Krie e dimbëdhjetëtë
1 Atëherë shkonte Iisui të Shëtunë ndëpër ara të mbjella, e mathitivet së tij u vin u, e zunë të fërkoijnë kallësë (ushtëra) e t’i haijnë.
2 E si i panë farisejtë, i than’ atij: Ja mathitit e tua bëjënë atë që nuk’ është ndëjierë të bëjënë të Shëtunatë.
3 Edhe ai u tha ature: Nukë dhiavastë të shihni ç’bëri Dhavidhi kur i erdhi uj atij, edhe aturevet që qenë me të?
4 Qish hiri ndë shtëpi të Perndisë, e hëngri bukët e prothesisë, që s’qe ndëjierë nde ai t’i haj, as nd’ata që qenë me të bashkë, përveçme ndë priftër vetëmë?
5 A nukë dhiavastë ndë nom, se ndë të shëtunatë priftëritë ndë qishë pëgëjënë të shëtunatë e janë të pafajë?
6 Po un’ u thom juvet, se është më shumë nga qisha këtu.
7 E ndë qe që të njohëtë, ç’është këjo: Eleimosin dua, e jo kurban, nukë katigorisjëtë të pafajtë.
8 Se i zoti edhe së shëtunësë është i biri i njeriut.
9 E si iku ateje, erdhi ndë sinaguaj të ture.
10 E ja atje ishte një njeri që kish dorënë të thatë, e e pietnë atë, e i thanë, nd’është ndëlierë të shërojënë të shëtunatë, për të katigorisurë atë.
11 Edhe ai u tha ature: Cili njeri nga juvet do të jetë, që ai të ketë një dele, e nd’i raftë këjo dele ndë gropë të shëtunë, nukë do ta mbajë atë, e ta ngrërë?
12 Sa dha njeriu bën fark nga delea? Pra andaj është ndëlierë të shëtunatë të bëjëmë të mirë.
13 Ahiere i thot’ atij njeriut: Ndër dorënë tënde. E e ndëri, e ju bë e shëndoshë si edhe tjetëra.
14 E Farisejtë si duallë jashtë, u mbëjuadhë e bënë kuvënd kondr’ atij, që ta vrisnë atë.
15 Edhe Iisui si e digjoi fiqir’ e ture, iku ateje, e i vanë pas tij shumë botë, e i shëroi ata të gjithë.
16 E i porsiti ata me frikë, që të mos ta dëftojënë atë.
17 Që të paguhetë ajo që u tha nga Profiti Isaiu, që thotë:
18 Ja, biri im, ai që zgjodha, i dashuri im, që mbë të prëhetë shpirti im, do të vë shpirtinë tim mb’atë, e do të rrëfejë gjuqnë ndë gjithë milete.
19 Nukë do të bëjë fjalë, edhe nukë do të thërresë, as do të digjojë njeri zën’ e tij ndë udhëra.
20 Kallam të shtipurë nukë do të thiejë, e li të timosurë nukë do të shuajë, ngjera sa të sosjë Gjuqin’ e tij.
21 Edhe nd’ëmër të tij do të kenë elpidhënë gjithë miletetë.
22 Ahiere i prun’ atij një të dhemonisurë, të verbërë edhe të vuvosurë e e shëroi atë, kaqë që i verbëri edhe i vuvosuri foli edhe pa.
23 E gjithë bota çuditeshinë e thoshnë: Vallë mos është kij i biri Dhavidhit?
24 E Farisejtë si digjuanë, thanë: Kij nukë nxjer të paudhëtë, po me anë të Veellzevullit, të parit së paudhëvet.
25 Edhe Iisui si kupëtoi fiqiret’ e ture, u tha ature: Çdo mbretëri kur të ndahetë ndë vetëhe të saj nukë qëndron. Edhe çdo qutet a shtëpi kur të ndahetë ndë vetëhe të saj, nukë qëndron.
26 E nd’është që satanai nxjer satananë, u nda ndë vetëhe të tij, qish dha do të qëndrojë mbretëria e tij?
27 E nd’është që me anë të Veellzevullit nxjer unë të paudhëtë, bijtë tuaj me se i nxjerënë? Pra andaj ata do të bënenë gjukatasitë tuaj.
