Krie e njëmbëdhjetëtë
1 E si erdhë afër Ierusalimit ndë Vithfagji, e ndë Vithani, afër malit së ullinjet, dërgon di nga mathitit’ e tij.
2 E u thot’ ature: Hajdeni mbë fshat që është përtej juvet, e atë çast që të hini brënda do të gjeni një kroç lidhurë, që mb’atë nukë hipi ndonjë njeri, e si ta sgjidhni atë, birie këtu.
3 E nd’u thashtë njeri juvet: Pse e bëni këtë? thoi se i duhetë zotit së tij; e atëherë do ta dërgojë atë këtu.
4 E vanë e gjenë kroçnë përjashta derësë lidhurë, ndë një udhëkruqëjë, e sgjidhnë atë.
5 E ca nga ata që rrijnë atje, u thon’ ature: Ç’bëni, që sgjidhni kroçnë?
6 Edhe ata u than’ ature sikundrë i porsiti Iisui, e i lan’ ata.
7 E e prunë kroçnë nde Iisui, e vunë mbi të rrobat’ e ture, e ndënji mbi të.
8 E shumë shtroijnë rrobat’ e ture mb’udhë, e të tjerë prisnë dega nga lisatë, e i përhapnë mb’udhë.
9 E ata që vijnë përpara, edhe ata që vijnë pas thërrisnë, e thoshnë: Osanna, i bekuarë ësht’ ai që vjen mb’ëmër të Zotit.
10 E bekuarë mbretëria që vjen mb’ëmër të Zotit, të jatit sonë Dhavidhit. Osanna ndë më të lartinë Qiell.
11 E hiri Iisui ndë Ierusalim, edhe ndë Iero; e si vështroi gjithë rrotullë, sepse koha qe afër mbë t’erturë, dolli e vate ndë Vithani bashkë me të dimbëdhjetë.
12 E nesërët si duallë ata nga Vithania, e muar uja.
13 E si pa një fik për së largut që kish fleta, u afërua të gjen gjë mbi të. E si erdhi mbë të nukë gjeti tjatër, përveçme fleta, se nukë qe koh’ e fiqet.
14 E u përgjegj Iisui mbë të, e tha: Mos hangrëtë më njeri nga teje pemë ndë jetë. E mathitit’ e tij e digjuanë.
15 E vijënë ndë Ierusalim, e si hiri Iisui ndë Iero, zuri të nxir jashtë ata që shitnë e bleijnë ndë iero, edhe trapezet’ e sarafëvet, edhe fronet’ e ature që shitnë pëllumbatë ua ktheu mb’anë tjatër.
16 E nukë lijte njeri që të shkon ndonjë enë ndëpërmes të naoit.
17 E i dhidhaks ata, e u thosh: Nuk’ është shkruarë, se shtëpia ime do të thuhetë shtëpi e së falturit për gjithë miletë? E juvet e bëtë atë shpile të kusarëvet.
18 E digjuanë Grammatejtë edhe të parët’ e Priftëret, e kërkoijnë me çfarë tropo ta vrisnë atë, sepse i trëmbejn’ atij se gjithë turma çuditejnë ndë dhidhahi të tij.
19 E si u err dolli jashtë nga quteti.
20 E ndë mëngjes si shkoijn’ ateje, panë fiknë që ishte tharë që nga rrënjatë.
21 E Petrua u kujtua, e i thot’ atij: Dhaskal, ja fiku që i dhe nëmënë, u tha.
22 E u përgjegj Iisui, e u thot’ ature: Kini besë mbë Perndinë.
23 Se me të vërteta u thom juvet, që cilido që t’i thotë këtij malit: Ngreu, e bjerë mbë det e të mos ketë di mënde ndë zëmërë të tij, po të besojë se ato që thotë bënenë, do të bënenë nde ai çdo që të thotë.
24 Pra andaj u thom juvet: Gjithë sa të kërkoni kur faleni, besoni, se i mirri, e do t’u bënenë juvet.
25 E kur të rriji ndë të falë, ndëjeni ndë keni gjë hasmëri me ndonjë, që t’u ndëjejë juvet edhe jati juaj që është ndë Qiell fajetë tuaj.
26 E ndë mos ndëjefi juvet, as jati juaj që është ndë Qiell do t’u ndëjejë fajetë tuaj.
27 E vijënë pagjene ndë Ierusalim, e tek ecënte ai ndë Iero vijënë afër tij të parët’ e priftëret, edhe Grammatejtë, edhe pleqtë.
28 E i thon’ atij: Me ç’urdhër bën ti këto? Edhe cili ta dha ti këtë urdhër të bëç këto?
29 Edhe Iisui u përgjegj, e u thot’ ature: Do t’u pies edhe unë juvet një fjalë, e të më përgjegjeni mua, edhe unë do t’u thom juvet me ç’urdhër i bëj këto.
30 Pagëzimi i Ioannit nga Qielltë qe, a nga njerëzitë? Përgjegjuni mua.
31 E mendonejnë me vetëhe të ture, e thoshnë: Ndë thafçim nga Qielltë, do na thotë navet: E po ju pse nukë besuatë atij?
32 E pameta ndë thafçim nga njerëzitë, trëmbejnë turmënë, se të gjithë e kishnë Ioannë se qe profit i vërtetë.
33 E ju përgjegjnë e i than’ Iisuit: Nuk’ e dimë. Edhe Iisui u përgjegj, e u thot’ ature: As unë nuk’ u thom juvet me ç’urdhër i bëj këto.