Psallm’ e Dhavidhit.
1 Do të të lavduronj me gjithë zëmërë t’ime, edhe do të të psall përpara ëngjëjet.
2 Do të adhuronj ndë kishë tënde të shënjtëruarënë, edhe do të lavduronj emërinë tënt, për përdëllimnë tënt, edhe për të vërtetënë tënde, se madhërove fjalënë tënde më tepërë, se sa të pat dalë emëri.
3 Atë ditë që klitha, më ndigjove, i dhe fuqi shpirtit t’im.
4 Do të të lavduronjënë, o Zot, gjithë mbëretërit’ e dheut, kur të ndigjonjënë fjalët’ e gojësë s’ate,
5 edhe do të këndonjënë nd’udhët të Zotit, se lavdi’ e Zotit ësht’ e madhe.
6 Se Zoti ësht’ i lartë, edhe shtie sytë mbi të poshtërat, po të lartin’ e ngjeh që së mërguari.
7 Ndë ecësha ndë mest të shtrëngimit, do të më apç frymë të gjallë, do të ndenjç dorënë tënde kundrë zëmërimit arëmiqet mi, edhe e diathta jote më ka për të shpëtuarë.
8 Zoti do të mbaronjë (ato që duhenë) për mua; o Zot, përdëllimi yt është për gjithë jetënë, mos kthe sytë mbë-nj’-anë nga punët’ e duaret tua.