1 Lavduroni Zotinë: se ashtë mirë t’i psallim Perëndisë t’onë, se asht’ i pëlqyeshim lavdurimi, qi i ka hie.
2 Zoti ndërton Ierusalemënë, ka me përmbëledhunë të shpërndamit’ e Israelit.
3 Shëndosh ata qi kanë zemërë të thyeme, edhe u lith plagëtë.
4 Ngjeh numërin’ e yjevet, edhe thërret të gjitha me emënë.
5 Zoti ynë asht i math, edhe fuqia e ati asht e madhe; mendëja e ati asht’ e pa-ngjehunë.
6 Zoti ngre të butëtë, edhe përve fajtorëtë ngjer përdhe.
7 Këndoni Zotit tue lavduruem, psallni Perëndisë t’onë me qitharë,
8 ati qi mbulon qiellinë me re, qi ban gati shi për dhenë, qi ban me bimë bar ndë malet,
9 qi ep bagëtisë të ngranët’ e atyne, edhe zoqvet korbavet qi thërrasinë mb’ate .
10 S’gëzohetë për fuqin’ e kalit, as nuk’ i pëlqejënë shalët’ e njeriut;
11 Zoti pëlqen ata qi e druejënë, edhe qi shpërejënë mbë përdëllimt t’ati.
12 Lavduro Zotinë, o Ierusalemë, lavduro Perëndinë tand, o Sionë.
13 Se forcoi shulet’ e dyervet tua, bekoi bijt’ e tu ndë miedis teje.
14 Ve paqtim ndë sinoret të tu, të ngin me të majmit’ e grunit.
15 Dërgon urdhënin’ e vet dheut, fjala e ati ecën shpeit.
16 Ep borë porsi lesh, mbiell brymënë porsi hi.
17 Heth akullin’ e vet porsi copa; kush mundetë me qindruem përpara të ftoftit ati?
18 Dërgon fjalën’ e vet, edhe i shkrin, fryn erën’ e vet, edhe ujënat’ ecinë.
19 Difton fjalët’ e veta Iakobit, urdhënimet’ edhe gjyqet’ e vet Israelit.
20 S’ka bamë kështu mbë ndonji komp, as nukë ngjofnë gjyqet’e ati . Alleluia.