Krie e tretë
1 Këtej e tutje, vëllazërit’ e mi, kini gëzim mbë Zonë. Nukë më vjen rëndë mua, e për juvet duhetë që t’u shkruaj të tilatë punëra.
2 Ruhi nga qentë, ruhi nga punëtorët’ e këqinj, ruhi nga të preritë.
3 Sepse nevet jemi të preritë, që punojëmë Perndinë me Shpirt, e mburremi mbë Hristo Iisunë, e nukë kumbisjëmë shpëresënë ndë trup.
4 Ndonëse unë kam nga të pres edhe mbë kurm; nd’është ndonjë tjetër që të ketë tharos ndë kurm, më tepërë kam unë.
5 I prerë mbë të tetë ditë, nga të lerëtë Israilit, nga fili e Veniaminit, Çifut i lerë nga Çifut, nga an’ e nomit Fariseo.
6 Sa për zili e ndjekë qishënë, sa për të drejtë që vjen nga nomi jeshë i pakallëzuarë.
7 Po ato që qenë për mua mbrodh, i silloisa për Krishtinë dëm.
8 Po me të vërtetë edhe i sillois, se janë të gjitha dëm për të lartë të njohurit Iisu Hristoit Zotit sim, që për atë u dëmëtuaçë të gjitha, e sillois se janë gjithë gërdhu, që të fitoj Krishtinë.
9 E të gjëndem tek ai, se s’kam të drejtë timenë që vjen nga nomi, po atë që vjen nga besa e Krishtit. Të drejtët’ e Perndisë thom (që mund) mbi besë.
10 Që të njoh atë, edhe fuqinë e së ngjallturit së tij, edhe pjesën’ e pësimevet së tij, e të ujdisem me vdekëjë të tij.
11 Mos arrij kaqë gjë ndë të ngjallturë të së vdekuret.
12 Jo se mora unë ndashti pagënë, a ndashti u telioçë, po ecëj mos arrijë, për atë e u zuçë nga Krishti Iisu.
13 Un’, o vëllazër, nukë llogarias se e zura (pagënë).
14 Po këtë vetëmë (e di), që haroj atë që kam prapa krahëvet, e ndëhem ndë punëra që kam përpara, afëronem prej nishanit, prej pagët së thirrësë sipërmesë së Perndisë mbë Krishtinë Iisunë.
15 Sa jemi adha të sosurë, kështu le të silloisjëmë këtë, e nd’është që silloisni ndrishe mbë ndonjë punë, edhe mbë këtë Perndia do të ndritjë.
16 Po sa për atë që arrijtim, le të kemi të tilatë kshille, me atë Kanon të ecëjmë.
17 Të më gjani mua, vëllazër, e viri ndër mënd ata që ecëjnë kështu, sikundrë keni ksomblënë mbë nevet.
18 Sepse shumë ecëjnë, për ata që shumë herë u thaçë juvet, edhe ndashti u thom tuke qarë, që janë armiqt’ e Kruqit së Krishtit.
19 Më e pastajmea e këturet është humbëja, Perndi e këture është barku, që ata nderonenë nga turpi i ture, ata kanë mënt’ e ture ndë punë të dheut.
20 Ma na jemi qutetasit’ e Qiellet, ateje nga presmë Sotirë Zonë tënë Iisu Hristonë.
21 Ai do të ndërrojë kurmin’ e t’unjurit tanë, që të jetë mbë një furmë me kurm të nderit së tij, mb’atë fuqi që me të mund të bjerë ai ndënë vetëhë të tij gjithë punëratë.
Kapitulli III
17 Vëllazënë, inimë ndjekësitë e mij, e kujtonii pr’ata qi ashtu eccnjënë, porsi ju kini nee për ezempio. 18 Përse shumë eccnjënë, qi shpesh u paçë thashunë, edhe tash tue klanë u juve thom, anëmiqtë e kryqsë Krishtit, 19 qi të sosunitë e tyne anshtë të dënuomitë, e zoti i tyne anshtë barkëtë e tyne; e lavdi i tyne anshtë të gjetunitë e ngënjyem qi u gjetnë ngënjyem, qi ata tjetërë kujdes nukë kanë mase kafshëvet dheut. 20 E të klenëtë tanë anshtë edhe mbë qiellt, qi edhe presmë Shelbuosinë tanë Jezu Krishtnë, 21 qi të na përtërinjë korpnë e t’përvutit tinë, përse të kthenjë si të klenë n’korpit së lavdit tij, porsi vepëratë e d’mujtunit qi munden me vum përndënë te me klenë gjithë kafshëtë.