Mbë të parinë kankatuer mbi Shushan-edhuth, Miktam i Davidit për mësim, kur luftoi Syrin’ e Mesopotamisë, edhe Syrin’ e Sobasë, edhe u këthye Ioabi, edhe i ra Edomit ndë gropësinët të krypësë dymbëdhetë mijë.
1 O perëndi, na hodhe tej, na theve, u zëmërove, këthehu te na.
2 Tunde dhenë, çave ate, shëndosh thërrimet’ e ati, se po lëkundetë.
3 I diftove popullit t’yt punë të ashpëra, na dhe me pimë venë qi merr mentë.
4 U dhe shenjë atyne qi të kanë frikë, qi të ngrihetë nalt’ për të vërtetënë. Selah.
5 Qi të lirohenë të dashunit’ e tu, shpëto-më me anët së diathtësë s’ate, edhe ndëgjo-më.
6 Perëndia foli ndë vend të shenjtënuemin’ e vet: Kam me u gëzuem, kam me damë Syhemënë, edhe kam me matunë gropësinën’ e Sokhothësë.
7 Emi ashtë Gallaadi, edhe emi ashtë Manasseu; Efraimi ashtë fuqia e kresë s’eme, Iuda ashtë ligjë-vumësi em,
8 Moabi ashtë legen’ i të lamit t’em, mbi Edominë kam me hedhunë këpucënë t’eme, brohori për mue, o Palestinë.
9 Kush ka me më prumë ndë qytet me mure të fortë? A kush ka me më hequn’ udhënë deri ndë Edom?
10 As po r jo ti, o Perëndi, qi na hodhe tej? Edhe s’ke me dalunë bashkë me ushtëriat tona, o Perëndi.
11 Ep-na ndifmëtë shpëtoimë prei shtrëngimit, sepse shpëtimi prei njeriut asht i kotë.
12 Me anë të Perëndisë kemi me bamë trimëni, edhe ai ka shkelun’ anëmiqtë tanë.