1 Tashi pra, pa dëgjo, o Israil, urdhërimet’ e gjyqetë, që do t’u mësonj juve të bëni, që të rroni, e të hyni, e të trashëgoni atë dhenë, që po u ep juve Zoti Perëndia i atëret tuaj. 2 S’keni për të shtuarë nd’ atë fialë që u urdhëronj juve, as s’keni për të hequrë gjë nga ajo, që të ruani ato urdhërimet’ e Zotit Perëndisë tuaj, që u urdhëronj unë juve.
3 Sytë tuaj panë ç’bëri Zoti për punë të Baall-peorit, sepse gjith’ ata njerës që vanë pas Baall-peorit, Zoti Perëndia juaj i shoi nga mezi juaj. 4 Po ju që jeni ngjiturë pas Zotit Perëndisë tuaj, të gjithë po rroni sot.
5 Na unë tek u mësova juve urdhërime e gjyqe, sikundrë më urdhëroi Zoti Perëndia im, të bëni kështu nd’ atë dhé që po hyni, që t’e trashëgoni. 6 Ruani pra edhe bëni (ato) sepse këjo është dituria juaj, edhe urtësia juaj përpara kombavet, të cilëtë do të dëgjonjënë gjithë këto urdhërime, edhe do të thonë: Na gjëndëje e urtë edhe e mënçime është ky komb’ i math. 7 Sepse cili komp (është kaqë) i math, që është Perëndia afër’ atij, posi Zoti Perëndia ynë është ndër të gjitha (kur) thërresëm’ atë? 8 Edhe cili komp (është kaqë) i math, që të ketë urdhërime e gjyqe të dëreitë, posi gjithë ky nom që po vë përpara jush sot?
9 Vetëmë vështro vetëhenë tënde, edhe ruaj shpirtinë tënt, mos haronjç ndonjëherë ato punë që panë syt’ e tu, edhe mos ndahenë ndonjëherë nga zemëra jote, për gjithë dit e jetësë s’ate, po mësojua t’yt-bije, edhe bijet t’yt-bije.
10 (Kujto) atë ditë që qëndrove përpara Zotit Perëndisë tënt ndë Horeb, kur më tha Zoti: Mbëlith-më gjëndëjenë, edhe do t’i bënj ata të dëgjonjënë fialët’ e mia, që të xënë të më kenë frikë gjithë dit sa të rronjënë mbi dhet, edhe të mësonjënë bijt’ e tyre. 11 Edhe ju u afruatë e qëndruatë ndënë malt, edhe mali digjej flakë gjer ndë mest të qiellit, (edhe ish) erësirë, e re, edhe erësir’ e zezë. 12 Edhe Zoti u foli juve ndë mest të zjarrit, ju dëgjuatë zën’ e fialëvet, po nukë patë ndonjë të përgjajturë, 13 vetëmë zënë (dëgjuatë), edhe u çfaqi juve atë dhiatën’ e tij, që u urdhëroi juve të bëni, të dhiet’ urdhërimetë, edhe i shkroi mbi dy rrasa të gurta. 14 Edhe nd’ atë kohë Zoti më urdhëroi t’u mësonj juve urdhërime e gjyqe, që t’i bëni nd’ atë dhe që po hyni për të trashëguar’ atë.
15 Ruani mirë pra shpirtëratë tuaj, (sepse nukë patë ndonjë të përgjajtur’ atë ditë që u foli juve Zoti ndë Horeb nga mezi i zjarrit), 16 mbase mos prishi, e bëni për vetëhenë tuaj idhullë, ikonë ndonjë fytyrë, të përgjajturë mashkulli a femërë, të përgjajturë ndonjë bagëtie që ësht’ mbi dhet, 17 të përgjajturë ndonjë zogu fluturak, që fluturon ndë qiellt, 18 të përgjajturë ndonjë shtërpiri mbi dhet, të përgjajturë ndonjë peshku që (është) ndër ujërat përposhtë dheut; 19 edhe mbase mos ngresh syt’ e tu ndë qiellt, e sheh diellinë, e hënënë, e yjetë, gjith’ ushtërin’ e qiellit, mos gënjehesh e t’u falesh atyre, e të luç ato, të cilatë Zoti Perëndia yt i përndau ndëpër gjithë kombat që janë ndënë gjithë qiellinë; 20 po juve u muar Zoti, e u nxori nga kumina e hekurtë, nga Egjyftëria që të jeni tek ay gjëndëje trashëgimi, gjer mbë këtë ditë.
