Mbë të parinë kankatuer mbi Ionath-ellem-rehokim, Miktam i Davidit, kur mbaitnë ate Filistinëtë ndë Gath.
1 Përdëlle-më, o Perëndi, sepse njeri rri me gojë hapëtë për me më përpimë, gjithë ditënë më shtrëngon tue luftuem.
2 Anëmiqt’ e mi rrinë me gojë hapëtë gjithë ditënë, qi të më përpijnë, se ata qi më luftojënë përsipri janë shumë.
3 Atë ditë, kur të frikohen, kam me shpëryem mbë tyi.
4 Te Perëndia kam me lavduem fjalën’ e ati; shpëreva mbë Perëndinë, s’kam me pasunë frikë, qish do të më bajë mishi?
5 Gjithë ditënë përkëthejënë fjalët’ e mia, gjithë mendimet’ e atyne janë kundrë meje për të keq.
6 Mbëlidhenë, mpëshifenë, ruejënë hapat’ e mia, sikur presinë shpirtinë t’em.
7 Për mos gja ke me i shpëtuem ata? Rrëzo popujtë ndë zemërim, o Perëndi.
8 Ti më numëron të bierrat’ e udhësë, venë lott’ e mi ndë potir tand, nukë janë këto ndë libër tand?
9 Atëherë kanë me u këthyem mbrapazë anëmiqt’ e mi, atë ditë kur të thërres mbë tyi;
10 e dij këtë, se Perëndia ashtë me mue. Te Perëndia kam me lavduruem ligjëratënë,
11 te Zoti kam me lavduruem fjalënë. Shpërej mbë Perëndinë, s’kam me pasunë frikë; qish do të më bajë njeriu?
12 Tek unë janë urata, o Perëndi, qi kam me dhanë për lavduriminë tand.
13 Se shpëtove shpirtinë t’em prei vdekësë; nukë do të shpëtojsh edhe kambët e mia prei rrëshqitësë, qi të ecij përpara Perëndisë ndë dritë të gjallëvet?
© The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872. Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.