Krie e pesëmbëdhjetëtë
1 E paçë një tjatër nishan të madh ndër qiell, e të çudiçim, shtatë Ëngjëij, që mbaijnë të shtatë plagat’ e pastajme, sepse mbë këto u sos urgji e Perndisë.
2 E paçë posi një det të qeltë të nakatosurë me zjar, edhe ata që mundnë bishënë, edhe konismën’ e tij, edhe nishan’ e tij, edhe nëmurin’ e tij, që rrij mbi det të qeltë, e kishnë qithara të Perndisë.
3 E këndoijnë këngën’ e Moisiut, ropit Perndisë, edhe këngën e qengjit, e thonë: Të mëdha e të çuditëçim janë punët’ e tua, o Zot, o Perndi fuqimadh; të drejta e të vërteta janë udhët’ e tua, o mbret i Shënjtorëvet.
4 Kush do të mos të trëmbetë sij, o Zot, e kush do të mos lëvdojë ëmëritë tat? Sepse ti vetëmë je Shënjt, andaj gjithë miletetë do të vijënë të falenë përpara teje; sepse gjuqërat’ e tua janë çfaqurë.
5 E pas këture vështrova, e ja, që u hap naoi i tendësë martirisë ndër qiell.
6 E duallë nga naoi të shtatë ëngjëjtë, që mbaijnë të shtatë plagëtë, veshurë me li të pastruarë, e të bardhë, e ngjeshurë ndë krahëruar breza t’arta.
7 E një nga të katëratë kafshë dha ndë të shtatë ëngjëjtë shtatë kupa t’arta të plota me urgji të Perndisë gjallë ndë jetë pas jetet.
8 E naoi u mbush tim për madhëci të Perndisë e për fuqi të tij; e ndonjë nukë mund të hin ndë nao, ngjera sa të sosishnë të shtatë plagët’ e shtatë ëngjëjet.