1 Lavduroni Zonë, se ësht’ i mirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
2 Le të thonë (kështu) ata qi janë çpërblyerë prej Zotit, të cilët’ i çpërbleu prej dorësë arëmikut,
3 edhe i mbëlodhi prei vëndesh, nga të lerët’ e diellit, e nga të perënduarëtë, e nga an’ e borësë, e nga an’ e detit.
4 Shkoninë andej e këndej ndë shkretëtirë, mbë udhë pa ujë, nukë gjenin qytet për të ndënjturë,
5 kishinë u e et, nuk u mbeti shpirt.
6 Atëhere bërtitnë mbë Zonë ndë shtrëngimt të tyre, edhe ay i shpëtoi prej nevolavet atyreve.
7 Edhe u hoqi udhënë drejtë, që të vinë ndë qytet për të ndënjturë.
8 Le të lavduronjënë Zonë për përdëllimet e ati, edhe për punët e ati të maniçimetë, që bëri ndë të bijt’ e njierëzet,
9 se nginji shpirt të eçim, edhe mbushi me të mira shpirt të urëtë.
10 Ata që rrinë ndë errëcirë e ndë hije të vdekëjesë, të lidhuritë ndë shtrëngim e ndë hekura,
11 se nukë ndigjuanë fjalët’ e Perëndisë, edhe nuk’ e zunë për gjë këshillën’ e të Lartit,
12 përandaj përgjunji zëmërën’ e atyre ndë mundime; ranë, e nukë kish kush t’u ndihtej.
13 Atëhere bërtitnë mbë Zonë ndë shtrëngimt të tyre, edhe ay i shpëtoj prej nevolavet atyre,
14 edhe i nxori prej errëcirësë e prej hijesë vdekëjesë, edhe këputi të lidhurat’ e atyreve.
15 Le të lavduronjënë Zotnë për përdëllimet e ati, edhe për punët e ati të maniçimetë, që bëri ndë të bijt’ e njierëzet,
16 se theu dyer të ramëta, edhe këputi shule të hekurtë.
17 Të marrëtë mundonenë për të dalat prej udhësë, e për pa-udhërit e tyre.
18 Ç’do gjellë e ka të ndohtë shpirti i atyre, edhe afronenë gjer ndë dyert të vdekëjesë.
19 Atëhere bërtasënë mbë Zonë ndë shtrëngimt të tyre, edhe ay i shpëton prej nevolavet atyre,
20 dërgon fjalën’ e ti, edhe i shëron, edhe i ruan prej prishëjes atyre.
21 Le të lavduronjënë Zonë për përdëllimet e ati, edhe për punët e ati të maniçimetë, që bëri ndë të bijt’ e njierëzet,
22 edhe le t’i bënjënë kurban lavdurimi, edhe le të tregonjënë punët’ e ati me gas.
23 Ata që shkonjënë ndë det me magje, edhe bënjënë punë ndër shumë ujëra,
24 këta shohënë punët’e Zotit, edhe punët’ e ati të maniçimetë ndë thellëcirat.
25 Sepse thotë, edhe ngrihetë thëllim ere, edhe ngre lart valët’ e detit.
26 Hipënjënë gjer ndë qiejt, e cbresënë gjer ndë avyssat; shpirt’ i atyreve tretetë nga e keqeja,
27 tundenë e lëkundenë posi i dejturi, edhe gjithë dituri e atyreve përpihetë.
28 Atëhere bërtasnë mbë Zotnë ndë shtrëngimt të tyre, edhe ay i nxier prej nevolavet atyre.
29 Bën thëllimnë veri, edhe pushon valët’ e detit.
30 Edhe gëzonenë se pushuanë, edhe u heq udhënë ndë liman që dëshëronjënë.
31 Le të lavduronjënë Zonë për përdëllimet e ati, edhe për punët e ati të maniçimetë, që bëri ndë të bijt’ e njierëzet,
32 edhe le t’e lartonjënë Zonë për ndë mbëledhëje të llauzit, edhe le t’e lavduronjënë ndë të ndënjturë të pleqësisë.
33 Bën lumenjtë të shkretë, edhe burimet’ e ujëravet të thatë,
34 dhenë që bën pemë, shëllirë, për të keqen’ e atyre që rrinë ndë atë.
35 Bën shkretëtirënë liqere ujërash, edhe dhen’ e thatë, burime ujërash.
36 Edhe atie vë të rrinë të urëtuarëtë, edhe ngrehnjënë qytete për të ndënjurë,
37 edhe mbiellënë ara, e vënë vëreshta, edhe bënenë pemë e drithë.
38 Edhe i bekon, e shumonenë fort, edhe nuk’u pakëson bagëtinë.
39 Pastaj pakësonenë, edhe përgjunjenë prej shtrëngimit, e së keqesë, e mundimit.
40 Derth çpërnderim mbi të parët edhe i bën të sillenë atej e këtej ndë vënt të pa-shkelurë e pa udhë.
41 Po të nevojishimin’ e ngre prej varfërisë, edhe ja bën fëmijt’ e shtëpisë, si tufë.
42 Të drejtëtë shohënë, edhe gëzonenë, po ç’do pa-udhërie do t’i mpçeletë goj’ e ti.
43 Kush ësht’ i mënçurë, e vë re këto, ay ka për të kupëtuarë përdëllimet’ e Zotit.