28 Ma nd’është që unë me shpirtn’ e Perndisë nxjer të paudhëtë, arriu adha ndë juvet mbretëria e Perndisë.
29 E qish mund njeri të hijë ndë shtëpi të së fortit, e të rrëmbejë enët’ e tij, ndë mos lidhtë më përpara të fortinë, e ahiere të rrëmbejë enët’ e shtëpisë?
30 Ai që s’është me mua, kondrë muaet është. E ai që nukë mbëjedh me mua, i përhap.
31 Pra andaj u thom juvet, se çdo faj edhe të sharë, do të ndëjenetë ndë njerëz, ma vllasfimia e të sharëtë të Shëntit Shpirtit nukë do t’u ndëjenetë njerëzet.
32 Edhe cilido që të thotë fjalë kondrë Birit së njeriut, do t’i ndëlehenë atij. Ma ai që të thotë kondrë Shpirtit Shëntit, nukë do t’i ndëjenetë atit as ndë këtë jetë, as nd’atë që do të vijë.
33 A bëni lisnë të mirë, edhe pemmët’ e tij të mira, a bëni lisnë të kalbëtë, edhe pemmët’ e tij të kalbëta, se nga pemma njihetë lisi.
34 Pjellat’ e nepërkavet, qish mundni të flitni të mira, kur jeni të këqinj? Nga të tepëruarit’ e zëmërësë flet goja.
35 Njeriu i mirë nga hazine e mirë e zëmërësë tij nxjer të miratë, e njeriu i lig nga hazine e ligë nxjer të ligatë.
36 E u thom juvet se çdo fjalë e pavëjierë, që të flasënë njerëzitë, do të apënë llogari për të ndë ditë të gjukimit.
37 Sepse nga fjalët’ e tua do të dalç i drejtë, edhe nga fjalët’ e tua do të mundoneç.
38 Atëherë u përgjeqnë ca nga grammatikotë edhe nga farisejtë, e i thanë: Dhaskal, nevet duamë të shohëmë prej teje nishan (thavmë).
39 Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Milet i keq, edhe kurvjar, nishan kërkon, e nishan do të mos i ipetë, përveçme nishani i profitit Ionait.
40 Sepse sikundrë qe Ionai ndë bark të Qitit (peshkut së madh) tri dit edhe tri net, kështu do të jetë edhe i biri i njeriut ndë zëmërë të dheut tri dit edhe tri net.
41 Burrat’ e Ninevisë do të ngrihenë mbë Gjuq me këtë milet, e do ta katadhikasjënë atë, se ata metanoisnë ndë të qiriksurë të Ionait, e ja këtu më tepër nga Ionai.
42 Mbretëresh’ e Anatolisë nga notia do të ngrihetë të gjukonetë me këtë farë të njerëzet, e do t’i katadhikasjë ata, se erdhi nga anët’ e dheut për të digjuarë sofinë e të dijturit e Sollomoit, e ja këtu më tepër nga Sollomoi.
43 Ma kur të dalë i pëgëri i paudhë nga njeriu, shkon ndëpër vënde të thata pa ujë, e kërkon vënd të prëhetë e nukë gjen.
44 Ahiere thotë: Le të kthenem ndë shtëpi time nga dolla, e si vjen, e gjen mbrazëtë, të fshijturë e të stolisurë.
45 Ahiere vete, e merr me vetëhe të tij shtatë të tjerë të paudhë, më të këqinj se vetëhen’ e tij, e hijënë e rrinë atje, e bënenë të pastajmet’ e atij njeriut më të këqia se të paratë. Kështu do të jetë edhe ndë këtë melet të lig.
46 E tek flit ai akoma ndë botë, na, e erdhë mëma edhe vëllazërit’ e tij, e rrijnë jashtë, e e kërkoijnë t’i flisnë fjalë.
