Krie e dimbëdhjetëtë
1 E për dhurëti të Shpirtit, vëllazër, dua që ta diji juvet.
2 Ju ndashti e diji që kur jeshëtë të pëgërë, vejëtë pas idhollëvet së vuvosura, sikundr’ u hiqnë.
3 E andaj ju dëftoj juvet, që ndonjë që flet me Shpirt të Perndisë, thotë: anathema Iisunë. Edhe ndonjë s’mund të thotë Zot Iisunë, përveçme me anë të Shënjtit Shpirt.
4 Të ndara dhurëtivet janë, ma Shpirt një i vetëmë është.
5 E të ndara shërbesavet janë, po një Zot vetëmë është.
6 E të ndara punëravet janë, ma ajo Perndi është vetëmë, që bën mbë gjithë të gjitha punëratë.
7 E mbë cilinëdo pa është dhënë të çfaqurit’ e Shpirtit për mbrodh.
8 Mbë një është dhënë me anë të Shpirtit fjal’ e sofisë, e mbë një tjetër pa fjal’ e së dijturit, sikundr’ është vetë Shpirti.
9 Mbë një tjetër pa, besa me atë Shpirt. E mbë një tjetër pa, dhurëtit’ e shërimevet me atë Shpirt.
10 Mbë tjetër të bërat’ e thavmaturgjivet, e mbë tjetër Profitia, e mbë tjetër të zgjedhurit’ e Shpirtevet, e mbë tjetër çdolloi gjuhëra, e mbë tjetër të mpsuarit’ e gjuhëvet.
11 E të gjitha këto i bën njeri e ai Shpirt i vetëmi, e i ndan veçë-veçë mbë cilëdo sikundr’ i pëlqen atij.
12 Sepse sikundr’ është një kurmi, e ka shumë anë, e gjithë anët’ e njëit kurmit ndonëse janë shumë, është një kurm vetëmë, ashtu edhe Krishti.
13 Sepse gjithë nevet mbë një Shpirt jemi pagëzuarë, që të jemi një kurm, kaqë Çifutë, kaqë Elinëtë, kaqë Roptë, kaqë Elefterotë. E të gjithë mbë një Shpirt u potism.
14 Sepse kurmi nuk’ është një copë, po shumë.
15 Ndë thashtë këmba: Unë nukë jam nga kurmi, sepse nukë jam dorë, mbase për këtë nuk’ është prej kurmit?
16 E ndë thashtë veshi: Nukë jam prej kurmit, sepse nukë jam si, mbase për këtë nuk’ është prej kurmit?
17 Të qe gjithë kurmi një si, ku do t’ish të digjuaritë? Të qe gjithë vesh, ku do t’ish hunda?
18 Po ndashti Perndia i ka vënë anët’ e kurmit, cilëdo nga ato ndë kurm, sikundrë deshi.
19 Ma të qenë të gjitha një anë vetëmë, ku do të qe kurmi?
20 Po ndashti anë janë shumë, e kurmi një.
21 E nukë mund siri t’i thotë dorësë: Unë nukë kam hri nga teje; a krietë pa këmbëvet: Nukë kam hri nga ju.
22 Ma janë më shumë të kërkuara ato anë të kurmit, që gjajënë se janë më të smundura.
23 E ato anë të kurmit që na dukenë se janë më të ksenderçura, nd’ato apëmë më të veshurë me shumë nder; e më të shëmtuaratë tona, ato kanë më shumë të stolisurë.
24 E anëtë tona të nderçuratë, nukë kanë hri për stoli, po Perndia e ka bashkuarë kurmnë, me të dhënë më të shumë nder asaj anet që i lipsej.
25 Që të mos jetë të përçqierë ndë kurm, po anëtë të kenë kujdes njera-jatërënë.
26 E ndë pësoftë gjë një anë, të pësojënë me të bashkë të gjitha anëtë. E ndë gëzoftë një anë, të gëzonenë me të bashkë gjithë anëtë.
27 Juvet ndashti jini kurmi i Krishtit, e anë veçë e veçë mbëjedhurë mbë një.
28 E ca i ka vënë Perndia ndë qishë, ndë vënd të parë apostojtë, ndë të ditinë Profitë, ndë të tretinë dhaskalëtë, pastaje fuqitë, pastaje dhurëtit’ e shërimevet, ndihmëratë, qiveritë, të ksijisurat’ e gjuhëvet.
29 Mos janë gjith’ apostoj? Mos janë gjithë Profitër? Mos janë gjithë Dhaskalë? Mos janë gjithë fuqira?
30 Mos kanë të gjithë dhurëtira të shërojënë? Mos kuvëndojënë gjithë gjuhëratë? Mos i ksijisjënë gjithë?
31 Po dëshëroni dhurëtitë më të miratë, edhe do t’u dëftoj juvet një udhë më të lartë.