1 Alleluia. Lavduroni emënin’ e Zotit, lavduroni, ju shërbëtorët’ e Zotit,
2 qi rrini ndë shtëpi të Zotit, ndë oborre të shtëpisë Perëndisë t’onë.
3 Lavduroni Zotinë, se Zoti asht’ i mirë; psallni emënit ati, se ashtë mirë.
4 Se Zoti sgjodhi Iakobinë për vete, Israelinë për thesoren’ e vet.
5 Sepse un’ e ngjofta, se Zoti asht’ i math, edhe Zoti ynë ashtë përmbi gjithë perëndinat.
6 Zoti bani gjithë sa deshi ndë qiellt e ndë dhet, ndë detënat e ndë gjith’ abyssat.
7 Hipën retë prei kantevet dheut, ban vetima për shi, nxier erëna prei thesorevet veta.
8 I cilli vrau para-lindësit’ e Misirit, çë prei njeriu ngjer mbë bagëtinë,
9 dërgoi shenje e punë të frikshime ndë miedis tand, o Misirë, mbi Faraonë, edhe mbi gjithë shërbëtorët e ati.
10 I cilli u ra kombeve të mëdhej, edhe vrau mbëretën të fortë:
11 Sionë mbëretin’ e Amorevet, edhe Ogunë mbëretin’ e Bashanit, edhe gjithë mbëretëniat’ e Hanaanit,
12 edhe dha dhen’ e atyne trashigim, trashigim mbë Israelinë popullin’ e vet.
13 O Zot, emëni yt ashtë për gjithë jetënë, edhe të përmendunitë t’at bres mbas brezi, o Zot.
14 Se Zoti ka me gjukuem popullin’ e vet, edhe ka me u ngushëlluem për shërbëtorët e vet.
15 Idhujt’ e kombevet janë argjand e ar, punë duersh njeriu.
16 Gojë kanë, e nukë flasinë, sy kanë e nukë shofinë,
17 veshë kanë e nukë gjegjenë, as kanë frymë ndë gojët t’atyne.
18 Porsi ato u bafshin’ ata qi bajën’ ato, kushdo qi ka shpëresë mb’ato!
19 O shtëpi e Israelit, bekoni Zotinë; o shtëpi e Aaronit, bekoni Zotinë;
20 o shtëpi e Leviut, bekoni Zotinë; ju qi keni frikë Zotinë, bekoni Zotinë.
21 I bekuem qoftë Zoti prei Sionet, ai qi rri ndë Ierusalemë. Alleluia.