47 E i tha një njeri atij: Ja, mëma jote edhe vëllazërit’ e tu, rrinë jashtë e kërkojënë tij të të flasënë.
48 Edhe ai u përgjegj, e i tha atij që ja tha: Cila është mëma ime, edhe cilëtë janë vëllazërit’ e mi?
49 E si ndëri dorën’ e tij ndë mathitit’ e tij, u tha: Këta janë mëma ime edhe vëllazërit’ e mi.
50 Sepse ai që të bëjë thelimën’ e jatit sim që është ndë qiell, ai është vëllai im edhe motra, edhe mëma ime.
E shtuna
1 Në atë kohë Jezusi përshkoi një të shtunë një hamalle gruni. Nxanësit e tij u ujtuen e filluen me këputë kallijtë e me hangër. 2 Por, tue pa këtë gja, farisejtë i thanë: «Ja, nxanësit e tu bajnë çka nuk lejohet me ba të shtunën». 3 Ai u tha: «A nuk e keni lexue çka bani Davidi kur pati uri, bashkë me ata që kishte me vete? 4 Si hyni në shtëpinë e Hyut dhe hangri bukët e kushtimit, që nuk i lejohej t'i hante as ai, as ata që kishte me vete, por vetëm priftënt? 5 Apo, nuk e keni lexue në ligj, se, të shtunën, priftënt në tempull e përdhosin të shtunën e janë të pafajshëm? 6 Megjithatë, unë po ju them se këtu asht diçka ma e madhe se tempulli. 7 Por, po ta dinit çka don me thanë përdëllimin dëshiroj e jo flinë , nuk do t'i kishit dënue të pafajshmit. 8 Zot i të shtunës asht biri i njeriut».
Shërimi i të paralizuemit
9 U shkëput prej andej dhe hyni në sinagogën e tyne. 10 E, ja, një me një dorë të thame. Atëherë e pyetën e i thanë: «A lejohet të shtunën me shërue?», që ta paditnin. 11 Por ai iu përgjigj: «Cili do të ishte ai njeri, nga ju, që, po të kishte një dele e po t'i binte kjo në pus, të shtunën, nuk do ta kapte e ta ngrente? 12 Por, sa vlen një njeri kundrejt deles! Prandaj lejohet me veprue bukur të shtunën». 13 Mandej i tha njeriut: «Shtrije dorën tande!». Ai e shtriu dhe iu përtëri, e shëndoshë si tjetra. 14 Por farisejtë dolën jashtë e morën vendimin kundër tij, për me e vra.
Jezusi, shërbëtori i Hyut
15 Kur Jezusi e mori vesh, u largue prej aty. Shumë turma shkuen mbas tij dhe ai i shëroi të gjithë ata 16 dhe i urdhnoi të mos njoftonin kënd për të, 17 që të plotësohej çka qe thanë prej Isaisë profet:
18 Ja shërbëroti im,
që e zgjodha,
i dashtuni im,
që ma ka kënaqë shpirtin.
Do të vej shpirtin tim mbi të
e gjykimin kombeve do t'ua shpallë.
19 Nuk do të grindet,
as do të bërtasë,
nuk do ta ndiejë kush në sheshe
zanin e tij.
20 Kallamin e lakuem nuk do ta thyejë
e fitilin tymues nuk do ta shkimë
derisa ta nxjerrë gjykimin me fitore
e kombet në të do të shpresojnë. 21
Jezusi dhe Beelzebuli
22 Atëherë i sollën një të djallosun të verbët e memec dhe ai e shëroi memecin, kështuqë memeci mundte me folë e me pa. 23 Mbarë turmat mahniteshin e thoshin: «A mos asht ky biri i Davidit?». 24 Farisejtë, kur morën vesh, thanë: «Ky nuk i dëbon djajtë, veçse falë Beelzebulit, prijësit të djajve».
