Krie e njëzetetretë
1 E si vështroi Pavllua ndë mbëjedhëjë, tha: Njerëz vëllazër, unë ngjera sot e kësaj ditet kam ecurë te Perndia me zëmërë të mirë.
2 E i pari i priftëret Anania, dha urdhër ature që rrijnë mb’anë tij që ta rrihnë mbë gojë.
3 Ahiere Pavllua i tha atij: Do të të bjerë tij Perndia mur i lierë me kërqele. E ti rri të më gjukoç mua sikundr’ është nomi, e kondrë nomit urdhëron të më rrahënë mua?
4 E ata që qenë atje, thanë: Të parin’ e priftëret së Perndisë shan ti?
5 Edhe Pavllua tha: Nuk’ e dijë, vëllazër, se ai ësht’ i pari i priftëret, sepse është shkruarë: Të parin’ e llaoit sit të mos e shaç.
6 E si e njohu Pavllua se njera pjesë është nga Sadhuqejtë, e tjatëra nga Farisejtë, thirri ndë mbëjedhëjë: Njerëz vëllazër, unë Fariseo jam, i biri i Fariseut, edhe mëtonem unë për shpresë e për të ngjallturë të së vdekuret.
7 E poqë tha ai këtë fjalë, u bë të ndarë Farisejet e Sadhuqejet, e u përshqie turma.
8 Sepse Sadhuqejtë thonë që nuk’ është të ngjallturë të së vdekuret, as Ëngjëll, as Shpirt. E Farisejtë i mollojisjënë që të dia.
9 E u bë një klithm’ e madhe. E si u ngrenë Grammatikotë që qenë nga an’ e Farisejet, e qërtoijnë, e thoshnë: Na nukë gjejëmë ndonjë të keq mbë këtë njeri. Ma nd’i foli atij Shpirt a Ëngjëll, le të mos lëftojmë me Perndinë.
10 E si u bë trazim i madh, u trëmb Hiliarhu mos e shqieijnë Pavllonë ata, e porsiti trimatë të zbrisnë e ta rrëmbeijnë atë nga mesi i ture, e ta shpijnë ndë ordhi.
11 E natënë që vin ju duk atij përpara Zoti, e i tha: Mos u trëmb, Pavllo, sepse sikundrë dhe martiri për mua nd’Ierusalim, kështu duhetë të apç tij edhe ndë Romë.
12 E si u kdhi, u mbëjodhë ca prej Çifutet, e anathematisnë vetëhen’ e ture, e thanë, që as të mos hanë, as të mos pinë, ngjera sa të vrasënë Pavllonë.
13 E ishnë më shumë se dizet ata që panë bërë bashkë këtë be.
14 E këta vanë ndë të parët’ e priftëret edhe ndë pleq, e thanë: Na kemi shtrënguarë vetëhenë me anathemë, të mos vëmë gjë ndë gojë, ngjera sa të vrasëmë Pavllonë.
15 Ju adha ndashti thoi Hiliarhut bashkë me Sinodh ta zbres’ atë nesër mbë juvet, sikur doi të njihni punënë më mirë për të, e na jemi gati, që pa dhe afëruarë ai, ta vrasëmë atë.
16 E si digjoi pusinë i biri i së motrësë Pavllosë, vate e hiri nd’ordhi e ja tha Pavllosë.
17 E Pavllua thirri një Ekatondarh, e i thotë: Këtë trimshuar përcille ngjera te Hiliarhu se i ka për të thën’ atij një punë.
18 E ai e mori atë e e shpuri te Hiliarhu, e i thotë: Pavllua që është ndë hapsanë më thirri, e m’u lut të bie këtë trimshuar tek teje, që të ka për të thënë një kuvënd.
19 E si e mori për doret Hiliarhu e vate mbënjanë, e piet: Ç’është ajo që ke për të thënë mua?
20 Edhe ai i tha, se: Çifutë bënë mushavere të të lutenë tij, që të nxjerç Pavllonë nesër ndë mbëjedhëjë, sikur çot të pieturë të shtrëjtë kanë për atë.
21 Ma ti mos i digjo ata, sepse e përgjojënë atë më tepër se dizet njerëz prej suresh, që ata anathematisnë vetëhen’ e ture, as të mos hanë, as të mos pinë, ngjera sa të vrasënë atë; edhe ndashti janë gati, e presënë nga teje fjalënë.
22 E Hiliarhu e lëshoi trimnë e e porsiti të mos i thotë njeriut, se më the mua këto.
23 E si thirri di Ekatondarhë, u tha: Bëni gati diqind trima, të venë ngjera ndë Qesari, edhe shtatëdhjetë kalorës, edhe diqind armatosurë me heja nga të tretinë sahat të natësë.
24 Të biri edhe kafshë që të hipëjë Pavllua, e ta shpiri shëndoshë nde Filikai Igjemoni.
25 E i shkroi një kartë që kish të tillë noimë:
26 Unë Kllavdhioi Lisia mbë teje te shum’ i forti igjemon Filiku. Gëzo.
27 Këtë njeri e zunë Çifutë, e duajnë ta vrisnë, e unë vajta me trimat’ e mi e ua mora nga duart’ e ture, sepse mpsova që është Roman.
28 E sepse desha të mpsojë për çfarë punë e kallëzoijnë atë, e zbrita atë ndë mbëjedhëjë të ture.
29 E gjeçë që e kallëzoijnë atë për të kërkuara të Nomit së ture e që nukë kish ndonjë faj për vdekëjë a për të lidhurë.
30 Ma kur më thanë mua, se duaj t’i bënej njeriut djallëzi prej çifutet, atë çast e dërgova tek teje. E porsita edhe ata që e kallëzoijnë të thonë ato që kanë me të përpara teje. Qofç me shëndet.
31 E trimatë, sikundrë u porsitnë, muarrë Pavllonë e e prunë natënë nd’Antipatridhë.
32 E nesëret si lanë kalërinë të vij me të bashkë, u kthienë nd’ordhi.
33 E këta kalëri si hinë ndë Qesari e i dhanë kartënë Igjemonit, i shpunë përpara tij edhe Pavllonë.
34 E si këndoi igjemoni kartënë, e pieti nga ç’eparhi është, e si mpsoi që është nga Qiliqia.
35 Do të të digjoj ti, i tha, kur të vijënë ata që të kallëzojënë tij. E porsiti që ta ruaijnë atë ndë Pretorio t’irodhit.