1 Kur duel Israeli prei Misirit, shtëpia e Iakobit prei nji populli gjuhë-huej,
2 Iuda u ba shenjtënim i ati, Israeli zotënim’ i ati.
3 Deti pa, edhe iku, Iordani u këthye mbrapazë,
4 maletë karcyenë porsi desh, edhe kodratë porsi qingja dhensh .
5 Qish asht’, o det, qi ike? Edhe ti, o Iordan, qi u këtheve mbrapazë?
6 Ju, o male, qi karcyetë porsi desh? Edhe ju, o kodra, porsi qingja?
7 Dridhu, o dhe, prei faqesë Zotit, prei faqesë perëndisë Iakobit,
8 i cilli bani gurinë lëqene ujënash, edhe shkrepin’ e shkambit bunime ujënash.