Mbë të parinë kankatuer, mbi Neginoth. Psallm’ e Davidit.
1 Ndëgjo klithmënë t’eme, o Perëndi, ven’-i vesh të falunit t’em.
2 Kam me thirrunë mbë tyi prei anëvet dheut, kur të fiketë zemëra eme, hiq-më udhënë ndë gur, qi ashtë fort i naltë për mue.
3 Se ti m’u banë mpshtetëje, pyrk i fortë përpara anëmikut.
4 Kam me ndenjunë përherë ndë tendët tande, kam me hymë ndënë mbulesën’ e fletëvet tua. Selah.
5 Se ti, o Perëndi, ndëgjove uratënë t’eme, dhe trashigim atyne qi kanë frikë emëninë tand.
6 Ke me shtuem ditt ndë ditt të mbëretit, viet’ e ati qofshinë bres mbas brezi.
7 Ka me mbetunë për gjithë jetënë përpara Perëndisë, ban ta ruejënë përdëllimi edhe e vërteta.
8 Kështu kam me psallunë përherë për emëninë tand, qi të ap urata’ e mia ditë për ditë.
© The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872. Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.