21 Edhe Zoti u zemërua kundrë meje për punët tuaj, edhe u përbetua të mos hynj nd’ atë dhe të mirë që po të ep Zoti Perëndia yt për trashëgim, 22 po unë vdes ndë këtë dhe; unë nukë kapërcenj Jordhaninë, po ju do t’e kapërceni, e do të trashëgoni atë dhe të mirë. 23 Kini kujdes vetëhesë suaj, mos harroni dhiatën’ e Zotit Perëndisë tuaj që u dha juve, e mos bëni për vetëhenë tuaj idhullë, ikonë ndonjë gjëje, që ka mbodhisurë Zoti Perëndia yt. 24 Sepse Zoti Perëndia yt është zjarr që diek, Perëndi zëlitar.
25 Si të bënjç djem, edhe djem të djemvet, ndë u prishçi, e të bëni idhullë, ikonën’ e ndonjë gjëje, e të punoni të liga përpara Zotit Perëndisë tënt, kaqë sa ta zemëroni atë, 26 thërres qiellin’ edhe dhenë të deshmonjënë kundrë jush, se do të humpni fare nga ay dheu, që kapërceni Jordhaninë për të pushtuar’ atë; nukë do të kini jetë të gjatë nd’ atë, po do të shuhi të tërë. 27 Edhe Zoti do t’u përndanjë juve ndë mest të gjëndëjevet, edhe do të mbeteni të pakë ndë numërit ndër ata kombat që u bie juve Zoti. 28 Edhe atie do të lutni perëndira punë duarsh njerëze, dru e gur, të cilatë nukë shohënë, as nukë gjegjenë, as nukë hanë, as nukë marrën’ erë me hundë.
29 Edhe prej andej do të kërkoni Zonë Perëndinë tuaj, edhe do t’e gjini, edhe do ta gjini kur ta kërkoni me gjithë zemërënë tuaj, e me gjithë shpirtinë tuaj. 30 Kur të gjëndesh ndë shtrëngim, edhe të gjenjënë gjithë këto ndë dit të pastajme, atëherë do të këthenesh te Zoti Perëndia yt, edhe do të dëgjojsh zën’ e atij. 31 Sepse Zoti Perëndia yt (është) Perëndi i dhëmpshim, nukë do të heqë dorë prej teje, as nukë do të shuanjë, as nukë do të harronjë dhiatën’ e atëret tu, që u përbetua atyre.
32 Sepse pyet tashi për ato dit e para, që qënë përpara teje, që atë ditë që bëri Perëndia njerinë mbi dhet, edhe (pyet) që nga njëra an’ e qiellit, gjer mbë tietrët anë të qiellit, ndë është që ka qënë (gjë) posi këjo gjëj’ e madhe, a ndë është gjegjurë posi ajo. 33 A ka gjegjurë (ndonjë) gjëndëje zën’ e Perëndisë të flasë ndë mest të zjarrit, sikundrë qe gjegjurë ti, edhe të ketë rruarë? 34 Apo provoi Perëndia të vinjë e të marë komp për vetëhen’ e tij nga mezi (tietërë) kombi, me provime, e me shenje, e me çudi, e me luftë, e me dorë të fortë, e me krah të ndejturë, edhe me çudi të mëdha, pas gjith’ atyreve sa bëri Zoti Perëndia juaj për ju ndë Egjyftëri përpara syvet tu?
35 Edhe t’u dëftua (këjo) që ta dijsh se Zoti, ay është Perëndia, nuk’ është tietërë përveç atij. 36 Të bëri të dëgjojsh zën’ e tij nga qielli, që të të mësonjë, edhe mbi dhet të dëftoj ty zjarrin’ e tij të madhinë, edhe dëgjove fialët’ e atij nga mezi i zjarrit. 37 Edhe sepse donte atërit’ e tu, përandaj sgjodhi farën’ e atyreve pas atyreve, edhe të nxori përpara atij nga Egjyftëria me fuqin’ tij të pushteçimenë: 38 që të ndiekë përpara teje komba më të mëdhenj e më të fortë se ti, që të të kllasë brenda, e të t’apë dhen’ e atyre për trashëgim, posi sot.
39 Njih-e pra (këtë) ditë, edhe vër-e ndë zëmërët tënde, se Zoti, ay (është) Perëndi, lart ndë qiell, edhe poshtë mbi dhet, nuk’ është tietërë. 40 Edhe ruaj urdhërimet’ e atij e porosit’ e atij që po të urdhëronj unë sot, që të shkojsh dit të mira, ti edhe bijt’ e tu pas teje, edhe që të jesh ditë-gjatë mbi dhet, që të dha për kurdo Zoti Perëndia yt.
