1 Edhe Jakovi shkoi udhësë ti, edhe ëngjëjt’ e Perëndisë u poqnë me atë.
2 Edhe Jakovi kur pa ata, tha: Këjo (ësht’) ushtëria e Perëndisë, edhe ja vuri emërin’ ati vëndi Mahanajm [dy ushtëria]. 3 Edhe Jakovi dërgoi të laim përpara vetëhesë ti te Isafi i vëllai i ti ndë dhe të Seirit, ndë vënt të Edhomit.
4 Edhe i porositi ata, tuke thënë: Kështu t’i thoni tim zot Isafit: Kështu thotë shërbëtori yt Jakovi, (se): Ndenja bashkë me Llavaninë, edhe mbeta gjer tashi, 5 edhe fitova qe e gomarë, dhën e shërbëtorë, e shërbëtore, edhe dërgova t’i ap zë tim zot, që të gjenj hirë përpara teje. 6 Edhe të laimitë u kthyenë te Jakovi, tuke thënë: Vam tek yt vëlla Isafi, edhe po vien të dalë përpara teje, edhe katrë qint burra bashkë me atë.
7 Edhe Jakovi u frikësua fort, edhe nukë dinte se ç’të bënte, edhe (ay) ndau njerëzitë që kishte me vetëhen e ti edhe tufatë, e qetë, e kamilletë, mbë dy mëngë,
8 tuke thënë: Ndë arthtë Isafi mbë njërënë mëngë, e t’i bierë, do të shpëtonjë mënga tiatërë. 9 Edhe Jakovi tha: O Perëndia i tim et Avraamit, edhe Perëndia i tim et Isaakut, o Zot, (ti) që më the: Kthenu ndë dhet tënt, e ndë gjëndëjet tënde, edhe do të të bënj mirë,
10 shumë i vogëlë jam, për gjithë përdëllimet e për gjithë të vërtetënë që i ke bërë shërbëtorit tënt, sepse me stapinë tim shtiva këtë Jordhaninë, edhe tashi u bëshë dy mëngësh, 11 të lutem, shpëtomë nga dora tim vëllai Isafit, sepse kam frikë nga ay, mos vinjë e të më bierë mua, (edhe) ëmësë bashkë me djem; 12 edhe ti the: Me të vërtetë do të bënj mirë ty, edhe do të bënj farënë tënde porsi rërën e detit, që s’munt të numëronetë nga të shumëtitë. 13 Edhe fjeti atë natë, edhe mori nga gjithë sa ndothnë ndë dorët të ti, dhurëti për Isafnë të vëllanë,
14 dy qint dhi, e njëzet sqep, dy qint dhën, e njëzet deshë, 15 tridhietë kamille pëllore bashkë me mëzat, dyzet viçe, e dhietë dema, njëzet gomare pëllore, edhe dhietë pulishta. 16 Edhe ua dha ndër duar të shërbëtorëvet ti, gjithë-se-cilënë tufë veç, edhe u tha shërbëtorëvet ti: Shkoni përpara meje, edhe lini vënt ndërmes tufe e tufe. 17 Edhe porositi të parinë e i tha: Kur të piqetë me ty Isafi im vëlla, e të pyesë e të thotë: I kujt je? Edhe ku vete? Edhe të kujt (janë) këto që ke përpara teje?
18 Atëhere të thuaç: Këto (janë) të shërbëtorit tënt Jakovit, dhurëti dërguarë për tim zot Isafnë, edhe na edhe ay (tek është) prapa neve. 19 Kështu porositi edhe të dytin’ edhe të tretin’ edhe gjith’ ata që vininë pas tufavet, tuke thënë: Pas këtyre fjalëve t’i flitni Isafit, kur ta gjeni,
20 edhe të thoni: Na (tek është) prapa nesh edhe ay shërbëtori yt Jakovi. Sepse thoshte: Do t’i cbut zemërën’ ati me dhurëtinë që vete përpara meje, edhe pastaj do t’i shoh faqen’ ati, mbase munt të më shikonjë ndër sy. 21 Dhurëtia pra shkoi përpara ati, edhe ay mbeti atë natë ndër shokët.
22 Edhe si u ngre atë natë, mori të dy grat’ e tia, edhe të dy shërbëtoret’ e tia, edhe të njëmbëdhietë djemt’ e ti, edhe shtiu vanë e Jabbokut.
23 Edhe mori ata, e i sbriti ndë përrua, sbriti edhe pasëjen’ e ti.
24 Edhe Jakovi mbeti vetëmë, edhe mundej bashkë me atë një njeri gjer mbë të cbardhulluarët të dritësë, 25 edhe kur pa se nukë dolli më i fortë kundrë ati, i goditi të falën’ e kofshës’ ati, edhe iu përdroth e fala e kofshësë Jakovit, kur mundej bashkë me atë. 26 Edhe (ay) tha: Lermë të shkoj, sepse cbardhi drita. Edhe ky tha: S’të kam për të lënë të shkonjç, ndë mos më bekofsh. 27 Edhe (ay) i tha ati: Qysh (ta thonë) emërinë? Edhe (ay) tha: Jakov.
