Psallmë kanke për të bijt e Koreut.
1 Themelet’ e ati janë ndë malet të shenjtënuem.
2 Zoti do dyert’ e Sionësë ma tepërë se gjithë tendat’ e Iakobit.
3 Fjalë të lavdueme u folnë për tyi, o qytet i Perëndisë. Selah.
4 Kam me kuituem Rahabën’ edhe Babylonënë ndër ata qi më ngjofinë: qe Palestina, edhe Tyra, bashkë me Ethiopinë, kyi leu atie.
5 Edhe për Sionënë kanë me thanë: Akë-kush e akë-kush leu nd’ate, edhe ai i Nalti ka me e forcuem.
6 Zoti, kur të shkruejë emënat’ e popujvet, ka me treguem, se kyi leu atie. Selah.
7 Edhe kankatorëtë, edhe ata qi u bienë organavet, kanë me thanë , gjithë bunimet’ e mi janë te ti.