Krie e pesëmbëdhjetëtë
1 Atëherë vijënë te Iisui nga Ierusalimi Gramatikotë edhe Farisejtë, e i thonë:
2 Pse mathitit e tua nukë mbajënë porsit’ e pleqet, se nukë lajënë duartë kur hanë bukë?
3 Edhe ai u përgjegj ature, e u tha: Pse edhe ju nukë mbani porsin’ e Perndisë, për porsi tuaj?
4 Sepse Perndia porsiti, e tha: Ndero babanë edhe mëmënë tënde, edhe ai që thotë të ligë babait a mëmësë, le të vdesë me vdekëjë.
5 Ma ju thoi: Kush t’i thotë babait a mëmësë, dhurëti është çdo të mirë që të shohç ti nga meje, e të mos nderojë baban’ e tij, a mëmën’ e tij.
6 E prishtë porsin’ e Perndisë, për porsi tuaj.
7 Ipokritij (me di faqe), mirë profitepsi Isaiu për juvet, e tha:
8 Kij llao afëronetë tek meje me gojë të ture, edhe më nderon me buzë, e zëmëra e ture është shumë larg nga meje.
9 Edhe pa vëjierë më falenë, kur dhidhaksinë dhidhaskali porsit’ e njerëzet.
10 E thirri botënë, e u tha ature: Digjoni, edhe kupëtoni.
11 Nukë pëgën njerinë, ajo që hin mbë gojë, po ajo që del nga goja, ajo pëgën njerinë.
12 Ahiere erdhë mathitit’ e tij e i than’ atij: E digjove se Farisejtë, si digjuanë fjalënë u skandhalisnë?
13 Edhe ai u përgjegj e tha: Çdo fiti (vështë) që nuk’ e fitepsi babai i Qiellvet, do të shkuletë nga rrënjatë.
14 Liri ata, se ata janë të verbërë, që dëftojënë udhënë së verbëret; e i verbëri ndë dëftoftë udhënë së verbërit, që të di do të bienë ndë prua.
15 E Petrua u përgjegj, e i tha atij: Thuajna nevet këtë paravoli.
16 Edhe Iisui i tha: Edhe po të pamënd jeni edhe juvet?
17 Akoma nukë kupëtuatë se çdo sa hijënë ndë gojë, ndë bark venë, e mb’anë të poshtërme dalënë.
18 E ato që dalënë nga goja, dalënë jashtë nga zëmëra, e ato pëgëjënë njerinë.
19 Sepse nga zëmëra dalënë silloi të këqia, vreila, mihiera, kurvërira, të vjedhura, martiri të rreme, vllasfimira.
20 Këto jan’ ato që pëgëjënë njerinë, ma të hajë njeriu bukë me duar të palara nukë pëgëhetë.
21 E si dolli ateje Iisui, vate nga anët’ e Tirosë, e të Sidhonësë.
22 E ja një grua nga Hananea, që dolli nga ato sinorë, e thërrit pas tij, e thosh: Eleismë, Zot, biri Dhavidhit, bija ime dhemonisetë keq.
23 E ai nuk’ u përgjegj asaj asnjë fjalë. E erdhë pranë mathitit’ e tij, e i luteshinë, e i thoshnë: Lëshoje të vejë, se thërret pas nevet.
24 E ai u përgjegj e tha: Nuk’ u dërguaçë, po veçme ndë dhënt të humbura të shtëpis’ e Israilit.
25 E gruaja i falej atij, e i thosh: Zot, ndihmë mua.
26 Edhe ai ju përgjegj, e i tha: Nuk’ ësht’ e mirë të marrë njeriu bukën’ e djelmet, e t’ua shtjerë qenet.
27 Edhe ajo tha: Vërtet, zot, po edhe qentë hanë nga thrimetë që bienë nga sufraja e zotërinjet së ture.
28 Ahiere u përgjegj Iisui, e i tha asaj: O grua, besa jote ësht’ e madhe, le të bënetë tek teje sikundrë do ti. E ju shërua bija e saj që atë sahat.
29 E si u ngre ateje Iisui, erdhi afër detit së Galileësë, e hipi ndë mal, e rrij atje.
30 E erdhë nde ai shumë botë, që kishnë me vetëhe të çalë, të verbërë, të shurdhërë, të kuspulluarë, edhe shumë të tjerë, e i huadhë ata përpara këmbëvet së Iisuit, e i shëroi ata.
31 Kaqë që u çuditnë gjithë bota kur panë vuvëritë që flisnë, të kuspulluaritë të shëndoshë, të çalëtë që ecëijnë, e të verbëritë që shihnë, e lëvduanë Perndin’ e Israilit.
32 E Iisui thirri mathitit’ e tij, e u tha: Më vjen likshtë për gjithë këtë botë, se janë tri dit që më presënë, e nukë dua t’i lëshoj ata pa ngrënë, se mos u vijë dhilë mb’udhë.
33 E i thon’ atij mathitit’ e tij: Ku të gjejëmë navet nd’erimi kaqë shumë bukëra, sa të frihenë kaqë shumë njerëz?
34 Edhe Iisui u tha ature: Sa bukëra kini? Edhe ata i thanë: Shtatë, edhe pakëzë pishqe.
35 E porsiti gjithë botënë të rrijnë poshtë mbi dhe.
36 E si muar të shtatë bukëtë, edhe pishqitë, e si efharistisi, e i bekoi, i theu, e jua dha mathitivet së tij, e mathitejtë i dhanë ndë gjithë njerëz.