28 Edhe ay tha: Nukë do të kluhetë më emëri yt Jakov, po Israil [fuqia e Perëndisë], sepse dole i fortë te Perëndia, do të jesh i fortë edhe ndër njerëzit. 29 Edhe Jakovi (e) pyeti, e i tha: Dëftemë emërinë tënt. Edhe ay tha: Përse pyet për emërinë tim? Edhe bekoi atë atie. 30 Edhe Jakovi ja vuri emërin’ ati vëndi Penijl [faqeja e Perëndisë], sepse pashë Perëndinë sy ndër sy, edhe m’u ruajti jeta. 31 Edhe e zuri dielli posa kapëtoi Penijlë, edhe (ay) po çalonte nga kofsha.
32 Përandaj gjer mbë sot të bijt’ e Israilit nukë hanë dellin’ e pitë, që është ndë të falët’ e kofshësë, sepse ay goditi të falën’ e kofshësë Jakovit ndë dellt të pitë.
1 Iacob quoque abiit itinere quo coeperat
fueruntque ei obviam angeli Dei
2 quos cum vidisset ait castra Dei sunt haec
et appellavit nomen loci illius Manaim id est Castra
3 misit autem et nuntios ante se ad Esau fratrem suum
in terram Seir regionis Edom
4 praecepitque eis dicens sic loquimini domino meo Esau
haec dicit frater tuus Iacob
apud Laban peregrinatus sum et fui usque in praesentem diem
5 habeo boves et asinos oves et servos atque ancillas
mittoque nunc legationem ad dominum meum
ut inveniam gratiam in conspectu tuo
6 reversi sunt nuntii ad Iacob dicentes
venimus ad Esau fratrem tuum
et ecce properat in occursum tibi cum quadringentis
viris
7 timuit Iacob valde et perterritus divisit populum qui secum erat
greges quoque et oves et boves et camelos in duas
turmas
8 dicens
si venerit Esau ad unam turmam et percusserit eam
alia turma quae reliqua est salvabitur
9 dixitque Iacob Deus patris mei Abraham et Deus patris mei Isaac
Domine qui dixisti mihi
revertere in terram tuam et in locum nativitatis tuae et benefaciam tibi
10 minor sum cunctis miserationibus et veritate
quam explesti servo tuo
in baculo meo transivi Iordanem istum
et nunc cum duabus turmis regredior
11 erue me de manu fratris mei de manu Esau
quia valde eum timeo ne forte veniens percutiat matrem cum filiis
12 tu locutus es quod bene mihi faceres
et dilatares semen meum sicut harenam maris
quae prae multitudine numerari non potest
13 cumque dormisset ibi nocte illa
separavit de his quae habebat munera Esau fratri suo
14 capras ducentas hircos viginti oves ducentas arietes viginti
15 camelos fetas cum pullis suis triginta
vaccas quadraginta et tauros viginti
asinas viginti et pullos earum decem
16 et misit per manus servorum suorum singulos seorsum greges
dixitque pueris suis
antecedite me et sit spatium inter gregem et gregem
17 et praecepit priori dicens
si obvium habueris Esau fratrem meum
et interrogaverit te cuius es et quo vadis
et cuius sunt ista quae sequeris
18 respondebis servi tui Iacob munera misit domino meo Esau
ipse quoque post nos venit
19 similiter mandata dedit secundo ac
tertio
et cunctis qui sequebantur greges dicens
hisdem verbis loquimini ad Esau cum inveneritis eum
20 et addetis ipse quoque servus tuus Iacob iter nostrum insequitur
dixit enim placabo illum muneribus quae praecedunt
et postea videbo
forsitan propitiabitur mihi
21 praecesserunt itaque munera ante eum
ipse vero mansit nocte illa in Castris
22 cumque mature surrexisset
tulit duas uxores suas et totidem famulas cum undecim filiis
et transivit vadum Iaboc
23 transductisque omnibus quae ad se pertinebant
24 remansit solus et ecce vir luctabatur cum eo usque mane
25 qui cum videret quod eum superare non posset
tetigit nervum femoris eius et statim emarcuit
26 dixitque ad eum dimitte me iam enim ascendit aurora
respondit non dimittam te nisi benedixeris mihi
27 ait ergo quod nomen est tibi
respondit Iacob
28 at ille nequaquam inquit Iacob appellabitur nomen tuum sed Israhel
quoniam si contra Deum fortis fuisti
quanto magis contra homines praevalebis
29 interrogavit eum Iacob dic mihi quo appellaris nomine
respondit cur quaeris nomen meum
et benedixit ei in eodem loco
30 vocavitque Iacob nomen loci illius Phanuhel dicens
vidi Deum facie ad faciem et salva facta est anima mea
31 ortusque est ei statim sol postquam transgressus est Phanuhel
ipse vero claudicabat pede
32 quam ob causam non comedunt filii Israhel nervum
qui emarcuit in femore Iacob usque in praesentem diem
eo quod tetigerit nervum femoris eius et obstipuerit