Mbë të parinë kankatuer, mbi Neginoth. Psallmë kanke.
1 Perëndia na përdëlleftë, edhe na bekoftë! Ndrittë faqen’ e vet mbë ne. Selah.
2 Qi të ngjifet’ udha jote ndë dhet, shpëtimi yt ndër gjithë kombet.
3 Le të lavdurojënë tyi popujtë, o Perëndi, le të lavdurojënë tyi gjithë kombetë.
4 U gëzofshin’ e u gazmofshinë kombetë, se ke me gjukuem popujtë me dreitëni, edhe ke me u hiekun’ udhënë kombevet ndë dhet. Selah.
5 Le të lavdurojënë tyi kombet, o Perëndi, le të lavdurojënë tyi gjithë popujtë.
6 Dheu ka me dhanë pemën’ e vet, ka me na bekuem Perëndia, Perëndia ynë.
7 Perëndia ka me na bekuem, edhe gjith’ anët’ e dheut kanë me e drashunjë.