Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1 Tha i marri ndë zemërët të vet: S’ka Perëndi. U prishnë edhe u ndynë ndë punët, s’ka kush me bamë mirë.
2 Zoti u kurrus prei qiellit mbë të bijt e njerëzëvet, për me pamë ndë ashtë ndonji qi kupëton, a qi kërkon Perëndinë.
3 Të gjithë u përvarnë mbë-nj’-anë, edhe u banë të pavëjefshim bashkë, s’ka kush me bamë mirë, s’ka asnji.
4 S’kanë mend gjith ata qi punojënë pa udhë, ata qi hanë popullinë t’em, porsi kapshatë buke nukë thirrnë Zotinë.
5 Atie u hyni frik’ e madhe, se Perëndia ashtë ndë brest të dreitëvet.
6 Turpënuetë këshillen’ e të vobegut, por Zoti ashtë mpështetëja e ati.
7 Kush ka me dhanë kah Siona shpëtimin’ e Israelit? Kur të këthejë Zoti popullin’ e vet prei robënisë, ka me u gëzuem Iakobi, edhe ka me u gazmuem Israeli.
© The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872. Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.