41 Atëherë Moisiu ndau tre qytete mbë-kët’-anë Jordhanit nga të lindurit’ e diellit, 42 që të ikënjë atie gjakëtori, ay që të vrasë t’ afërëmin’ e tij pa dashurë, pa i pasurë mëri atij përpara, edhe ndë iktë mbë ndonjërinë nga këta qytete, të rronjë (gjall): 43 Bezerënë ndë shkretëtirët, ndë dhet të sheshtë të Reubenitëvet, edhe Remothënë ndë Gilead të Gaditëvet, edhe Golanënë ndë Bashan të Manasitëvet.
44 Edhe ky është nomi që vuri Moisiu përpara të bijet Israilit: 45 këta janë deshmimetë, e urdhërimetë, e gjyqetë, që u foli Moisiu të bijet Israilit, si duallë nga Egjyftëria, 46 mbë-kët’-anë Jordhanit, ndë grykët kundrej Beth-peorit, ndë dhet të Sihonit mbëretit Amorejvet, i cili rrinte ndë Heshebon, të cilin’ e vrau Moisiu edhe të bijt’ e Israilit, si duallë nga Egjyftëria. 47 Edhe pushtuanë vëndin’ e atij edhe dhen’ e Ogut mbëretit Bashanit, dy mbëretërë të Amorejvet të cilët’ ishinë mbë-kët’-anë Jordhanit mbë të lindurit të diellit, 48 që nga Aroera, (që është) ndë buzët të lumit Arnonit, gjer ndë malt të Sionit, i cili është Hermoni, 49 edhe gjithë fushënë mbë-kët’-anë Jordhanit mb’ anë të lindurit, gjer ndë det të fushësë, (që është) përposht’ Asdhothpisgahësë.
1 et nunc Israhel audi praecepta et iudicia quae ego doceo te
ut faciens ea vivas
et ingrediens possideas terram
quam Dominus Deus patrum vestrorum daturus est vobis
2 non addetis ad verbum quod vobis loquor neque auferetis ex eo
custodite mandata Domini Dei vestri quae ego praecipio vobis
3 oculi vestri viderunt omnia quae fecit Dominus contra Beelphegor
quomodo contriverit omnes cultores eius de medio vestri
4 vos autem qui adheretis Domino Deo vestro
vivitis universi usque in praesentem diem
5 scitis quod docuerim vos praecepta atque iustitias
sicut mandavit mihi Dominus Deus meus
sic facietis ea in terra quam possessuri estis
6 et observabitis et implebitis opere
haec est enim vestra sapientia et intellectus coram populis
ut audientes universa praecepta haec dicant
en populus sapiens et intellegens gens magna
7 nec est alia natio tam grandis
quae habeat deos adpropinquantes sibi
sicut Dominus Deus noster adest cunctis
obsecrationibus nostris
8 quae est enim alia gens sic inclita
ut habeat caerimonias iustaque iudicia
et universam legem quam ego proponam hodie ante oculos vestros
9 custodi igitur temet ipsum et animam tuam sollicite
ne obliviscaris verborum quae viderunt oculi tui
et ne excedant de corde tuo cunctis diebus vitae tuae
docebis ea filios ac nepotes tuos
10 diem in quo stetisti coram Domino Deo tuo in Horeb
quando Dominus locutus est mihi dicens
congrega ad me populum
ut audiat sermones meos
et discat timere me omni tempore quo vivit in
terra
doceantque filios suos
11 et accessistis ad radices montis qui ardebat usque ad caelum
erantque in eo tenebrae nubes et caligo
12 locutusque est Dominus ad vos de medio ignis
vocem verborum eius audistis et formam penitus non vidistis
13 et ostendit vobis pactum suum quod praecepit ut faceretis
et decem verba quae scripsit in duabus tabulis lapideis
14 mihique mandavit in illo tempore
ut docerem vos caerimonias et iudicia
quae facere deberetis in terra quam possessuri estis
15 custodite igitur sollicite animas vestras
non vidistis aliquam similitudinem
in die qua locutus est Dominus vobis in Horeb de medio
ignis
16 ne forte decepti faciatis vobis sculptam similitudinem
aut imaginem masculi vel feminae
17 similitudinem omnium iumentorum quae sunt super terram
vel avium sub caelo volantium
18 atque reptilium quae moventur in terra
sive piscium qui sub terra morantur in aquis
19 ne forte oculis elevatis ad caelum videas solem et lunam
et omnia astra caeli
et errore deceptus adores ea et colas
quae creavit Dominus Deus tuus in ministerium cunctis gentibus
quae sub caelo sunt
20 vos autem tulit Dominus et eduxit de fornace ferrea Aegypti
