
30 E u hapnë sit’ e ture, e Iisui i porsiti me foveri, e u tha: Vështoni, të mos ta digjojë njeri.
31 Po ata si iknë ateje, vanë e qiriksnë atë mbë gjith’ atë dhe.
32 E si iknë ateje, na, e prunë nde ai një njeri vuv, të shurdhërë, edhe të dhemonisurë.
33 E si dolli i paudhi, foli vuvi e gjithë bota u çuditnë, e thoshnë se kurrë nuk’ u duk ndonjë e tillë ndë Israil.
34 E Farisejtë thoshnë, se me fuqi të parit së paudhëvet, nxjer të paudhëtë.
35 E Iisui gjezdis ndëpër gjithë qutete e ndë fshatëra, tuke dhidhaksurë Ungjilln’ e mbretërisë, e tuke shëruarë çdo sëmundë, e çdo të ligë të llaoit.
36 E si pa turmëtë, i erdhi likshtë për ta, se qenë lodhurë e përhapurë posi dhëntë që s’kanë çoban.
37 Atëherë u tha mathitivet së tij, se të korrëtë është shumë, e ata që kuarjënë janë të pakë.
38 Lutuni dha Zotit të së korrit, që të nxjerë ergatë ndë të korrë të tij.
Shërimi i një të paralizuemi
1 Ai hyni në lundër, kaloi matanë dhe shkoi në qytetin e vet. 2 Dhe, ja, po i sillnin një të paralizuem, të shtrimë në një vig. Jezusi vuni re besimin e tyne dhe i tha të paralizuemit: «Guxim, bir! Të janë falë mëkatet». 3 E, ja, disa prej shkruesve thanë me vete: «Ky po blasfemon».
4 Tue i njohtë mendimet e tynë, Jezusi tha: «Pse mendoni ligësina në zemrat tueja? 5 Çka asht ma e kolljashme, me thanë "Të janë falë mëkatet", apo "çohu dhe ec"? 6 Por, që ta dini se biri i njeriut e ka pushtetin me i falë mëkatet mbi dhe, atëherë i tha të paralizuemit: "Çohu, merre vigun e shko në shtëpinë tande"». 7 Dhe ai u çue e shkoi në shtëpinë e vet. 8 Turmat panë e u tutën. Mandej lëvduen Hyun, atë që u kishte dhanë një pushtet të tillë njerëzve.
Thirrja e Mateut
9 Tue kalue andej, Jezusi vërejti një njeri ndenjun në tagërtore, i cili quhej Mate. Atëherë i tha: «Më ndiq mue». Ai u ngrit dhe e ndoqi. 10 Kur ai ishte ulë në tryezë në shtëpi, ja, vinin shumë tagrambledhës e mëkatarë, që uleshin të tryezë me Jezusin e me nxanësit e tij. 11 Tue vërejtë këtë, farisejtë u thoshin nxanësve të tij: «Pse mësuesi juej han me tagrambledhësit e me mëkatarët?». 12 Por ai ndigjoi e tha: «Nuk kanë nevojë të shëndoshëtit për mjekun, por ata që kanë lëngata. 13 Shkoni e mësoni çka don me thanë: Mëshirën dëshiroj e jo blatimin . Nuk erdha me thirrë të drejtët, por mëkatarët».
Njinesa
14 Atëherë iu avitën nxanësit e Gjonit i thanë: «Pse ne e farisejtë njinojmë shumë, kurse nxanësit e tu nuk njinojnë?». 15 Jezusi u tha: «A munden me mbajtë zi dasmorët derisa dhandrri të jetë me ta? Por do të vijnë ditët kur do t'u hiqet dhandrri e atëherë do të njinojnë. 16 Askush nuk qep një arnë pëlhure të re në një petk të vjetër, se arna e tij e tërheq petkun e grisja bahet ma e keqe. 17 Askush nuk qet venë të re në rrëshiqë të vjetër që të mos plasin rrëshiqët, se edhe vena derdhet, edhe rrëshiqët prishen. Por, venën e re e qesin në rrëshiqë të rij e ruhen të dyja bashkë».
Ngjallja e një vajze dhe shërimi i një grueje
18 Kur po u tregonte këto, erdhi një kryesues tue u përkulë para tij e tue thanë: «Bija ime sapo vdiq, por, eja e ven duert mbi të e do të jetojë». 19 Jezusi u çue dhe e ndoqi me nxanësit e vet. 20 Dhe, ja, një grue, që humbte gjak prej dymbëdhjetë vjetëve, iu afrue nga mbrapa dhe i preku kindin e zhgunit. 21 Ajo thoshte me vete: «Sikur vetëm t'i prek zhgunin, do të shpëtoj». 22 Jezusi u soll dhe, tue e pa, tha: «Guxim, bijë! Besimi yt të shpëtoi». E grueja shpëtoi që prej asaj here. 23 Kur Jezusi hyni në shtëpinë e kryesuesit dhe pa fyelltarët e turmën zhurmuese, 24 tha: «Largohuni, se vashëza nuk ka vdekë, por po flen». Ata e përqeshnin. 25 Kur u nxor turma, hyni, e mori për dore dhe vashëza u çue. 26 Kësaj ndodhie i doli zani në tanë ato troje.
Shlërimi i të verbtëve
27 Kur po kalonte prej andej, Jezusin e ndoqën dy të verbët, tue bërtitë: «Ki mëshirë për ne, biri i Davidit!». 28 Mbasi hynë në shtëpi, të verbëtit iu afruen e Jezusi u tha: «A besoni se mundem me e ba këtë?». I thanë: «Po, o Zot!». 29 Atëherë u preku sytë, tue thanë: «Ju ndodhtë simbas besimit tuej!». 30 Dhe atyne iu hapën sytë. Jezusi i urdhnoi rreptësisht: «Ruhuni, që të mos e dijë askush!» 31 Por ata dolën dhe e hapën kumtin në tanë ato troje.
Shërimi i shurdhmemecit
32 Por, kur ishin tue dalë, ja, i sollën një të pagojë të djallosun. 33 Kur u nxor djalli, i pagoji foli dhe turmat u mahnitën, tue thanë: «Diçka e tillë nuk asht shfaqë kurrë në Izrael». 34 Kurse farisejtë thoshin: «Në saje të kryetarit të djajve i nxjerr djajtë».
Të korrat janë të shumta
35 Jezusi i përshkoi të gjitha qytetet e fshatnat, tue mësue nëpër sinagogat e tyne, tue kumtue ungjillin e mbretnisë dhe tue shërue çdo sëmundje e çdo lëngatë. 36 Tue vërejtë turmat, pati dhembshuni për ta, se ishin të ngacmueme e të ligështueme, porsi delet që nuk kanë bari. 37 Atëherë u tha nxanësve të vet: «Të korrat janë të shumta, por punëtorët, të paktë. 38 Lutjuni, pra, të zotit të të korrave, të nxjerrë punëtorë në të korrat e veta».