Krie e katërtë
1 Pra andaj, vëllazërit’ e mi të dashuritë e të dëshëruaritë, gëzimi e kurora ime, kështu të rriji pa tundurë mbë Zonë, o të dashurë.
2 I lutem Evodhisë edhe Sintihësë, u lutem që të kenë të tillënë kshill mbë Zonë.
3 Të lutem edhe tij, o shok i besësë, ndihu ature, që këto kanë lëftuarë me mua për Ungjill, bashkë me Klimentënë edhe me të tjerëtë shokët’ e mi, që ëmërit’ e ture janë ndë kartë të jetësë.
4 Gëzoni mbë Zonë kurdo, e thom për së ditit, gëzoni.
5 Të urtëtë tuaj le të njihetë mbë gjithë njerëz. Zoti është afër.
6 Mos u shtrëngoni për ndonjë farë punë, po ndë çdofarë punë le të njihenë te Perndia të kërkuaratë tuaj, me anë të së falit e të së luturit me efharisti.
7 E paqia e Perndisë, ajo që tepëron çdofarë të digjuarë, do të ruajë zëmëratë tuaj edhe mëntë tuaj mbë Krishtinë Iisunë.
8 Të pastajmënë, vëllazër, gjith’ ato që janë të vërteta, gjith’ ato që janë të nderçura, gjith’ ato që janë të drejta, gjith’ ato që janë të qëruara, gjith’ ato që janë të dashura, gjith’ ato që janë të lëvduara, nd’është ndonjë areti, nd’është ndonjë të mburturë, këto të silloisni.
9 Këto edhe i mpsuatë, edhe i muarrtë, edhe i digjuatë, edhe i patë mbë mua, këto bëni. E Perndia e paqit do të jetë me juvet.
10 U gëzuaçë shumë mbë Zonë, që lulëzuatë një herë të silloisni për mua, sikundr’ edhe silloisjëtë, po s’keshëtë nge.
11 Nuk’ e thom tuke vështruarë ndë të pasosurënë time, sepse unë u mpsuaçë të jem hoshnuk mb’atë që gjëndem.
12 Di të jem unjurë, di të jem edhe ndë zotëri. Mbë çdo vënd, edhe mbë çdo punë jam mpsuarë të jem ngosurë, edhe i urëtë, të më tepërojë, edhe të më lipsetë.
13 Të gjitha mund t’i bëj me anë të Krishtit që më forcon mua.
14 Po bëtë mirë të hini ndë pjesë mbë shtrëngime të mia.
15 Po edhe juvet e diji, o Filippiot, kur dolla unë nga Maqedhonia, ndonjë qishë s’pati pjesë me mua mbë të dhënë e mbë të marrë, përveçe juvet vetëmë.
16 Sepse edhe ndë Selenik një herë e di herë më dërguatë atë që më duhej.
17 Jo se kërkoj unë dhurëtinë, po kërkoj pemmënë të tepërojë për llogori tuaj.
18 E i mora gjithë, e më tepërojnë, e jam plot, sepse i mora nga Epafrodhitoi ato që dërguatë juvet, mirodhi t’ëmblë, mblatë të priturë, të pëlqierë te Perndia.
19 Perndia ime pa do t’ua paguajë çdo hri, që të kini sikundr’ është Zotëri e tij me nder, me anë të Krishtit Iisuit.
20 Mbë Perndinë e Babanë tënë qoftë lëvdim ndë jetë pas jetet. Ashtu qoftë!
21 Të fala thoi çdo Shënjtit mbë Krishtinë Iisunë. U falenë juvet me shëndet vëllazëritë që janë bashkë me mua.
22 U falenë me shëndet gjithë Shënjtorëtë, e më tepërë ata që janë nga shtëpia e Qesarit.
23 Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit qoftë me gjithë juvet. Vërtet.
* Karta mbë Filippiot u shkrua nga Romi me anë të Epafrodhitit.