Kënkë psallme e Dhavidhit.
1 Zëmëra ime është gati, o Perëndi, do të këndonj, edhe do të psall ndë lavdit t’ime.
2 Cgjohu, psalltir, e qitharë, do të cgjonem që me natë.
3 Do të lavduronj ndër llauzë, o Zot, edhe do të psall për ty ndër kombe,
4 se përdëllimi yt ësht’ i math lart ndë qiejt, edhe e vërteta jote gjer ndë ret.
5 Lartohu mbi qiejt, o Perëndi, edhe lavdia jote qoftë mbë gjithë dhenë.
6 Që të shpëtonjënë të dashurit’ e tu, shpëto me anë të së diathtësë s’ate, edhe ndigjomë.
7 Perëndia foli ndë të shënjtëruarinë vëndin e ti: Do të gëzonem, edhe do të ndanj Syhemënë, edhe do të mas gropën’ e Sokhothit.
8 Imi është Gallaadhi, edhe imi është Manassiu; edhe Efraimi është fuqi’ e kokësë s’ime, Judha nom-vënësi im.
9 Moavi është legjeni i të larit t’im; mbi Edhomnë do të heth këpucënë t’ime, do të brohorinj mbi Palestinënë.
10 Kush do të më siellë ndë qytet të fortë; kush do të më heqë udhënë për ndë Edhom?
11 As po je ti, o Perëndi, që na hodhe tej, edhe nukë do të dalç, o Perëndi, bashkë me fushatatë t’ona?
12 Ndih-na nga shtrëngimi, sepse shpëtim’ i njieriut ësht’ i kotë.
13 Me anët të Perëndisë do të bëjmë trimëri, edhe ay nukë do t’i zërë për gjë arëmiqtë t’anë.