Krie e tretë
1 E mb’ato dit ahiere, erdhi Ioanni pagëzori e qiriks ndë erëmi të Iudheësë.
2 E thoshte: Metanoisni, se afër është mbretëria e Qiellvet.
3 Kij ësht ai që u tha nga Profiti Isaia, që thoshte: Zë i atit që thëret ndë erimi. Dërtoni udhën’ e Zotit, të bëni të drejta monopatet’ e tij.
4 E ai Ioanni Robat e tij i kish nga lesht’ e Gamilësë, edhe mbë mes të tij brez të lëkurtë. Edhe të ngrënët e tij qe vllastarë, edhe mjaltë t’egrë.
5 Ahiere erdhë tek ai gjithë të Ierusalimit, edhe gjithë sa qenë afër Iordhanit.
6 E pagëzoneshnë ndë Iordhan nga ai, e ksomollojiseshnë fajet’ e ture.
7 E si pa shumë nga Farisetë e Sadhuqejtë, që vijnë ndë pagëzim të tij, u tha ature: Pjellat’ e nepërkavet, cili u dëftoi juvet që të ikëni nga urgjija që vjen?
8 Bëni dha pemmë që të gjajë me metani.
9 E mos thoi me vetëhe, që Avraamnë kemi baba, sepse u thom juvet, se Perndia mund edhe nga këta gurë të krejë djelm t’Avraamit.
10 Ja edhe sopata afër rrëzës’ së lisavet është; çdo lis që z’bën pemmë të mirë, pritetë, e vihetë mbë zjar.
11 Unë pagëzoj juvet me ujë, që të metanoisni, po ai që vjen pas meje është më i fortë nga meje, atij nukë jam i zoti t’i mbaj këpucëtë. Ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt të Shënjtëruarë edhe me zjar.
12 Ai ka ndë dorë të tij lopatënë, e do të qërojë lëmën’ e tij, e do të vërë nd’ambar grurët’ e tij, e kashtënë do ta djegë me zjar të pashuarë.
13 Ahiere erdhi edhe Iisui nga Galilea ndë Iordhan nde Ioanni, të pagëzonej prej tij.
14 Po Ioanni e mbodhis atë e i thoshte: Unë kam shtrëngim të pagëzonem prej teje, e ti vjen tek meje?
15 Edhe Iisui u përgjeq e i tha atij: Le ato ndashti, se ashtu ësht’ e udhësë ndë nevet, të bëjëmë gjithë qedhiosinë. Ahiere e la atë.
16 E si u pagëzua Iisui, dolli atë çast nga ujëtë, e ja e ju hapnë Qielltë, e pa shpirtin’ e Perndisë, që zbriti posi pëllumbë e erdhi mbë atë.
17 E ja zë nga Qielltë që thosh: Kij është i biri im i dashuri, që mbë të prëhem.
1 N’ atò ditt erdh Gniòni Paghԑues tui predikue n’ sckretii t’ Cfutniis,
2 E tui than: Bâni peennessen: psè u affrue reɣnia e cièλvet.
3 Psè ky âsct ai, i zili âsct thanun prei Isaìes profetës, ci thot: Ԑâni i atii, ci bertèt n’ sckretii: Bâni gadi rughen e Tenԑòt: dreitoni rughinat e tii.
4 E ai Gniòni kiscte petkun prei kimesc dèvevet, e gni ryp lkuret rreth m’ nii t’ vet: e hêja e tii iscin kazzalezat, e miàlt i egher.
5 Athèr Jeruԑalemi delte tu ai, e gith Cfutnia, e gith dheen i rrethit Jordanit;
6 E paghԑoiscin prei assì n’ Jordàn, tui rfye mkatet e veta.
7 E tui paa sciùm Fariseisc, e Saduceisc tui ardhun n’ paghԑìm t’ tii, tha atyne: Ginii i scelìgavet, kùsc u diftoi juve me ik prei idhnimit ci kaa per t’ ardh?
8 Bâni praa fryt t’ dêgn t’ peennesses.
9 E mos t’ thoni m’ vetveti: Bab kena Abramin. Psè une po ju tham ci Ԑotỳn âsct i pusctuescm prei kssì guursc me zièrr bii Abramit.
10 E supaata âsct vûûm rrâgnës e lìssavet. Gith i zili liss praa, ci s’ bân pem t’ mir, kaa meu pree, e kaa meu cittun n’ ԑiàrm.
11 Per t’ vertèt une paghԑoi ju me ui m’ peennèss: por ai ci kaa me ardh mas mejet, âsct mââ i fort se une, t’ zilit nuk jam i dêgn me i baart këpùzzt: ai kaa me ju paghԑue me Spirtin scêit, e me ԑiàrm.
12 Lopaata e tii n’ dor t’ vet: e kaa me e dliir lââmen e vet: e kaa me mledhun drithin e vet n’ hambaar, e kastat kaa me e diègh n’ ԑiàrm t’ paa‐sosmë.
13 Athèr erdh Jeԑu prei Galilejet n’ Jordàn tu Gniòni, aboλà ci t’ paghԑòhei prei tii.
14 E Gniòni cindrote atii, tui than: Mue prei tejet m’ duhet meu paghԑuem, e ti vièn te une?
15 E tha Jeԑu, tui pergièg atii: Lêê tascti: psè ksctù nee na duhet me punue t’ gith dreiten. Athèr e lê.
16 E massì u paghԑue Jeԑu, me gni her duul prei uit. E cè u cilne atii cièλt: e paa Scpirtin i Tenԑòt tui ԑdryp por si pλum, e tui ardh permì vetvethen.
17 E cè gni ԑââ prei cièλsc, tui than: Ky âsct biri jem i dàsctuni, m’ t’ zilin jam pelcieu.