Krie e ditë
1 E juvet (u dha jetë) kur jeshëtë të vdekurë ndë të këqia e ndë fajëra.
2 Mb’ato që patë rruarë njëherë, sikundrë qe shpeti i kësaj jetet, sikundrë ish arhondi që ka urdhër mbi këtë erë, Shpirti që ndashti urdhëron ndë bij të së pabesëvet.
3 Ndëpër ata edhe nevet gjithë pam rruarë njëherë sikundrë qe dëshërimi i kurmit sonë, tuke bënë thelimat’ e kurmit e të kshillit. E jeshëm me të vërtetë djelmt’ e urgjisë, si edhe të tjerëtë.
4 Ma Perndia, që ësht’ i pasurë mbë lejmosin, për dashuri të madhe të tij, që na deshi nevet.
5 E tek jeshëm nevet të vdekurë për faje, na dha jetë edhe nevet me anë të Krishtit (dhurëti jini sosurë).
6 E bashkë me të na ngjalli, e na bëri të rrimë ndër Qiell mbë Krishtinë Iisunë.
7 Që të dëftojë ndë jetëra që vijënë të pasurit’ e madh të dhurëtisë tij, me të mirë mbë nevet me anë të Krishtit Iisuit.
8 Sepse me hir jini sosurë me anë të besësë, e këjo s’është prej jush, dhurata ësht’ e Perndisë.
9 Jo me fuqi të punëravet, që të mos ketë kush të mburretë.
10 Sepse nevet nga ai jemi bërë, të ktisurë mbë Krishtinë Iisunë për punëra të mira, të bëra gati nga Perndia, që të ecëjmë mbë to.
11 Pra andaj kinie ndër mënd, që ju njëherë jeshëtë Ethniko nga mëmma, që quheshitë të paprerë nga ata që quhenë të prerë ndë kurm, për të prerë që bënetë me dorë ndë kurm të ture.
12 Juvet (thom), që jeshëtë mb’atë mot ndarë nga Krishti, përshqierë nga shoqëria e Israilit, e të huaj nga dhiathiqetë e të taksurit, pa pasurë shpëresë, e pa Perndi ndë këtë jetë.
13 Ma ndashti mbë Krishtinë Iisunë, juvet që jeshëtë ndë kohë të parë larguarë, jini afëruarë me anë të gjakut së Krishtit.
14 Sepse ai është paqia onë, ai që bëri nga të di punëratë një, tuke prishurë muretë që qenë ndë mes të së ndarit.
15 Domethënë armiqërinë me anë të kurmit së tij, tuke bërë ndë urdhërë të tij të qëndron nomi i porsivet, që të dërton mbë vetëhe të tij nga të di një njeri të ri, tuke bërë paq.
16 E t’i pajtojë të di me një kurm vetëmë me Perndinë me mes të Kruqit, tuke prishurë mbë vetëhe të tij armiqërinë.
17 E erdhi të vangjelisjë paq mbë juvet që jeshëtë larg, edhe mb’ata që ishnë afër.
18 Se me mes t’atij kemi të hijturitë të di me anë të njëit Shpirtit te babai.
19 Ju adha nukë jini të huaj a ksenit, po jini nga një qutet me Shënjtorë, e gjëri nga fëmij’ e Perndisë.
20 Stisurë mbi bina t’apostojet e të Profitëvet, që është gur e qoshesë vetë Iisu Hristoi.
21 Mb’atë gjithë shtëpia mbëjedhurë, rritetë mbë Qishë shënjte të Zotit.
22 Mbi atë edhe juvet jini ktisurë gjithë bashkë, për ndënjëjë të Perndisë me anë të Shpirtit.