1 Gjyko-më, o Perëndi, edhe ban gjyqinë t’em kundrë nji kombi të pa-udhë, shpëto-më prei njeriu gënjeshtar edhe të pa-udhë.
2 Se ti je Perëndia i fuqisë s’eme, përse më hodhe tej? Përse ecij i vranëtë prei shtrëngimit anëmikut?
3 Dërgo dritënë tande edhe të vërtetënë tande, ato le të më hiekin udhënë, le të më siellinë ndë mal të shenjtënisë s’ate, edhe ndë tendat të tua.
4 Atëherë kam me hymë ndë theroren’ e Perëndisë, te Perëndia, gëzimi i gëzimit t’em, edhe kam me të lavduruem me qitharë, o Perëndi, Perëndia em.
5 Përseje i idhënutë, o shpirti em? Edhe përse përzihe përmbrenda meje? Shpëre mbë Perëndinë, se kam me e lavduruem edhe ma, ai ashtë shpëtesa e faqesë s’eme, edhe Perëndia em.
© The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872. Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.