Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit, për të përmendunë.
1 O Perëndi, shiko të më lirojsh; o Zot, nxito, të më ndimojsh.
2 U marrofshin’ e u turpërofshin’ ata qi kërkojënë shpirtinë t’em; u këthefshinë mbrapazë, edhe u turpënofshin ata qi më duenë të keqenë.
3 U këthefshinë mbrapazë për shpagimin’ e turpënisë vet, ata qimë thonë: Të lumtë, të lumtë!
4 U gëzofshin’ e u gazmofshinë për tyi gjith’ ata qi të kërkojënë, edhe ata qi duenë shpëtiminë tand, thançinë përherë: U madhoftë Perëndia.
5 Por unëjam i vobek edhe i nevojëshim, o Perëndi, nxito mbë mue, ti je ndifëma eme, edhe shpëtimtari em; o Zot, mos u vono.