Krie e ditë
1 Vëllazërit’ e mi, mos doi të kini besënë të nderçurit Zotit sonë Iisu Hrishtoit me të cgjedhura të faqevet.
2 Sepse ndë riftë ndë mbëjedhëjë tuaj një njeri që ka unazë t’artë me rroba të llampsura, e të hijë edhe një i varfërë me rroba të lerosura.
3 E do të vështroni mb’atë që ka veshurë rrobën’ e llampsurë, e do t’i thoi atij: Rri ti këtu mirë me të prëjturë. E të varfërit pa do t’i thoi: Ti qëndro atje, a rri këtu përpara fronit të këmbëvet së mia.
4 E nukë bëtë juvet të shquarë mbë ta, e u bëtë gjukatës mbë të menduara të liga?
5 Digjoni, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, nukë ka cgjedhurë Perndia të varfërit’ e kësaj jetet, të pasurë ndë besë e klironomë të mbretërisë që ka taksurë ature që e duanë atë?
6 Ma juvet ksenderuatë të varfërinë. Nukë janë të pasuritë ata që u shtridhjënë juvet me zotëri, e ju heqëjnë juvet ndë gjuqëra?
7 Nukë jan’ ata që shajënë atë ëmërin’ e mirë, që me ata thirri juvet?
8 Ndë ruani pa juvet nomnë e mbretit, sikundrë thotë karta, të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde, mirë bëni.
9 Ma ndë jini nga ata që cgjedhënë faqera, bëni faj, e jini qërtuarë nga nomi si paranomë.
10 Sespse ai që do të ruajë gjithë nomnë e të fëjejë mbë një, u bë fajëtuar mbë të gjitha.
11 Sepse ai që tha: Mos miheps, tha, edhe, mos vraç. E ndë mos kurvërofç, po të vraç, u bëre prishësi i nomit.
12 Kështu kuvëndoni, e kështu bëni, sikur jini për të gjukuarë me nom t’elefterisë.
13 Sepse gjuqi ësht’ i pandëjesë mb’atë që nukë bëri ndëjesë, ma ndëjesa mburretë kondrë gjuqit.
14 Ç’është mbrodhi, o vëllazërit’ e mi, ndë thashtë njeri që ka besë, e nukë ka punëtë, mos mund besa të sosjë atë?
15 Nd’është vëllai a motra cveshurë, e u lipsetë buk’ e sorme.
16 E t’u thotë ndonjë nga juvet ature: Hajdeni ndë të mirë, ngrohi, e ngosi, e të mos u epni ature, ato që u duhenë për kurm, ç’është mbrodhi?
17 Kështu edhe besa, ndë mos pastë punëratë, ësht’ e vdekurë mbë vetëhë të saj.
18 Mbase do të thotë ndonjë: Ti që ke besë, e unë kam punëra, dëftomë ti mua besënë tënde nga punërat’ e tua, e unë do të të dëftoj tij besënë nga punërat’ e mia.
19 Ti beson që Perndia është një, mirë bën; edhe të paudhëtë besojënë, edhe dridhenë.
20 Ma do të njohç, o njeriu i mbrazëtë, se besa pa punëratë ësht’ e vdekurë?
21 Avraami, Babai inë, nuk’ u bë i drejë nga punëratë, tuke prurë Isaaknë të bir’ e tij kurban mbë thisiastir?
22 Ti e sheh që besa punon bashkë me punëra të tij, e nga punëtë besa ju bë e sosurë.
23 E u pogua karta që thotë: Besoi Avraami mbë Perndinë, e ju zu nde ai për të drejtë, e është quajturë miku i Perndisë.
24 E shihni juvet adha që për punëratë bënetë i drejtë njeriu, e jo nga besa vetëmë?
25 Kështu lloi edhe kurva Rahavi, nuk’ u bë e drejtë nga punëtë, kur priti ëngjëjtë e i nxori nga tjetër udhë?
26 Sepse sikundr’ është kurmi i vdekurë pa Shpirt, kështu edhe besa është e vdekurë pa punëra.