Krie e katërtë
1 Kështu le të na silloisjë nevet cilido njeri, si shërbëtorë të Krishtit, e si konomë të së fshehuravet së Perndisë.
2 E e pastajmea, që kërkonetë ndë konomë, që të gjëndetë gjithëkush i besësë.
3 Po mua pak më përton të gjukonem nga jush, a nga gjuqi i njerëzet, e më tepërë që as bëj gjuq për vetëhe.
4 Sepse nukë di ndonjë faj mbë vetëhe time, ma nukë gjukonem mbë këtë, po Zoti ësht’ ai që më gjukon.
5 Pra andaj mos doi të gjukoni përpara kohësë gjë, ngjera sa të vijë Zoti, e ai do të ndritëcojë të fshehurat’ e errësirësë, e do të çfaqjë fiqiret’ e zëmëravet. E atëherë do të bënetë mbë cilinëdo të mburturitë nga Perndia.
6 E ndashti këto, o vëllazër, i kam kthierë me sqimë qenehú mbë vetëhe time e mbë Apollonë, për juvet, që me anë tënë të mpsoni që të mos silloisni të larta më tepër nga ç’është shkruarë, që të mos kordhosetë njeri kondrë jatërit.
7 Sepse kush të shquan tij nga jetëri? E ç’ke ti që nuk’ e ke marrë? E nd’është që e ke marrë, pse mburre sikur s’e ke marrë?
8 Ndashti jini të ngosurë, ndashti tepëruatë, pa nevet mbretëruatë. E makar të keshëtë mbretëruarë, që të mbretërojëmë edhe na me juvet bashkë.
9 Sepse më duketë që Perndia na çfaqi nevet apostojtë të pastajmë si t’apofasisurë mbë vdekëjë, sepse u bëm boroli ndë botë edhe mbë ëngjëj edhe mbë njerëz.
10 Nevet të marrë për Krishtinë, e juvet t’urtë mbë Krishtinë. Nevet të smundurë, e juvet të fortë. Juvet të nderçurë, e nevet të ksenderçurë.
11 Ngjera mbë këtë kohë nevet durojmë unë edhe etnë, e jemi të cveshurë, e rrihemi, e vijmë rrotullë tutje e tëhu se s’kemi ku të qëndrojëmë.
12 E mundonemi tuke punuarë me duar tona. Kur shahemi, bekojmë. Kur na ndjekënë, durojmë.
13 Kur na vllasfimisjënë, - u lutemi me fjalë t’ëmbla, si paçamuret’ e botësë u bëm, skupirat’ e gjithëvet ngjera sot.
14 Nuk’ i shkruaj këto punëra për të bërë juvet turp, po u ap nasihat si djelmt’ e mi të dashurë.
15 Se edhe që të keshëtë dhjetë mijë Pedhagogë mbë Krishtinë, ma nukë kini shumë baballarë, sepse un’ u kam pjellë juvet mbë Iisu Hristonë me anë t’Ungjillit.
16 Për atë punë u lutem të jini pas meje.
17 Andaje u dërgova juvet Timotheonë, që është djali im i dashurë, e i besësë mbë Zotnë; ai do t’u bjerë juvet ndër mënd udhët’ e mia që ecëj mbë Krishtnë, sikundrë dhidhaks kudo ndë gjithë qishëra.
18 Ca prej jush u perifanepsnë sikur do të mos vijë u ndër ju.
19 Po do të vij shpejt ndër ju, ndë dashtë Zoti, e do të njoh jo fjalën’ e ature që u perifanepsnë, po fuqinë.
20 Sepse mbretëria e Perndisë s’është ndë fjalë, po është ndë fuqi.
21 Ç’doi? Të vij mbë ju me stap, a me dashuri, e me Shpirt të së butësë?