Psallm’ e Davidit.
1 Zoti ashtë bariu em: s’ka me më menguem gja .
2 Më vuni me ndenjunë ndë kullota të ngjoma, më hoqi udhënë nd’ ujëna të praituni.
3 Më pruni shpirtinë ndë vend, më hoqi udhënë ndëpër rruga dreitënie, për punë t’emënit vet.
4 Ndë ecësha edhe ndë gropësinë të hiesë vdekësë, s’do të kem frikë për ndonji të keqe, se ti je bashkë me mue; shkopi yt edhe purteka jote, ato më ngushullojënë.
5 Bane gati truvezë përpara meje ndër sy t’anëmiqvet ni, leve me voj kryetë t’em, potiri em do të derdhetë për buzë.
6 Edhe hir e përdëllim kanë me më ndiekunë për gjithë ditt’ e jetësë s’eme, edhe kam me ndenjunë ndë shtëpi të Zotit për ditt të gjata.
© The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872. Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.