1 And Jehoshaphat his son reigned in his stead, and strengthened himself against Israel. 2 And he placed forces in all the fenced cities of Judah, and set garrisons in the land of Judah, and in the cities of Ephraim, which Asa his father had taken. 3 And the LORD was with Jehoshaphat, because he walked in the first ways of his father David, and sought not unto Baalim; 4 But sought to the Lord God of his father, and walked in his commandments, and not after the doings of Israel. 5 Therefore the LORD stablished the kingdom in his hand; and all Judah brought to Jehoshaphat presents; and he had riches and honour in abundance. 6 And his heart was lifted up in the ways of the LORD: moreover he took away the high places and groves out of Judah.
7 ¶ Also in the third year of his reign he sent to his princes, even to Ben-hail, and to Obadiah, and to Zechariah, and to Nethaneel, and to Michaiah, to teach in the cities of Judah. 8 And with them he sent Levites, even Shemaiah, and Nethaniah, and Zebadiah, and Asahel, and Shemiramoth, and Jehonathan, and Adonijah, and Tobijah, and Tob-adonijah, Levites; and with them Elishama and Jehoram, priests. 9 And they taught in Judah, and had the book of the law of the LORD with them, and went about throughout all the cities of Judah, and taught the people.
10 ¶ And the fear of the LORD fell upon all the kingdoms of the lands that were round about Judah, so that they made no war against Jehoshaphat. 11 Also some of the Philistines brought Jehoshaphat presents, and tribute silver; and the Arabians brought him flocks, seven thousand and seven hundred rams, and seven thousand and seven hundred he goats.
12 ¶ And Jehoshaphat waxed great exceedingly; and he built in Judah castles, and cities of store. 13 And he had much business in the cities of Judah: and the men of war, mighty men of valour, were in Jerusalem. 14 And these are the numbers of them according to the house of their fathers: Of Judah, the captains of thousands; Adnah the chief, and with him mighty men of valour three hundred thousand. 15 And next to him was Jehohanan the captain, and with him two hundred and fourscore thousand. 16 And next him was Amasiah the son of Zichri, who willingly offered himself unto the LORD; and with him two hundred thousand mighty men of valour. 17 And of Benjamin; Eliada a mighty man of valour, and with him armed men with bow and shield two hundred thousand. 18 And next him was Jehozabad, and with him an hundred and fourscore thousand ready prepared for the war. 19 These waited on the king, beside those whom the king put in the fenced cities throughout all Judah.
Mbretërimi i Joshafatit
1 Pas Asait mbretëroi i biri, Joshafati. Joshafati u bë edhe më i fortë kundër Izraelit. 2 Ai vendosi ushtri në të gjitha qytetet e fortifikuara të Judës dhe vuri njësi ushtarake anekënd vendit të Judës, si edhe në qytetet e Efraimit, që kishte pushtuar i ati, Asai. 3 Zoti ishte me Joshafatin, sepse ai u soll si Davidi, paraardhësi i tij, në fillimet e mbretërimit të tij, dhe nuk u dha pas Baalëve. 4 Ai i shërbeu Perëndisë së atit të tij dhe u soll sipas urdhërimeve të tij e jo sipas veprave të Izraelit. 5 Zoti e bëri mbretërimin e Joshafatit të qëndrueshëm dhe i gjithë populli i Judës i solli dhurata. Kështu, Joshafati fitoi shumë lavdi e pasuri. 6 Ai eci me gjithë zemër sipas udhëve të Zotit dhe i hoqi përsëri nga Juda faltoret në vende të larta dhe shtyllat e Asherasë.
7 Në vitin e tretë të mbretërimit të tij, Joshafati dërgoi zyrtarët e tij, Benhailin, Abdinë, Zakarinë, Netanelin dhe Mikahun për të mësuar popullin e qyteteve të Judës. 8 Bashkë me ta dërgoi edhe levitët Shemajah, Netanjah, Zebadjah, Asahel, Shemiramot, Jonatan, Adonjah, Tobi dhe Tob Adonjah, si edhe priftërinjtë Elishama dhe Jehoram. 9 Ata shkuan në të gjitha qytetet e Judës për të mësuar popullin dhe morën me vete librin e ligjit të Zotit.
10 Frika e Zotit i pushtoi të gjitha mbretëritë e vendeve në kufi me Judën dhe askush nuk u ngrit për të luftuar kundër Joshafatit. 11 Disa filistinë i sollën Joshafatit dhurata dhe tagra argjendi, ndërsa arabët i sollën shtatë mijë e shtatëqind desh dhe shtatë mijë e shtatëqind cjep nga bagëtitë e tyre. 12 Joshafati bëhej gjithnjë e më i fortë. Ai ndërtoi fortesa në Judë dhe qytetet ku grumbulloheshin tëmotjet. 13 Në qytetet e Judës ai kishte grumbulluar tëmotje të shumta dhe në Jerusalem mbante luftëtarë të fortë e trima. 14 Luftëtarët ishin ndarë në këto njësi sipas familjeve të Judës: nga fisi i Judës kryemijësi Adnah u printe treqind mijë luftëtarëve trima. 15 Mandej vinin Jehohanani, që u printe dyqind e tetëdhjetë mijë luftëtarëve, 16 dhe Amasjahu, biri i Zikriut, që i ishte përkushtuar Zotit e që u printe dyqind mijë luftëtarëve trima. 17 Prej fisit të Benjaminit ishte luftëtari trim Eliadai, i cili u printe dyqind mijë luftëtarëve të armatosur me harqe e me shqyte, 18 dhe Jehozabadi që u printe njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarëve të armatosur. 19 Të gjithë këta ishin në shërbim të mbretit, pa përfshirë luftëtarët që mbreti kishte caktuar në qytetet e fortifikuara anembanë Judës.