Krie e gjashtëmbëdhjetëtë
1 E i erdhë pranë Farisejtë edhe Sadhuqejtë, e e dhoqimasnë, e i thoshnë atij të ju dëfton ature nishan (çudi) nga Qielli.
2 Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Kur erretë, thoi do të bënetë koha e mirë, sepse ësht’ i kuq Qielli.
3 E ndë mëngjes thoi: Sot është dimër se u nguq e u vrë qielli. Njerëz me di faqe (Ipokritej), faqen’ e Qiellit dini ta njihni, e nishanet’ e kohëvet nukë mundni t’i njihni?
4 Soj i keq edhe kurvjar nishan kërkon e nishan do të mos të ipetë, përveçme nishani i Profitit Ionait. E i la ata, e iku.
5 E si erdhë mathitit’ e tij mb’anë të përtejme, haruanë të mirrë bukë me vetëhe.
6 E Iisui u tha ature: Vështoni, e kini kujdes nga brumma e Farisejet edhe Sadhuqejet.
7 E ata mëndoneshinë me vetëhe të ture, e thoshnë se nukë muarrm bukë.
8 E Iisui e kupëtoi, e u tha ature: Pse mëndoneni me vetëhe tuaj, besëpakë, se bukë nukë muarrtë?
9 Akoma nukë kupëtoni, e nukë mbani mënd të pesë bukëtë, kur hangrë të pesë mijëtë njerëz, edhe sa kofina muarrtë?
10 As të shtatë bukëtë, kur hangrë të katër mijëtë njerëz, edhe sa kofina muarrtë?
11 Qish nukë kupëtoni, se nuk’ u thaçë juvet për bukë, të ruheni nga brumët’ e Farisejet e të Sadhuqejet?
12 Ahiere e kupëtuanë se nuk’ u tha të ruhenë nga brumët’ e bukësë, po nga dhidhahia e Farisejet edhe Sadhuqejet.
13 E si erdhi Iisui ndë sinore të Qesarisë së Filiput, i piet mathitit’ e tij, e u thosh: Cilinë thonë njerëzitë mua se jam i biri i njeriut?
14 Edhe ata i thanë: Ca thonë Ioannë Vaptistinë, e të tjerë Ilianë, e të tjerë pa Ieremianë, a një nga profitëritë.
15 U thot’ ature: E juvet cili thoi se jam unë?
16 E u përgjegj Simon Petrua, e i tha: Ti je Krishti, i biri i Perndisë së gjallë.
17 Edhe Iisui u përgjegj, e i tha atij: I lumurë je ti Simon, i biri Ionait, se kurmi edhe gjaku nuk’ i dëftoi nde ti këto, po babai im, që është ndë Qiell.
18 Edhe unë të thom tij, se ti je Petro, e sipër mbi këtë gur do të vë binan’ e qishësë sime, e diert’ e pisësë do të mos mundjënë t’i vijënë kondr’ asaj.
19 E do të të ap tij qiçetë të mbretëris’ e Qiellvet, e atë që të lidhç ti mbi dhe, të jetë lidhurë edhe ndë Qiell, e atë që të zgjidhiç ti mbi dhe, të jetë zgjidhurë edhe ndë Qiell.
20 Ahiere porsiti mathitit’ e tij, të mos thonë ndonjë njeriut se ai është Iisui Krishti.
21 Që atëherë zuri Iisui të ju tregon mathitivet së tij, se duhetë të vejë ai ndë Ierusalim, e të pësojë shumë nga pleqësia, e nga të parët’ e Priftëret, e të Grammatepsuritë, e të vritetë, e të tretënë ditë të ngjalletë.
22 E Petrua e angaliasi atë, e zu ta qërton, e t’i thosh: Kurce vetëhenë tënde, Zot, mos qoftë këjo tek teje.
23 Edhe ai u kthe e i tha Petrosë: Ikë prapa meje, satana. Skandhall je e më mbodhis, se nukë mendone punërat’ e Perndisë, po punërat’ e njerëzet.
24 Ahiere Iisui u tha mathitivet së tij: Ai që do të vijë pas meje, le të arnisetë vetëhen’ e tij, e le të ngrërë Kruqn’ e tij, e le të vijë pas meje.
25 Sepse ai që do të ruajë shpirtin’ e tij, duhetë që ta humbasë, e ai që ta humbasë shpirtin’ e tij për mua do ta gjejë.
26 Sepse ç’i vëjen njeriut ndë qerdheshtë gjithë dinianë, e të dëmëtonetë shpirtin’ e tij, a ç’do të apë njeriu për të këmbierë shpirtin’ e tij?
