Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit, shërbëtorit Zotit.
1 Pa-udhëria e të pa-besit thotë ndë zëmërë t’ime: S’është frikë Perëndie përpara syvet ati.
2 Sepse gënjen vetëvetëhenë ndër sy të ti, se do të gjëndetë pa-udhëria e ati, që të mirretë mëri.
3 Fjalët’ e gojës’ ati janë pa-udhëri e gënjeshtrë, nukë desh të kupëtonjë, që të punonjë të mirënë.
4 Mendon pa-udhëri mbë shtrat të ti, rri mbë çdo udhë që s’ ësht’ e mirë, edhe nuk’ iu rëndua e keqeja.
5 Zot, përdëllimi yt është ndë qiell, edhe e vërteta jote gjer ndë ret.
6 Drejtëria jote është posi malet’ e Perëndisë, gjyqet’ e tu janë avyss’ e madhe, shpëton njierës e bagëti, o Zot.
7 Sa shumë i vyerë është përdëllimi yt, o Perëndi! Përandaj të bijt’ e njierëzet shpërenjënë mbë hije të fletëvet tua.
8 Do të nginjenë prej të majturit shtëpisë s’ate, edhe do t’u apç ujë prej përrojt të prëjturit tënt.
9 Sepse përanë teje është burim jete, ndë dritë tënde do të shohmë dritë.
10 Shtrij përdëllimnë tënt tek’ ata që të ngjohënë, edhe drejtërinë tënde te zëmrë-drejtëtë.
11 Mos arthtë mbi mua këmbë madhështori, edhe mos më tunttë dorë fajtori.
12 Atie ranë gjithë ata që punonjënë pa udhë, u nxuarnë jashtë, edhe nukë do të muntnjënë të qëndronjënë.