25 Por, tue i ditë mendimet e tyne, ai u tha: «Çdo mbretni, e ndame ndër vete, shkretohet dhe asnjë qytet apo shtëpi, e ndame ndër vete, nuk do të qëndrojë. 26 Prandaj, nëse Satani nxjerr Satanin, asht nda kundër vetes. Si do të qëndrojë, pra, mbretnia e tij? 27 Nëse unë i nxjerr djajtë falë Beelzebulit, po bijtë tuej, falë të kujt i nxjerrin? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuej. 28 Por, nëse unë i nxjerr djajtë falë Shpirtit të Hyut, atëherë ka mbërritë te ju mbretnia e Hyut. 29 Ose, si mundet me hy dikush në shtëpinë e të fortit e me i rrëmbye plaçkat, nëse nuk e ka lidhë ma parë të fortin? Atëherë mundet me ia plaçkitë shtëpinë.
30 Kus nuk asht me mue, asht kundër meje dhe, kush nuk mbledh me mue, shpërndan. 31 Prandaj po ju them, çdo mëkat e blasfemi do t'u falet njerëzve, por blasfemia kundër Shpirtit të Shenjtë nuk ka me u falë. 32 Kush flet ndonjë fjalë kundër birit të njeriut, do t'i falet, por kush flet kundër Shpirtit të Shenjtë, nuk do t'i falet as në këtë kohë, as në të ardhmen».
Pema dhe frytet
33 «Ose e bani pemën të kandshme e fryti i saj asht i kandshëm, ose e bani pemën të çartun e fryti i saj asht i çartun. Se prej frytit njihet pema. 34 Pjellë shlligash! Si mundni me folë gjana të mira, tue qenë të ligj. Goja flet çka gufon nga zemra. 35 Njeriu i mirë, nga thesari i mirë, nxjerr të mira, ndërsa njeriu i lig, nga thesari i lig, nxjerr ligësi. 36 Por, unë po ju them se çdo fjalë e kotë që thonë njerëzit, për atë fjalë do të përgjigjen në ditën e gjyqit. 37 Se prej fjales sate do të shfajësohesh e prej fjalës sate do të dënohesh».
Shenja e Jonës
38 Atëherë disa prej shkresarëve morën fjalën e i thanë: «Mësues, duem me pa një shenjtë prej teje». 39 Por ai përgjigj e u tha: «Një brezni e ligë dhe besëthyeme kërkon një shenjë, por farë shenje nuk do t'i jepet, përveç shenjës së Jonës profet. 40 Sikurse ndejti Jona në barkun e viganit ujor tri ditë e tri netë , ashtu do të rrijë biri i njeriut në zemrën e tokës tri ditë e tri netë. 41 Burrat e Ninivës do të ngrihen në gjyq me këtë brez e do ta dënojnë, sepse ata u penduen falë kumtit të Jonës. Dhe, ja, ma shumë se Jona asht këtu. 42 Mbretnesha e jugut do të ngrihet në gjyq me këtë brez e do ta dënojë, se ajo erdhi prej skajeve të dheut, me ndie urtinë e Solomonit. Dhe, ja, ma shumë se Solomoni asht këtu».
Kthimi i shpirtit të papastër
43 «Kur shpirti i papastër del nga njeriu, endet nëpër vende të zhurituna, tue kërkue një vendpushim, por nuk e gjen. 44 Atëherë thotë: "Do të kthehem te shtëpia ime, prej ku dola". Dhe, kur vjen, e gjen të lirueme, të dlirun e të stolisun. 45 Mandej shkon e merr me vete shtatë shpirtna të tjerë ma të mbrapshtë se veten dhe hyjnë e zajnë vend aty. E fundja e atij njeriu bahet ma e keqe se fillimi. Kështu do të ndodhë edhe me këtë brezni të mbrapshtë».
Gjinia e Jezusit
46 Ndërsa po u fliste turmave, ja, nana dhe vëllaznit e tij qëndronin përjashta, tue u orvatë me i folë. 47 Dikush i tha: «Ja, nana jote e vëllaznit e tu qëndrojnë përjashta, tue u orvatë me të folë». 48 Por ai ua ktheu e tha: «Kush asht nana ime e kush janë vëllaznit e mi?». 49 Dhe zgjati dorën përmbi nxanësit e vet e tha: «Ja nana ime e vëllaznit e mi. 50 Se, kushdo që kryen vullnetin e Atit tim, që asht në qiell, ai më asht vëlla e motër e nanë».