Krie e tetëtë
1 E si zbriti ai nga mali, i vanë pas sij shumë turmë.
2 E ja një i fëlliqurë erdhi e ju fal atit, e thosh: Zot, ndë daç ti mund të më qëroç.
3 E si ndëri dorënë, e zuri atë Iisui e i tha: Dua, qërou. E atë çast u qërua lepra e tij.
4 E i thot’ atij Iisui: Vështo të mos thuaç njeriut, po haide e dëfto vetëhenë te prifti, e shpjerë dhurëtinë, atë që urdhëroi Moisiu për martiri nd’ata.
5 E si riu Iisui ndë Kapernaum, erdhi nde ai një ekatondarh, e i lutej.
6 E i thosh: Zot, im bir dergjetë mbë shtëpi i mbajturë, e mundonetë gjëmuarë.
7 Edhe Iisui i thot’ atij: Unë do të vij, e do ta shëroj atë.
8 Edhe Ekatondarhoi u përgjegj, e i tha Zot: Unë nukë jam i zoti që të hiç ndë shtëpi time, po thuaj fjalë vetëmë, e im bir do të shëronetë.
9 Sepse edhe unë njeri jam ndënë zotëri, e kam ndënë vetëhe time trima, e i thom këtij: Hajde, e vete, e tjatërit: Eja, e vjen. Edhe kopilit sim: Bën këtë, e e bën.
10 Edhe Iisui si digjoi këtë, u çudit e thotë mb’ata që vijnë pas si: Me të vërteta u thom juvet, që as ndë Israil nukë gjeçë kaqë besë.
11 Pra andaj u thom juvet, se do të vijënë shumë nga del, edhe nga perëndon dielli, e do të rrinë bashkë me Avraamnë, edhe me Isaaknë, edhe me Iakovnë ndë mbretëri të Qiellvet.
12 E të bijtë e mbretërisë do të vihenë ndë skotadh t’erëtë. Atje është të qarëtë, edhe të dredhurët’ e dhëmbëvet.
13 E i tha Iisui Ekatondarhut: Haide, e le të bënetë tek teje sikundrë besove. E atë çast u shërua biri i tij.
14 E si erdhi Iisui ndë shtëpi të Petrosë, pa vjehërën’ e tij që dergjej ndë stromë nga ethetë.
15 E e zu nga dora e e lanë atë ethetë, e u shërben ature.
16 E pasi u err e u bë natë, prunë nde ai shumë të dhemonisurë, e i nxir me fjalë vetëmë të paudhëtë, edhe gjithë ata që qenë sëmurë e gjëmuarë i shëronte.
17 Që të dalë e vërtetë ajo që u tha nga profiti Isaia, që thotë kështu: Ai na ngrijti sëmundëtë tona, e të ligatë na i hoqi.
18 E si pa Iisui shumë botë rrotullë tij, i porsiti që të hidhenë përteje.
19 E na, erdhi e ju qas një nga grammatikotë, e i tha atij: Dhaskal, do të vij pas teje ngado që të veç.
20 Edhe Iisui i thot’ atij: Dhelpëratë kanë folet’ e ture, edhe zogjt’ e Qiellit të ndënjurit e ture, po i biri i njeriut s’ka ku të vërë kriet’ e tij.
21 Edhe një tjatër nga Mathitit’ e tij, i tha atij: Zot, amë urdhër përpara të vete të kllas ndë varr jatnë tim.
22 Edhe Iisui i thot’ atij: Eja pas meje, e le të vdekuritë të kllasënë të vdekurit’ e ture.
23 E kur hiri ai ndë varkë, vanë pas si edhe mathitit’ e tij.
24 E ja, e u bë tërmet i madh ndë det, aqë që afëroi të mbushej varka nga tallazetë, e ai flijte.
25 E mathitit’ e tij u qasnë pran’ atij, e e zgjuanë, e i thanë: Zot, shpëtona navet, se mbitemi.
26 E u tha ature: Besëpakë, pse jeni kaqë trëmbëlakë? Ahiere u ngre, e porsiti erëtë edhe detnë, e u bë bunac’ e madhe.
27 E u çuditnë njerëzitë, e thanë: Ç’lloi njeri është kij, që edhe erëët edhe deti e digjojënë?
28 E si shkoi ai mb’anë të tejme, ndë fshat të Gjergjesinovet, i duallë përpara tij di të dhemonisurë që dilë nga varretë e bëijnë shumë të këqia që s’mund të shkon njeri nga ajo udhë.
29 E ja, thërrisnë fort, e thoshnë: Ç’ke me nevet ti Iisu biri i Perndisë, erdhe këtu të mundoç navet përpara kohësë?
30 E më tej nga ata qe një kope nga shumë derra, që kullotnë.
31 E dhemonëtë i luteshinë, e i thoshnë: Ndë do të na nxjerç navet, epna urdhër të hijëmë ndë këtë kope të derravet.
32 E u tha ature: Hajdeni. Edhe ata si duallë, vanë ndë kope të derravet. E ja gjithë kopeja e derravet u derdh me vrap, e ra nga gremia ndë det e u mbitnë ndë ujëra.
33 E çobanëritë që i kullotnë iknë, e si vanë ndë qutet, rrëfeijnë gjithë sa u bënë, edhe për të dhemonisuritë që u shëruanë.