37 E hangrë të gjithë, e u frinë, e ngrijtinë të tepëruarat’ e copavet, shtatë shporta plot.
38 E ata që hangrë ishnë katër mijë burra, përveçme gravet, edhe djelmet.
39 E si lishoi turmat’ e njerëzet, hipi ndë varkë, e vate ndë sinorë të Magdhalasë.
Ndreqja e dokeve
1 Atëherë erdhën Jezusi disa farisej e shkresarë prej Jerusalemit e i thanë: 2 «Pse nxanësit e tu shkelin doken e të moçmëve? Se nuk lajnë duert kur hanë bukë». 3 Ai iu përgjigj: «Pse edhe ju shkelni urdhnin e Hyut për shkak të dokes suej? 4 Se Hyu tha: Ndero atë e nanë dhe kush shpërflet atë e nanë të dënohet me vdekje . 5 Por ju thoni: "Ai që i thotë atit apo nanës: 'dhuratën, që të takon prej meje, lene të jepet për ndihmë', 6 nuk ka nevojë me e nderue të atin". Ia hiqni zotësinë fjalës së Hyut, për hir të dokës suej. 7 Dyfytyrsha! Bukur profetizoi për ju Isaia, që thotë:
8 Ky popull më nderon me buzë,
por zemrën e kanë larg meje.
9 Kot më falen,
tue dhanë për mësime urdhnat e njerëzve. »
10 Atëherë thirri pranë turmën e u tha: «Ndigjoni e kini mendjen: 11 jo çka hyn në gojë e përdhos njeriun, por çka del prej goje e përdhos njeriun».
12 Atëherë iu afruen nxanësit e i thanë: «A e din se farisejtë, tue ndigju fjalën, janë bjerrë?». 13 Ai iu përgjigj: «Çdo bimë që nuk e ka mbjellë Ati im qiellor, do të çrranjoset. 14 Leni ata. Janë të verbët, prijës të të verbtëve. Kur i verbti i prin të verbtit, të dy do të bien në gropë».
15 Por Pjetri ia ktheu: «Na e shtjello këtë shëmbëlltyrë». 16 Ai i tha: «A edhe ju jeni ende mendjemangët? 17 Nuk e dini se gjithçka që hyn në gojë, del në bark e qitet në gropë të zezë? 18 Por, çka del prej goje, buron nga zemra. Kjo e përdhos njeriun. 19 Se nga zemra burojnë mëtimet e liga, vrasjet, besëthyemjet, lavirjet, hajnitë, kinsedëshmitë, blasfemitë. 20 Këto janë, që e përdhosin njeriun, kurse të ngranit me duer të papastra nuk e përdhos njeriun».
Besimi i grues kananite
21 Atëherë Jezusi doli prej andej e u largue drejt rrethit të Tirit e të Sidonit. 22 E, ja, një grue kananite, prej atyne viseve, doli e klithte tue thanë: «Më mëshiro, o Zot, bir i Davidit! Bija ime asht e mundueme randë prej djallit». 23 Por ai nuk i ktheu fjalë. Nxanësit iu afruen e iu lutën: «Nise, se rrin tue klithë mbas nesh». 24 Ai iu përgjigj: «S'jam dërgue, veçse te delet e humbuna të shtëpisë së Izraelit». 25 Por ajo erdhi e ra përmbys para tij tue thanë: «Zot, më ndihmo!». 26 Ai u përgjigj: «Nuk ka hije me marrë bukën e fëmijëve e me ua hedhë qenve». 27 Ajo tha: «Po, Zot, por edhe qentë hanë prej dramcave të rame prej tryezës së zotnive të tyne». 28 Atëherë Jezusi u përgjigj e i tha: «O grue, i madh ash besimi yt! Të ndodhtë siç dëshiron!». Dhe iu shërue e bija, që prej asaj grime.
Jezusi shëron shumë njerëz
29 Mandej u largue prej andej, shkoi anës së detit të Galilesë, u ngjit në mal dhe u ul aty. 30 Turma të mëdha iu afruen, tue marr me vete të ligun, të verbtë, të gjymtuem, të pagojë e shumë të tjerë. I ulën te kambët e tij e ai i shëroi, 31 saqë turmat u mahnitën tue pa të pagojët tue folë, të gjymtuemt të shëruem, të çalët tue ecë e të verbtët tue pa. Dhe lëvdonin Hyun e Izraelit.
Shujta e katërmijë vetëve
32 Jezusi thirri pranë nxanësit e vet e u tha: «Më dhimbet turma, se u banë tashma tri ditë që më rrinë pranë e nuk kanë çka me hangër. Nuk dëshiroj me i nisë të uritun, që të mos molisen udhës». 33 Nxanësit i thanë: «Nga t'i gjejmë gjithë ato bukë në shkretinë, sa me ngie një turmë të tillë?» 34 Jezusi u tha: «Sa bukë keni?». I thanë: «Shtatë. Edhe pak bërcakë». 35 Ai urdhnoi turmën të shtrohej në truell, 36 mori shtatë bukët e peshqit, falënderoi, i theu dhe ua dha nxanësve të vet, kurse nxanësit, turmave. 37 Të gjithë hangrën e u nginë. Tepricën e copave e ngritën: shtatë shporta plot. 38 Ata që hangrën ishin katërmijë burra, përveç grave e fëmijëve. 39 Ai i nisi turmat, hipi në lundër e mbërriti në krahinën e Magadanit.