Krie e njëzetekatërtë
1 E të parën’ e javësë, pa kdhirë dhe, vanë ndë varr e prunë aromatë që panë bënë gati, edhe ca të tjerë me ato bashkë.
2 E gjenë gurë që qe ngrijturë nga varri.
3 E si hinë brënda nukë gjenë kurmnë të Zotit Iisu(i)t.
4 E tek rrijnë çuditeshnë ato për këtë, na, e u duknë afër’ ature di burra me rroba që vetëtijnë.
5 E si u frikuanë ato, e ujnë faqenë ndë dhe, u thon’ ature: Pse kërkoni juvet ndë të vdekurë atë që ësht’ i gjallë?
6 Nuk’ ësht’ ai këtu, po u ngjall. Kujtouni ç’ju ka thënë juvet, kur qe akoma ndë Galileë.
7 Që u tha: Është hria të ipetë i biri njeriut ndë duar të njerëzet gjunahqarë, e të mbërthenetë ndë Kruq, e të tretënë ditë të ngjalletë.
8 E u kujtuanë fjalëvet së tij.
9 E si u kthienë nga varri rrëfienë gjithë këto të dimbëdhjetëvet edhe gjithë së tjerëvet.
10 E ato që u rrëfienë këto apostojet qenë Magdhalini Maria, edhe Ioanna, edhe Maria e ëmm’ e Iakovit, edhe të tjeratë që qenë me to bashkë.
11 E këto fjalë u duknë përpara ature posi marrëzi, e nukë dhanë besë mbë to.
12 E Petrua u ngre e vate ndë varr me vrap, e si u unj, sheh çarçafëtë mbë dhe vetëmë. E u kthie prapë, e çuditej me vetëhe të tij për ato që u bënë.
13 E na, di nga ata që vijënë atë ditë ndë një fshat që qe larg nga Ierusalimi gjashtëdhjetë stadhe, që quhej Emmaus.
14 E këta kuvëndoijnë njëri me jatërinë për gjithë këto që gjajtinë.
15 E tek kuvëndoijnë ata e rrëfeijnë njeri-jatërit, u afërua edhe Iisui e vij me ta bashkë.
16 E sit’ e ture u qenë thambosurë, që të mos e njihnë atë.
17 E u thot’ ature: Ç’kuvënde janë këto që bëni njeri me jatërinë tuke ecurë, e pse jini të helmuarë?
18 E njeri nga ata që quhej Kleopë, u përgjegj, e i thot’ atij: Ti vetëmë je i huaj ndë Ierusalim, e nukë di këto që janë bënë mbë të ndë këto dit?
19 E u thot’ ature: Cilatë? Edhe ata i than’ atij: Punëratë që u bënë rrotullë Iisuit Nazareut, që qe profit i fortë ndë punë edhe ndë fjalë përpara Perndisë edhe gjithë llaoit.
20 Edhe qish të parët’ e priftëret edhe arhondëtë tanë e dhanë atë të mundonetë me vdekëjë, e e mbërthienë atë ndë Kruq.
21 E navet kemi omuth se ai është, që do të lefterosjë Israilnë. Po ndashti përveçe këture, tri dit ka sot që kur u bënë këto.
22 Ma edhe ca gra nga nevet na nxuarë nga mëntë, si vanë që mëngjesënë ndë varr.
23 E si nuk’ e gjenë kurmin’ e tij, erdhë e thanë që panë edhe të dukurë Ëngjëjet që thoshnë, se ai ësht’ i gjallë.
24 E vanë ca nga nevet ndë varr, e gjenë kështu, si than’ edhe gratë, po atë nuk’ e panë.
25 Edhe ai u thot’ ature: O të pamënd e të mënuarë prej zëmëret që të besoni ndë gjith’ ato që thanë profitëtë.
26 Nukë duhej të pëson Krishti të tila, e kështu të hin ndë lëvdim të tij?
27 E nisi që nga Moisiu e nga gjithë profitëtë, e u ksijis ature ndë gjithë kartëra, ato që qenë thënë për të.
28 E u afëruanë ndë fshat që vijnë, e ai dëfton sikur do të vij më teje.
29 E ata e shtrëguanë atë, e i thoshnë: Mbetu me nevet, sepse u err e u thie dita. E hiri të rrij me ta bashkë.
30 E gjau kur ndënji ai ndë mësallë me ata bashkë, mori bukënë e e bekoi, e si e theu, e vu përpara ature.
31 E ahiere u hapnë sit’ e ture e e njohnë atë, po ai u humbi nga sit’ e ture.
32 E ata thanë njeri me jatërinë: Nukë na digjej zëmëra jonë ndë vetëhe tonë, kur na kuvëndon mb’udhë e na zbulon navet kartëratë?
33 E u ngrenë atë çast e u kthenë ndë Ierusalim, e gjenë mbëjedhurë bashkë të njëmbëdhjetë, edhe ata që qenë me ta.
34 Që thoshnë, se Zoti me të vërteta u ngjall e ju duk Simonit.
35 E ata ju rrëfeijnë ato që u gjajtinë mb’udhë, edhe qish e patnë njohurë ndë të thierë të bukësë.
36 E tek kuvëndoijnë ata këto kuvënde, vetë ai Iisui qëndroi ndë mes të ture. E u thot’ ature: Paq mbë juvet.
37 E ata si u trëmbnë shumë e u frikuanë, u dukej sikur shihnë ndonjë Shpirt.
38 E u thot’ ature: Pse jeni të nakatosurë e pse hipëjënë ndë zëmëra tuaj silloira?
39 Shihni duart’ e mia edhe këmbët’ e mia, se unë jam ai vetë. Zirmëni me dorë e shihmëni, se Shpirti nukë ka mish edhe eshtëra, sikundrë shihni mua që kam.
40 E si u tha këto, u dëftoi ature duartë edhe këmbëtë.
41 E tek nukë besoijn’ edhe ata, e qenë jashtë vetiut nga gazi, u thot’ ature: Kini gjë këtu për të ngrënë?
42 Edhe ata i nxuarë përpara një copë pishk të pjekurë edhe pite mjaltë.
43 E si e mori, e hangri përpara ture.
44 E u thot’ ature: Këto janë punëratë që u thoshë unë juvet kur jeshë gjithënjë me ju, se duhetë të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nom të Moisiut, e ndë profitë, e ndë psallmora për mua.
45 Ahiere u hapi mëndien’ ature, që të kupëtoijnë kartëratë.
46 E u tha ature, se kështu është shkruarë e kështu duhej të pëson Krishti, e të ngjallej nga të vdekuritë të tretënë ditë.
47 E të dhidhaksej nd’ëmër të tij metani e të ndëjierë të fajevet ndë gjithë filira, e do të nisni juvet nga Ierusalimi.
48 E juvet do të jeni martirë të këture punëravet.
49 E ja unë që dërgoj mbë juvet taksëjën’ e Babait sim; e juvet rriji ndë qutet Ierusalim ngjera sa të visheni fuqi lartazit.
50 E i shpuri ata jashtë ngjera mbë Vithani, e si ngrijti duart’ e tij, i bekoi ata.
51 E atje tek bekonte ai ata, u nda prej sure e vinte sipër prej Qiellit.
52 E ata si ju falë atij, u kthienë ndë Ierusalim me gëzim të madh.
53 E rrijnë gjithënjë ndë Iero, tuke lëvduarë e tuke bekuarë Perndinë. Vërtet.