34 E ja e dolli jashtë gjithë quteti, për të priturë Iisunë. E si e panë, ju lutnë, që të ikëjë nga sinorët’ e ture.
1 E massì kiè ԑdrypun prei malit, sciùm haλk muurne mrapa atè:
2 E cè tui ardhun gni igherbuλun, e adhrote atè, tui than: Ԑot, n’ dacc, ti munnesc me m’ dliir.
3 E Jeԑu tui sctrii doren, preku atè, tui than: Due, dliiru. E me gni her u dliir prei gherbuλet.
4 E tha Jeԑu atii: Ruju, mos me than kui: por scko, diftò vethen mesctarit, e fall dhuntiin, ci urdhnoi Moisei, n’ descmii t’ atyne.
5 E massì kee hîî n’ Kafàrnaum, u affrue atii gni Centuriòn, tui ju lutun,
6 E tui than: Ԑot, yԑmeciàri jem n’ sctpii teme rri paralitìk, e âsct fort këcc munnuem.
7 E Jeԑu tha atii: Une kam me ardh, e kam me scnosc atè.
8 E tui pergièg Centuriòni, thà: Ԑot, nuk jam i dêgn ci ti t’ hîîsce nnen tiègula t’ mia: por thui vec gni fiàl, e yԑmeciàri jem kaa meu scnosc.
9 Psè edhè une jam gni nièri nnen pusctèd t’ tièter kui, e kam nnen vethen niԑàmt, e thom gnenit: Sckò, e ai ve: e tiètrit, Eja, e vièn: e scerbetorit tem, Bân ktè, e ai e bân.
10 E tui nnie Jeԑu, u mrekuλue, e tha atyne ci sckoiscin mrapa: Per t’ vertèt po ju tham, nuk kam gièt kacc fee t’ madhe n’ Iԑraèl.
11 E une po ju tham, ci sciùm kan me ardhun prei s’ dàllunit, e prei s’ prenimit, e kan me nnei me Abramin, e Isakun, e Jakobin n’ reɣnii t’ cièλvet:
12 E biit e reɣniis kan me ken cittun n’ terre t’ priàscteme: atỳ kaa me ken vai, e t’ kerssitun t’ dhâmvet.
13 E tha Jeԑu Centuriònit: Sckò, e sikursè bessove, t’ u bâft tyy. E u scnosc yԑmeciàri n’ at sahàt.
14 Massì ci erdh Jeԑu n’ scpii t’ Piètrit, paa vieherren e tii raam tui ken me ethe:
15 E preku doren e assai, e ethet e lsciuene atè: e u ciue, e bâte ysmèt atyne.
16 E saa u bââ mràmia, pruune perpara atii sciùm ci kiscin t’ dièmnen: e i zirrte scpirtnat me fiàl: e scnosci tetân t’ ligt:
17 Aboλà ci t’ mùscei scka âsct thanun prei profetës Isaìes, ci thot: Ai muur t’ ligat tâân: e dèrgiat tâân kaa baart.
18 E tui paa Jeԑu sciùm haλk rreth vetit, urdhnoi me dall pertè uin.
19 E tui affrue gni sckrib, tha atii: Mièscter, une due me t’ marr mrapa tyy, githkùnn ci t’ veesc.
20 E tha atii Jeԑu: Dhèlpenat kan scpeλat, e scpênnìit e airit cièrdhat: por i Biri i nièrit nuk kaa ku me psctet kryet.
21 E gni tièter prei discèpuivet t’ atii i tha: Ԑot, a m’ nep iԑen perpara me voit, e me vorrue baben tem.
22 E Jeԑu tha atii: Me merr mrapa mue, e lêê t’ dèkunit me vorrue t’ dèkunit e vet.
23 E tui hyp ai n’ bark, muurne mrapa atè discèpuit t’ vet:
24 E cè gni e madhe fortùn u bââ n’ deet, asctù ci barka t’ mlòhei prei taλaԑesc, e ai flêête.
25 E u affruene atii discèpuit t’ vet, e ciuene atè prei giùmit, tui than: Ԑot, na psctò nee, po bìrremi.
26 E Jeԑu tha atyne: Psè po frigohi, o nièrԑe t’ pak fees? Athèr tui u ciuem n’ kâm, urdhnoi eernat e deetin, e u bââ rahatii e madhe.
27 Ndyi nièrԑt u ciuditne, tui than: Kùsc âsct cikỳ, t’ zilet eernat e deeti i nnighioin?
28 E massì erdh knei uin vaan n’ vilajèt t’ Gerasènevet, duulne perpara atii dyy t’ diemnuemit, tui dallun prei vorrԑsc; e iscin acc t’ plott furiiscin, ci as‐kusc s’ muite me sckaperzye per at udh.
29 E cè bertitne, tui than: Cfar pune nner nee, e tyy, o Jeԑu i biri Tenԑòt? Erdhe ktù perpara vaktit per me munnuem nee?
30 E nuk iscte fort largh prei assìsc gni grig t’ sciùm thiivet tui kulòt.
31 E dièmnit lutscin atè, tui than: N’ na perԑòsc kendyi, ciòna n’ grig t’ thiivet.
32 E tha atyne: Sckoni. E atà tui dallun hîîne n’ thii, e cè me gni t’ madhe furii t’ gith grìgia raa n’ deet: e zoffne n’ ui.
33 E ciobanet ikne: e tui ardh n’ scehèr, kalzuene gith scka, e per atà, ci patne pass dièmnit.
34 E cè gith sceheri duul perpara Jeԑu: e si e paane atè lutscin, ci t’ largòhei prei hudutësc atyne.