1 Lavduroni Zotinë, se asht i mirë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
2 Le të thotë tashti Israeli, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
3 Le të thotë tashti shtëpia e Aaronit, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
4 Le të thonë tashti ata qi druejënë Zotinë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
5 Prei shtrëngimit i thirra Zotit, Zoti më ndigjoi, e më vu ndë vend të gjanë,
6 Zoti ashtë me mue, s’kam me drashunë, qish do të më bajë njeriu.
7 Zoti ashtë me mue ndërmiet atyneve qi më ndimojënë, edhe unë kam me pamë anëmiqt’ e mi si due .
8 Ma mirë me shpëryem kushi mbë Zotinë, se me pasunë shpëresë mbë njerinë.
9 Ma mirë me shpëryem kushi mbë Zotinë, se me pasunë shpëresë mbë të parët.
10 Gjithë kombetë më rrethuenë, por kam me i thyem mb’emënit të Zotit.
11 Më qarkuen’ e më rrethuenë, por kam me i thyem mb’emënit të Zotit.
12 Më rrethuenë porsi bletë, u shuenë porsi ziarrm ferrash, sepse kam me i thyem mb’emënit të Zotit.
13 Më shtynë fort me ranë, por Zoti më ndimoi.
14 Fuqia eme edhe kanka eme ashtë Zoti, edhe u ba shpëtim tek unë.
15 Za gëzimi e shpëtimi ashtë ndë tendat e të dreitëvet, e diatht’ e Zotit ban punë të mëdha.
16 E diatht’ e Zotit u naltue, e diatht’ e Zotit ban punë të mëdha.
17 S’kam me vdekunë, por kam me rruem, edhe kam me treguem punët’ e Zotit.
18 Zoti më mundoi fort, por s’më dha ndë dorët të vdekësë.
19 Më hapni dyert’ e dreitënisë, kam me hymë nd’ato, edhe kam me lavduruem Zotinë.
20 Këjo ashtë dera e Zotit, të dreitëtë kanë me hymë nd’ate.
21 Kam me të lavduruem, se më ndigjove, e m’ u bane ndifmë.
22 Ate gurinë qi hothnë tej ata qi ndërtojënë, kyi u ba krye-sqepi,
23 prei Zotit u ba këjo, edhe asht’ e mërekullueshime ndër syt t’anë.
24 Këjo asht’ ajo ditaqi bani Zoti: le të gëzohemi e le të ngazëllohemi për ate.
25 O Zot, shpëto-na pra, o Zot, ban-na udhën’ e mbarë pra.
26 I bekuem asht’ ai qi vien mb’emënit të Zotit, të bekuem prei shtëpisë Zotit.
27 Perëndia ashtë Zoti, edhe ndriti ndër ne; lithni kurbanin’ e së kremëtesë me litar, edhe sillni-a ngjer ndë brijt të theroresë.
28 Ti je Perëndia em, edhe kam me të lavduruem,ti je Perëndia em, edhe kam me të naltuem.
29 Lavduroni Zotinë, se asht’ i mirë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
© The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872. Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.