Krie e trembëdhjetëtë
1 Ruani njeri me jatërinë miqësin’ e vëllazërisë.
2 E fillokseninë mos e haroni; sepse me atë dica pa kupëtuarë, pritnë ëngjëi ndë shtëpira të ture.
3 Kujtoni ata që janë lidhurë ndë hapsana, si të lidhurë me ta bashkë; e të helmuarët sikur jeni edhe juvet (që pësoni bashkë m’ata) ndë kurm.
4 E nderçurë qoftë mbë të gjithë martesa, e thalami i pa të pëgërë; sepse kurvjarëtë e mihotë do t’i gjukojë Perndia.
5 E të jetë mëndeja mërguarë nga lakëmia, thoi sado mb’ato që kini përpara; sepse ai ka thënë: Nukë do të të lë, as nukë do të të lëshoj.
6 Andaj me tharos thomi nevet: Zoti, ndihma ime, nukë do të trëmbem; ç’të më bëjë njeriu?
7 Kujtoni të parëtë tuaj, ata që u dhidhaksnë juvet fjalën’ e Perndisë; ature si t’u vështroni të sosurit’ e jetësë, t’u gjani ndë besë.
8 Iisu Hrishtoi dje edhe sot, ai është, edhe mbë jetë pastaje.
9 Mos liri të hiqi posht’ e lart mbë shumë lloi dhidhaskalira; sepse është pun’ e mirë që të forconi zëmërënë me anë të dhurëtisë, jo me anë t’ature të ngrënavet, që nukë vëjejtinë gjëkafshë ata që ecnë mbë to.
10 Kemi thisiastir që mb’atë s’kanë urdhër të kenë pjesë ata që ruajnë tendënë.
11 Se ature bagëtivet që gjaku i ture biretë nga Arhiereu ndë Shënjt të Shënjtorëvet për faj, kurmet’ e këture janë djegurë jashtë nga vëndi i së ndënjurit.
12 Andaj edhe Iisui për të Shënjtëruarë llaonë me gjak të tij, pësoi jashtë portësë.
13 Le të vemi adha jashtë të ndënjurit, tuke mbajturë dhunën’ e tij.
14 Sepse nevet nukë kemi këtu qutet të paluajturë, po vemi tuke kërkuarë atë që do të vijë.
15 Me anë t’atij adha biemë Perndisë kurdo thisi lëvdimit, domethënë pemënë të buzëvet, që molloisjëmë ëmërin’ e tij.
16 E mos haroni të bëni të mirë, të bëni pjesë nga të miratë tuaj, sepse Perndisë të tila kurbanë i pëlqejënë.
17 Të jini bindurë ndë të parëtë tuaj, e t’i digjoni; sepse ata rrinë cgjuarë për shpirtëra tuaj, si ata që do të apënë llogori; që ta bëjënë këtë me gëzim e pa të mçuarë; sepse këjo do të jetë e pavëjierë mbë juvet.
18 Lutuni për nevet, sepse neve shpërejmë që kemi fiqir të mirë, tuke dashurë të biremi mirë mbë gjithë punëra.
19 E kaqë më shumë u lutem ta bëni këtë që të kthenem unë më shpejt mbë juvet.
20 E Perndia e paqit, që ngrijti nga të vdekuritë me gjak të dhiathiqit së jetësë, atë që është dëlmieri i dhëndet i madhi, Zotnë tënë Iisunë.
21 T’u bëjë të jini të zotë ndë çdofarë punë të mirë, që të bëni thelimën’ e tij; me të bërë ai mbë juvet atë që është e pëlqierë përpara si, me anë të Iisu Hristoit. Mb’atë është nderi mbë jetë pas jetet. Kështu qoftë!
22 Po u lutem juvet, o vëllazër, ta ruani fjalën’ e nasihatit; sepse me pak fjalë u shkrova juvet.
23 Dijie që vëllai inë Timotheoi u lefteros. Me atë (nd’ artë shpejt) do t’u shoh juvet.
24 Thoi të fala gjithë të parëvet tuaj e gjithë Shënjtorëvet. U falenë juvet me shëndet ata që janë nga Italia.
25 Dhurëtia me gjithë juvet. Kështu qoftë!
* Karta mbë Çifut u shkrua nga Italia me anë të Timotheoit.