Krie e parë
1 Pavllua, Apostoll i thirrë i Iisu Hristoit, me thelimë të Perndisë, edhe Sostheni vëllai.
2 Mbë Qishë të Perndisë që është ndë Jordhezë, mbë të Shënjtëruaritë mbë Iisu Hristonë, që quhenë Shënjtorë, me gjith’ ata që thërresënë ëmërin’ e Zotit sonë Iisu Hristoit ndë çdo vënd t’ature edhe tanë.
3 Le të jetë hir e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
4 Kurdo lëvdoj Perndinë time për juvet, për dhurëti të Perndisë që u është dhënë juvet me anë të Iisu Hristoit.
5 Sepse mbë gjithë punëra jini bërë të pasurë prej si, mbë çdo dhurëti të fjalësë e të mëndiesë.
6 Sikundr’ u veveos mbë juvet martiria që vjen nga Krishti.
7 Kaqë që të mos u lipsetë juvet ndonjë dhurëti, që pritni të çfaqurit’ e Zotit sonë Iisu Hristoit.
8 Ai do t’u veveosjë juvet ngjera mbë të pastajmenë të pafajë ndë ditë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
9 Ësht’ e vërtetë Perndia që me anë të saj jini thirrturë ndë shoqëri të birit së tij Iisu Hristoit, Zotit sonë.
10 E u lutem juvet, vëllazër, për ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit, që të thoi të gjithë një kuvënd, e të mos jetë të çqierë ndër juvet, po të jini të sosurë mbë një Shpirt, e mbë një mënd.
11 Sepse më thanë mua për juvet, o vëllazërit’ e mi, nga ata që janë nga shtëpi e Hlloit, që janë qartëra mbë juvet.
12 E këtë e thom, sepse cilido nga jush thotë: Unë jam i Pavllosë, e unë jam i Apolloit, e unë i Qifait, e unë i Krishtit.
13 Mos është ndarë Krishti? Mos është Pavllua mbërthierë ndë Kruq për juvet, a mos jini pagëzuarë nd’ëmër të Pavllosë?
14 Lëvdoj Perndinë që nukë pagëzova ndonjë nga jush, përveçe Krisponë edhe Gaionë.
15 Që të mos thotë ndonjë se nd’ëmër tim pagëzova.
16 Pagëzova edhe fëmijën’ e Stefanait. Cilinë më pagëzova, nuk’ e di.
17 Sepse nukë më dërgoi mua Krishti të pagëzoj, po të dhidhaks Ungjillë, jo me sofi të fjalëvet, që të mos bënetë Kruqi i Krishtit i pavëjierë.
18 Sepse fjal’ e Kruqit është marrëzi për ata që humbasënë, ma për ata që sosenë, domethënë për nevet, është fuqi e Perndisë.
19 Sepse është shkruarë: Do të humbas sofin’ e sofovet, e të digjuarit’ e së digjuaret do ta shtie poshtë.
20 Ku është sofoi? Ku i grammatepsuri? Ku ai që kërkon këtë jetë? Nuk’ e marrëcoi Perndia sofin’ e kësaj jetet?
21 Sepse si nukë njohu me sofi të Perndisë bota Perndinë me anë të sofisë deshi Perndia me marrëzi të dhidhahisë të sosjë ata që besojënë.
22 Sepse edhe Çifutë kërkojënë thavmëra, edhe Elinëtë kërkojënë sofi.
23 Ma navet dhidhaksjëmë Krishtinë mbërthierë ndë kruq, skandallo për Çifut, e marrëzi për Elinë.
24 Ma për ata që janë thirrë, Çifut edhe Elinë, Krisht fuqin’ e Perndisë, e sofin’ e Perndisë.
25 Sepse marrëzia e Perndisë është më e dijturë se njerëzitë. E sëmundeja e Perndisë, është m’e fuqiçme se njerëzitë.
26 Sepse vështroni të thirrëtë tuaj, vëllazër, që nukë janë shumë sofo sikundr’ është jeta, jo shumë të fuqiçim, jo shumë të fism.
27 Po punët’ e marra të botësë zgjodhi Perndia, që të turpërojë sofotë, edhe punërat’ e smundura të botësë zgjodhi Perndia, që të turpërojë të fortatë.
28 E të pafismet’ e botësë e të sharatë zgjodhi Perndia, edhe ato që s’qenë, që të prishjë ato që qenë.
29 Që të mos mburretë ndonjë njeri përpara tij.
30 E nga ai jini juvet me anë të Zotit Krisht, që është bërë për nevet sofi nga Perndia, e e drejtë e Shënjtërim, e shpëtim.
31 Që, sikundr’ është shkruarë: Ai që mburretë, le të mburretë mbë Zotnë.