Krie e katërtë
1 Të vë adha mbë be përpara Perndisë e Zotit Iisu Hristoit, që do të gjukojë të gjallë e të vdekurë ndë kohë t’ardhurit së tij e të mbretërisë tij.
2 Dhidhaks fjalënë, vështro kohë e pa kohë, qërto, gjëmo, lutu me çdo durim e me të dhidhaksurë.
3 Sepse do të vijë kohë që do të mos durojënë dhidhaskalin’ e shëndoshë, po sikundrë janë dëshërimet’ e ture, do të çojënë dhaskalë ndë vetëhe të ture, për të gudulisurë të veshëvet.
4 E do të mërgojënë veshët’ e ture nga të gjegjurit’ e së vërtetësë, e do t’i kthejënë ndë të digjuarë të prallavet.
5 Po ti rri cgjuarë mbë gjithë punë, duroi të pësuaratë, bën punën’ e dhidhahut s’Ungjillit, shërbesënë tënde sose.
6 Sepse unë jam ndashti mbë të derdhurë të gjakut, e koha e së treturit sim është afër.
7 Lëftova luftën’ e mirë, udhënë e sosa, besënë e ruajta.
8 Më të pastajmenë, m’është ruajturë për mua kurora e së drejtësë, që do të më apë mua Zoti, gjukatësi i drejtë, mb’atë ditë, e jo vetëmë mua, po edhe gjith’ ature që dëshëroijnë t’ardhurit’ e tij.
9 Nxitou të viç tek unë shpejt.
10 Sepse Dhimai më la për dashuri të kësaj jetet, e vate ndë Selenik, Krisqi ndë Gallati, Titua ndë Dhallmati.
11 Llukai vetëmë është me mua bashkë; e merr edhe Markonë me vetëhe e bjere, sepse m’ është shumë i vëjierë ndë shërbesë.
12 E Tihikonë e dërgova nd’Efeso.
13 Fellonë që laçë ndë Troadhë, ndë shtëpi të Karposë, kur të viç bjerë me vetëhe edhe kartëratë, e më tepërë memvranatë.
14 Aleksandhroi Bakërxhiu më bëri shumë të këqia. Do të ja paguajë atij Zoti sikundrë ka bërë.
15 Nga ai ruhu edhe ti, sepse ai është shumë kondrë ndë fjalë tona.
16 Ndë të dhiafendepsurë tim ndonjë nukë qe për mua, po të gjithë më lanë (mos ua silloistë për faj ature Perndia).
17 Ma Zoti më ndihu mua e më forcoi që të paguhetë me anë time dhidhahia, e të digjojënë gjithë filit’ e tjera, e shpëtova nga goja e liondarit.
18 E Zoti pa do të më shpëtojë nga çdo punë e ligë, e do të më shpjerë shëndoshë ndë mbretëri të tij të Qiellit. Atij qoftë nder mbë jetë të jetëvet. Ashtu qoftë!
19 Thuaj të fala Prisqillësë edhe Aqillësë, edhe shtëpisë Onisiforit.
20 Erastoi mbeti ndë Korintho. E Timotheonë e laçë ndë Milito të sëmurë.
21 Nxitou të viç përpara dimërit. Të faletë me shëndet Efvulloj edhe Pudhi, edhe Linua, edhe Kllavdhia, edhe gjithë vëllazëritë.
22 Zoti Iisu Hristoi qoftë me Shpirt tënd. Dhurëtia me juvet bashkë. Ashtu qoftë!
* Karta e Ditë mbë Timotheonë që u hirotonis Piskop i parë i qishësë Efesiotet, u shkrua nga Romi, kur Pavllua dolli për së ditit përpara Qesarit Neronit.