27 Sepse i biri i njeriut ka për t’ardhurë me gjithë nderëtë e lëvdimetë të babait së tij, bashkë me ëngjëjt’ e tij, e ahiere do të apë mbë cilëdo sikundrë ka punuarë.
28 Me të vërteta u thom juvet, janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë, ngjera sa të shohënë të bir e njeriut që të vijë ndë mbretëri të tij.
Jeyusit i kërkojnë një shenjtë
1 U afruen farisejtë e saducejtë dhe, tue e vue në sprovë, i kërkuen t'u shfaqte një shenjë nga qielli. 2 Por ai iu përgjigj: «Kur bjen mbramja, ju thoni: “do të khjellët, se qielli asht i kuq”. 3 E, në ag: “Sot, stuhi, se qielli asht skuqë e nxi”. Ju që e njihni qiellin nga pamja, po shenjat e kohës nuk mundeni me i dallue? 4 Breznia e ligë dhe e pabesë lyp një shenjë, por nuk do t'i jepet shenjë tjetër, përveç shenjës së Jonës». Atëherë i la e u largue.
Tharmi i farisejve dhe saducejve
5 Kur shkuen në bregun tjetër, nxanësit kishin harrue me marrë bukë. 6 Jezusi u tha: «Ruhuni e mbrohuni nga tharmi i farisejve e i saducenjve». 7 Por ata i thonin me vete: «Nuk morëm bukë». 8 Tue e ditë këtë, Jezusi u tha: «Pse thoni me vete, o besimpaktë, se nuk keni bukë? 9 A s'kuptoni e s'ju kujtohen pesë bukët e pesëmijë vetëve e sa shporta morët? 10 Po shtatë bukët e katërmijë vetëve e sa shporta morët? 11 Si nuk e kuptoni se nuk po ju flisja për bukën? Mbrohuni, pra, prej tharmit të farisejve e saducejve». 12 Atëherë e morën vesh se nuk u kishte thanë me u ruejt prej tharmit të bukës, por prej mësimit të farisejve e saducejve.
Pjetri thotë se Jezusi asht Mesia
13 Kur Jezusi shkoi në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti nxanësit e vet: «Kush thonë njerëzit se asht Biri i njeriut?». 14 Ata i thanë: «Disa thonë Gjon Pagëzuesi, të tjerë Elia e të tjerë Jeremia, ose një nga profetët». 15 Ai u tha: «Po ju, kush thoni se jam?». 16 Iu përgjigj Simon Pjetri: «Ti je Krishti, Biri i Hyut të gjallë». 17 Jezusi ia ktheu: «Lum ti, Simon, biri i Jonës, se jo mishi e gjaku ta zbuluen, por Ati im që asht në qiej! 18 Dhe unë po të them se ti je Pjetër, mbi këtë shkamb do të ndërtoj kishën time e dyert e ferrit nuk do ta mposhtin. 19 Ty kam me t'i dhanë çelësat e mbretnisë së qiejve. Çkado të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhun në qiej e çkado të zgjidhësh në tokë, do të jetë e zgjidhun në qiej». 20 Atëherë i urdhnoi nxanësit mos me i thanë kujt se ai ishte Krishti.
Paralajmërimi i parë i Pashkës
21 Prej asaj here, Jezusi filloi me ua shtjellue nxanësve se i duhej me shkue në Jerusalem e me pësue shumë prej pleqve, kryepriftënve e shkrestarëve, se do ta vritej e të tretën ditë do të ngjallej. 22 Pjetri e mori veç e filloi tue e qortue: «Mëshirë për ty, o Zot! Mos të raftë kjo gja!». 23 Por Jezusi iu kthye pjetrit e i tha: «Shko mbas meje, Satan! Ti po më bahesh bjerrje, se nuk përbluen punët e Hyut, por të njerëzve». 24 Atëherë Jezusi u tha nxanësve: «Nëse dikush dëshiron me ardhë mbas meje, të mohojë veten, të marrë kryqin e vet e të më ndjekë. 25 Se, ai që dëshiron me shpëtue jetën e vet, do ta humbë dhe, ai që e humb jetën e vet për mue, do ta gjejë. 26 Çka i volit njeriut me fitue kret botën, tue vue në lojë jetën e vet? Ose, çka ka me dhanë njeriu në këmbim të jetës së vet? 27 Biri i njeriut ka me ardhë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e tij, e atëherë do t'i japë secilit simbas veprave të veta. 28 Vërtet po ju them se ka disa, prej atyne që janë këtu, të cilët nuk do ta shijojnë vdekjen pa e pa Birin e njeriut tue ardhë në mbretninë e vet».