ut haberet populum hereditarium sicut est in praesenti die
21 iratusque est Dominus contra me propter sermones vestros
et iuravit ut non transirem Iordanem
nec ingrederer terram optimam quam daturus est vobis
22 ecce morior in hac humo non transibo Iordanem
vos transibitis et possidebitis terram egregiam
23 cave nequando obliviscaris pacti Domini Dei tui quod pepigit tecum
et facias tibi sculptam similitudinem
eorum quae fieri Dominus prohibuit
24 quia Dominus Deus tuus ignis consumens est Deus aemulator
25 si genueritis filios ac nepotes et morati fueritis in terra
deceptique feceritis vobis aliquam similitudinem
patrantes malum coram Domino Deo vestro
ut eum ad iracundiam provocetis
26 testes invoco hodie caelum et terram
cito perituros vos esse de terra
quam transito Iordane possessuri estis
non habitabitis in ea longo tempore
sed delebit vos Dominus
27 atque disperget in omnes gentes
et remanebitis pauci in nationibus ad quas vos ducturus est Dominus
28 ibique servietis diis qui hominum manu fabricati sunt
ligno et lapidi qui non vident non audiunt
non comedunt non odorantur
29 cumque quaesieris ibi Dominum Deum tuum invenies eum
si tamen toto corde quaesieris et tota tribulatione animae tuae
30 postquam te invenerint omnia quae praedicta sunt
novissimo tempore reverteris ad Dominum Deum tuum
et audies vocem eius
31 quia Deus misericors Dominus Deus tuus est
non dimittet te nec omnino delebit
neque obliviscetur pacti in quo iuravit patribus tuis
32 interroga de diebus antiquis qui fuerunt ante te
ex die quo creavit Deus hominem super terram
a summo caeli usque ad summum eius
si facta est aliquando huiuscemodi res aut umquam cognitum est
33 ut audiret populus vocem Dei loquentis de medio ignis
sicut tu audisti et vixisti
34 si fecit Deus ut ingrederetur et tolleret sibi gentem de medio nationum
per temptationes signa atque portenta
per pugnam et robustam manum
extentumque brachium et horribiles visiones
iuxta omnia quae fecit pro vobis Dominus Deus vester in Aegypto
videntibus oculis tuis
35 ut scires quoniam Dominus ipse est Deus
et non est alius praeter unum
36 de caelo te fecit audire vocem suam ut doceret te
et in terra ostendit tibi ignem suum maximum
et audisti verba illius de medio ignis
37 quia dilexit patres tuos et elegit semen eorum post eos
eduxitque te praecedens in virtute sua magna ex Aegypto
38 ut deleret nationes maximas et fortiores te in introitu tuo
et introduceret te daretque tibi terram earum in possessionem
sicut cernis in praesenti die
39 scito ergo hodie et cogitato in corde tuo
quod Dominus ipse sit Deus in caelo sursum et in terra
deorsum et non sit alius
40 custodi praecepta eius atque mandata quae ego praecipio tibi
ut bene sit tibi et filiis tuis post te
et permaneas multo tempore super terram
quam Dominus Deus tuus daturus est tibi
41 tunc separavit Moses tres civitates trans Iordanem ad orientalem plagam
42 ut confugiat ad eas qui occiderit nolens proximum suum
nec fuerit inimicus ante unum et alterum diem
et ad harum aliquam urbium possit evadere
43 Bosor in solitudine quae sita est in terra campestri de tribu Ruben
et Ramoth in Galaad quae est in tribu Gad
et Golam in Basan quae est in tribu Manasse
44 ista est lex quam proposuit Moses coram filiis Israhel
45 et haec testimonia et caerimoniae atque iudicia
quae locutus est ad filios Israhel quando egressi sunt de Aegypto
46 trans Iordanem in valle contra fanum Phogor
in terra Seon regis Amorrei qui habitavit in Esebon
quem percussit Moses
filii quoque Israhel egressi ex Aegypto
47 possederunt terram eius et terram Og regis Basan
duorum regum Amorreorum qui erant trans Iordanem ad solis ortum
48 ab Aroer quae sita est super ripam torrentis Arnon
usque ad montem Sion qui est et Hermon
49 omnem planitiem trans Iordanem ad orientalem plagam
usque ad mare Solitudinis et usque ad radices montis Phasga