Krie e dimbëdhjetëtë
1 E u duk një çudi e madhe ndër qiell: Një grua veshurë diellinë, e hënëza ndënë këmbë të saj, e mbi krie të saj një kurorë me dimbëdhjetë ull.
2 E si qe me barrë thërrit nga të dhëmburat’ e pjellësë, e mundonej për të pjellë.
3 E u duk një tjatër çudi ndër qiell, sepse ja një dhrakon i madh i kuq, që kish shtatë krerë, e dhjetë bri, e mbë krera të tij shtatë korona.
4 E bishti i tij hiq të tretënë pjesë të ullet së qiellit, e i hodhi ata mbë dhe; e dhrakoni qëndroi përpara gruasë që duaj të pill, për të ngrënë djalën’ e saj kur ta pill.
5 E polli djalë mashkull, e ai do të qiverrisjë gjithë filitë me shkop të hekurtë; e u rrëmbie djali i saj te Perndia, e ndë fron të tij.
6 E gruaja shpëtoi nd’erimi, tek kish bërë gati vënd nga Perndia, që ta ushqejnë atë atje një mijë e diqind e gjashtëdhjetë dit.
7 E u bë luftë ndër qiell; Mihaili edhe ëngjëllit’ e tij lëftuanë kondrë dhrakonit, e dhrakoni edhe ëngjëllit’ e tij lëftuanë.
8 Po nukë mundnë, as u gjënd më vënd për ata ndër qiell.
9 E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij.
10 E digjova zë të madh ndër qiell që thosh: Ndashti u bë shpëtimi, edhe fuqia, edhe mbretëria e Perndisë sonë, edhe urdhëri i Krishtit së tij; sepse u hodh poshtë kallëzeësi i vëllazëret sonë, ai që i kallëzon ata përpara Perndisë sonë dit’ e natë.
11 E ata e mundnë atë me fuqi të gjakut së qengjit, e me fuqi të fjalësë të martirisë ture; e nuk’ i deshnë shpirtërat’ e ture ngjera mbë vdekëjë.
12 Pra andaj gëzoni, o qiell, edhe ju që rriji mbë ta. Ve mbë juvet që rriji ndë dhe e ndë det; sepse zbriti djalli mbë juvet me zëmërim të madh, sepse edhe që pak kohë ka.
13 E kur pa dhrakoni se u hodh poshtë mbë dhe, ndoqi gruanë që pat pjellë mashkullinë.
14 E gruasë ju dhanë krahë të Aetoit së madh, që të fluturojë nd’erimi ndë vënd të saj, atje tek ushqenetë për një kohë të kohëvet, e për një gjusmë të kohësë lark nga gjarpëri.
15 E gjarpëri kreu jashtë nga goja e tij ujë posi lumë pas gruasë, që ta bën ta mirr lumi.
16 Ma dheu i dha ndihmë gruasë, e hapi dheu gojën’ e tij e piu lumënë, që pat krierë dhrakoni nga goja e tij.
17 E u zëmërua dhrakoni mbë gruanë, e vate të bën luftë me ata që mbenë nga far’ e saj, që ruajnë porsit’ e Perndisë, e që kanë martirin’ Iisu Hristoit.
© Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827. Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827. British and Foreign Bible Society