Krie e tetëmbëdhjetëtë
1 Atë çast erdhë mathititë nde Iisui, e i thanë: Vallë, cili është më i madh ndë mbretëri të Qiellvet?
2 E Iisui thirri një djalë, e e vuri atë shtruara ndë mes të ture.
3 E tha: Me të vërteta u thom juvet, ndë mos u kthefi, e të bëneni si edhe djelmtë, do të mos hini ndë mbretëri të Qiellvet.
4 E ai dha që të tapinosjë vetëhen’ e tij si kij djalë, ai është më i madh ndë mbretëri të Qiellvet.
5 E ai që të presë një të tillë djalë mbë ëmër tim, më pret mua.
6 E ai pa që të skandhalisjë një nga këta të vogjëlitë, që besojënë mbë mua, është më mirë për të, që t’i varetë ndë qafë të tij mokër’ e mulliut, e të shtihetë ndë fund të detit.
7 Ve ndë botë nga skandhaletë, se është shtrëngim të vijënë skandhaletë. Po ve mb’atë njeri, që nga ai vjen skandhali.
8 E nd’është që dora jote, a këmba jote të skandhalis ti, prei ato, e shtjeri nga vetëheja, se është më mirë për tij të hiç ndë jetë i çalë, a pa dorë, se të keç di duar, e di këmbë, e të viheç ndë flakë të pasosurë.
9 E nd’është siu it që të skandhalis, kree atë, e shtjere nga vetëheja, se është më mirë për tij të hiç ndë jetë me një si, se të keç di si, e të viheç ndë pisë të zjarit.
10 Vështroni të mos katafronisni ndonjë nga këta të vogjëlitë, se u thom juvet, që Ëngjëllit’ e ture ndë Qiell kurdo shohënë faqen’ e jatit sim, që është ndë Qiell.
11 Se erdhi i biri i njeriut për të lefterosurë të humburënë.
12 Ç’u duketë juvet, ndë pastë ndonjë njeri njëqind dhënt, e t’i humbasë një nga ato, nukë lë të nëntëdhjet’ e nënta, e vete ndëpër male të kërkojë të humburënë?
13 E ndë qoftë që ta gjejë atë, me të vërteta u thom juvet, se gëzonetë për atë më tepër se për të nëntëdhjet’ e nënta, që s’qenë humburë.
14 Kështu nuk’ ësht’ urdhëri përpara jatit suaj që është ndë Qiell, që të humbasë një nga këta të vogjëlitë.
15 E nd’është që të fëjen ti vëllai it, hajde, e qërtoje atë vetëmë, ti edhe ai bashkë, e ndë të digjoftë, e qerdhese vëllanë tënd.
16 E ndë mos të digjoftë, merr me vetëhe një a di vetë akoma që përpara gojësë di a tre martirëvet, të qëndrojë çdo fjalë.
17 E ndë mos digjoftë edhe ata, thuaja Qishësë edhe llaoit, e ndë mos digjoftë edhe qishësë, le të jetë tek teje sikundrë është Ethnikoi edhe Telloni.
18 Se u thom me të vërteta: Sa të lidhni mbi dhe, do të jenë lidhurë ndës Qiell, e sa të zgjidhni mbi dhe, do të jenë zgjidhurë edhe ndë Qiell.
19 Përsëri u thom juvet, se nd’është që të simfonisjënë di nga juvet për çdofarë punë që të kërkojënë, do t’u bënet’ ature nga jati im që është ndë Qiell.
20 Se tek janë di a tre mbëjedhurë mbë ëmër tim, atje edhe unë jam ndë mes të ture.
21 Atëherë ju qas atij Petrua, e i tha: Zot, sa herë të fëjejë tek u vëllai im e të ja ndëlej atij? Ngjer mbë shtatë?
22 I tha atit Iisui: Nukë të thom ti ngjera mbë shtatë, po ngjera mbë shtatëdhjetë herë nga shtatë.
23 Pra andaj gjan mbretëria e Qiellvet me njeri mbret, që deshi të bën llogari me kopijt’ e tij.
24 E kur nisi të bën llogari i prun atij një njeri që i duaj dhjetë mijë kuleta.
25 E si nukë kish ai të ja ip e porsiti atë zoti tij të shitetë ai, edhe gruaja e tij, edhe djelmtë, edhe gjithë sa kish, e të paguhetë.
26 E kopili ra poshtë, e i lutej atij, e i thosh: Zot, mos u zëmëro tek meje, po pritmë, e do të t’i ap të gjitha.
27 E zotit s’atit kopilit i erdhi likshtë e e lëshoi atë, edhe gjithë borçinë ja dhëroi.
28 E si dolli ateje ai kopil, gjeti një tjatër kopil shokn’ e tij, që i duaj atit njëqind dhinarë, e si e zuri atë e mbit, e i thosh: Amë ato që më do.
29 E ai kopil, shoku i tij, si i ra ndë këmbë të tij, i lutej atit, e i thosh: Mos u zëmëro tek meje, po pritmë, e do të t’i ap të gjitha.
30 E ai nukë duaj, po vate, e vuri atë ndë hapsanë, ngjera sa t’i apë ato që i duaj.
31 E si panë kopijt’ e tjerë ato që u bënë, u helmuanë shumë, e erdhë e i rrëfienë zotit së ture gjith’ ato që u bënë.
32 Ahiere thirri atë zoti tij, e i tha: Kopil i keq, unë të dhërova ti gjith’ atë borç që më doje, sepse m’u lute.
33 Nukë duhej të dhëroje edhe ti kopilit shokut sit, (si)kundrë të dhërova edhe u?
34 E si u zëmërua zoti tij, e dha atë nd’ata që mundojënë, ngjera sa të apë gjith’ ato që kish borç.
35 Kështu edhe jati im i Qiellvet, do të bëjë ndë juvet, ndë mos lafçi cilido vëllait së tij nga zëmëra juaj, fajet’ e ture.
