1 Alleluia. Lavduroni Zotinë prei qijesh, lavduroni ate ndë të naltat.
2 Lavduroni ate, gjith’ engjujt’ e ati, lavduroni ate gjithë fuqit’ e ati.
3 Lavduroni ate, o diell’ edhe hanë, lavduroni ate, gjithë’ yjet’ e dritësë.
4 Lavduroni ate, qijet’ e qijevet, edhe ujëtë qi ashtë përmbi qijet.
5 Le të lavdurojën’ emënin’ e Zotit, se ai urdhënoi, edhe u krijuenë;
6 edhe forcoi ato për gjithë jetënë; edhe për gjithë jetën’ e jetësë, bani urdhënë, qi s’ka me shkuem.
7 Lavduroni Zotinë prei dheut, dragonjt’ edhe gjith’ abyssatë.
8 Ziarrm e breshënë, bor’ e avullë, er’ e fortë qi ban fjalën’ e ati,
9 bieshkat’ edhe gjithë maletë, drunatë qi bani pemë, edhe gjithë dullenjatë,
10 bishat’ edhe gjithë bagëtitë, shtërpinj edhe shpendë fluturake,
11 mbëretënit’ e dheut edhe gjithë popujtë, të parët edhe gjithë gjukatësit’ e dheut,
12 dialoshë e vaiza, pleq bashkë me të rij.
13 Le të lavdurojën’ emënin e Zotit, se vetëm’ emëni i ati u naltue, lavdia e ati ashtë mbi dhet, edhe mbi qiellt.
14 Edhe ai i ngriti bri popullit vet, lavdurim për gjithë të dreitët e vet, për të bijt e Israelit, popullit qi asht’ ngjat ati. Alleluia.