Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1 Nder kurë, o Zot, ke me më harruem gjithë nji? Nder kurë ke me këthyem mbë-nj’-anë faqenë tande prei meje?
2 Nder kurë kam me bamë këshille ndë shpirt t’em, të dhimptuna ndë zemërët t’eme për ditë? Nder kurë ka me u naltuem anëmiku em mbi mue?
3 Ven’ore, ndëgjo-më, o Zot Perëndia em, ndrit syt’ e mi, mos fle ndonji herë gjumin’ e vdekësë,
4 mos thotë ndonji herë anëmiku em: Dola ma i fortë se ai, edhe të gëzohen’ ata qi më shtrëngojënë, ndë u tunça.
5 Por unë shpëreva mbë përdëlliminë tand, zemëra eme ka me u gëzuem mbë shpëtiminë tand.
6 Kam me i kënduem Zotit, sepse më bani mirë.