Mbretnia u takon të vegjëlve
1 Në atë kohë, nxanësit iu afruen Jezusit dhe e pyetën: «Kush, pra, asht ma i madhi në mbretninë e qiejve?». 2 Thirri pranë një fëmijë, e vuni më kambë, në mesin e tyne, 3 e tha: «Vërtet po ju them, nëse nuk ktheheni e baheni si fëmijët, nuk hyni në mbretninë e qiejve. 4 Kush bahet i vogël si ky fëmijë, ai asht ma i madhi në mbretninë e qiejve. 5 Nëse dikush e pranon një fëmijë të tillë në emnin tim, më pranon mue».
Sprova
6 «Kushdo që e çon në bjerrje njënin prej këtyne të vegjëlve, që besojnë në mue, do t'i volitte me iu varë rreth qafe mokra, që e rrotullot gomari, e me u mbytë në det të gjanë. 7 Mjerë bota për bjerrjet. Nevojitet të vijnë bjerrjet, megjithatë, vaj për njeriun prej të cilit vijnë bjerrjet. 8 Nëse dora jote ose kamba jote të bajnë me u bjerrë, këpute flake prej teje. Për ty asht ma bukur me hy në jetë i cunguem ose i çalë, se me pasë dy duer e dy kambë e me u hedhë në zjarrin e përhershëm. 9 Dhe, nëse syni yt të ban me u bjerrë, nxirre e flake prej teje. Për ty asht ma bukur me hy me një sy në jetë, se me pasë të dy sytë e me u hedhë në Gehenën e zjarrtë».
Delja e humbun
10-11 «Ruej se përçmoni njënin prej këtyne të vegjëlve. Unë po ju them se engjëjt e tyne në qiej kundrojnë gjithnjë fytyrën e Atit tim, që është në qiej. 12 Si ju duket? Nëse një njeri ka njëqind dele dhe një prej tyne degdiset, a nuk do t'i lajë të nantëdhjetë e nanta nëpër male e do të shkojë me kërkue të degdisunën? 13 Dhe, nëse ndodh që e gjen, vërtet po ju them se gëzohet ma shumë për të, se për të nantëdhjetë e nantat që nuk ishin degdisë. 14 Njësoj, nuk asht dëshirë e atit tuej, që asht në qiell, që të humbasë njëni prej këtyne të vegjëve».
Gabimet në kishë
15 «Nëse vëllai yt mëkaton kundër teje, shko e qortoje, vetëm ndërmjet teje dhe atij. Nëse të ndigjon, e fitove vëllain tand. 16 Por, nëse nuk të dëgjon, merr me vete një ose dy të tjerë, që çdo fjalë të zajë vend në gojën e dy ose tre dëshmitarëve . 17 Po të mos i ndigjojë ata, thueja kishës. Nëse nuk ndigjon as kishën, ai duhet të jetë për ty pagani dhe tagrambledhësi. 18 Vërtet po ju them: çkado të lidhni mbi tokë, do të jetë e lidhun në qiell dhe çkado të zgjidhni mbi tokë, do të jetë e zgjidhun në qiell. 19 Prap po ju them se, nëse dy prtej jush bashkëzanojnë mbi tokë për çdo veprim që lipset, do t'u jepet prej Atit tim, që asht në qiell. 20 Se, ku dy a tre janë të mbledhun në emnin tim, aty jam unë, mes tyne».
Për faljen
21 Atëherë u afrue Pjetri e i tha: «Zot, sa herë mund të mëkatojë vëllai im e unë ta fal? Deri në shtatë herë?» 22 Jezusi i tha: «Jo deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë her shtatë. 23 Prandaj, mbretnia e qiejve i ngjan një mbreti, që deshi me ndreqë llogaritë me shkërbëtorët e vet. 24 Kur filloi me i ndreqë, i sollën një që i kishte detyrim njëmijë talenta. 25 Por, tue qenë se nuk i kishte me ia dhanë, zotnia e urdhnoi me shitë greun, fëmijtë e gjithçka kishte, për me ia kthye. 26 Mirëpo shërbëtori ra përmbys para tij, tue thanë: "Ki durim me mue e kam me të kthye gjithçka". 27 Zotnisë iu dhimbt ai shërbëtor. E liroi dhe ia fali detyrimin. 28 Por, ai shërbëtor, tue dalë, gjeti një bashkëshërbëtor të vetin, i cili i detyrohej njqind denarë dhe e kapi tue e furë e tue i thanë: "Më kthe çka më detyrohesh!". 29 Bashkëshërbëtori i tij u rrëzue e iu lut: "Ki durim me mue e kam me t'i kthye". 30 Por ai nuk deshi. Shkoi dhe e futi në burg derisa të kthenta çka kishte detyrim. 31 Shokët e tij shërbëtorë, tue pa këto ndodhi, u trishtuen fort dhe shkuen e i treguen zotnisë gjithçka ndodhi. 32 Atëherë zotnia e tij e thirri e i tha: "Shërbëtor i lig! Unë ta fala kret atë detyrim, se m'u lute. 33 A nuk duhej ta mëshiroje edhe ti shokun tand shërbëtor, siç u mëshirove edhe vetë?". 34 Zotnia i zemëruem, ua dorëzoi torturuesve, derisa të mos kthente tanë detyrimin. 35 Njësoj do të veprojë me ju edhe Ati im qiellor, nëse, prej zemrave tueja, nuk e falni secili vëllanë e vet».