Allef.
1 Lum ata që dalënë faqe-bardhë mb’udhë, ata që ecënjënë ndë nom të Zotit.
2 Lum ata qi ruanjënë martyrit’ e ati, ata që kërkonjënë atë me gjithë zëmërë,
3 edhe ata nuk punonjënë pa udhë, po ecënjënë ndë udhët t’ati.
4 Ti urdhërove të ruhenë fort porosit’ e tua.
5 Makar të drejtonen’ udhët’ e mia, që të ruanj urdhërimet e tua.
6 atëhere nukë do të turpëronem, kur shtie sytë mbë gjithë urdhërimet e tu.
7 Do të të lavduronj me të drejtët të zëmrësë, kur të mësonj gjykimet’ e drejtërisë s’ate.
8 Do të ruanj urdhërimet’ e tu, mos hiq dorë prej meje fare.
Beth.
9 Me ç’farë pune do t’e qëronjë i riu udhën’ e ti, duke ruajturë fjalët’ e tua?
10 Të kërkova me gjithë zëmërë, mos më bën të largonem nga porosit’ e tua.
11 Ruajta fjalët e tua ndë zëmërët t’ime, që të mos fëjen mbë ty.
12 I bekuarë je, o Zot, mësomë urdhërimet’ e tu.
13 Me buzët e mia dëfteva gjithë gjyqet’ e gojësë s’ate.
14 U gëzuashë ndë udhët të martyrivet tua, si për ç’do pasëje.
15 Do të shkonj ndër mënt urdhërimet e tu, edhe do të ngjoh udhët’ e tua.
16 Do të gëzonem për urdhërimet e tu, nukë do të harronj fjalët’ e tua.
Gimell.
17 Çpago shërbëtorinë tënt, bëmë të rronj e të ruanj fjalënë tënde.
18 Çil syt’ e mi, edhe do të shoh punët’ e maniçime prej nomit tënt.
19 Unë jam i huaj ndë dhet, mos fshih prej meje porosit’ e tua.
20 Shpirti im dëshëron, për mallt që kam për gjyqet e tu përherë.
21 Qërtove të mallëkuarëtë madhështorë që përvarenë mbë-nj’-anë prej urdhërimevet tu.
22 Ngre prej meje turpëjenë edhe çpërnderimnë, se ruajta martyrit’ e tua.
23 Sepse ndënjtinë të parë, e folnë kundrë meje, po shërbëtori yt shkontej ndër mënt urdhërimet’ e tu.
24 Sepse martyrit’ e tua janë mendimi im,edhe këshillësit’ e mi.
Daleth.
25 Shpirti im ngeli ndë baltë, ep-më frymë të gjallë pas fjalësë s’ate.
26 Dëfteva udhët’ e mia, edhe më ndigjove; mëso-më urdhërimet’ e tu.
27 Bë-më të kupëtonj udhën’ e urdhërimevet tu, edhe do të shkonj ndër mënt punët’ e tua të maniçimetë.
28 Shpirti im po kullon prej shtrëngimit, forco-më pas fjalësë s’ate.
29 Mërgo prej meje udhën’ e gënjeshtrësë, edhe fal-më nomnë tënt.
30 Cgjodha udhën’ e së vërtetësë, vura ndër mënt gjyqet’ e tu.
31 U ngjita pas martyrivet tua, o Zot, mos më turpëro.
32 Do të ecënj ndë udhët të porosivet tua, kur të cgjeronjsh zëmrënë time.
He.
33 Mëso-më, o Zot, udhën’ e urdhërimevet tu, edhe do t’e ruanj kurdo.
34 Bë-më të mënçurë, edhe do të vështronj nomnë tënt, edhe do t’e ruanj me gjithë zëmërët time.
35 Hiqmë udhënë ndë urdhërimet e tu, se atë desha.
36 Unj zëmrënë t’ime ndë martyrit’ e tua, e mos ndë lakëmim.
37 Kthe mb’-nj’-anë syt’ e mi për të mos parë kotësirë, ep-më frymë të gjallë mb’udhët tënde.
38 Qëndro fjalënë tënde nde shërbëtori yt, që të ka frikënë.
39 Hiq çpërnderimnë t’im, që ndruanj, se gjyqet’ e tu janë të mirë.
40 Shih ndek dëshërova porosit’ e tua, ep-më frymë të gjallë me anët të drejtërisë s’ate.
Vau.
41 Edhe arthtë përdëllimi yt mbë mua, o Zot, (edhe) shpëtimi yt pas fjalësë s’ate.
42 Edhe do t’u përgjigjem atyre që më çpërnderonjënë, se shpëreva mbë fjalët e tua.
43 Edhe mos ngre fare prej gojësë s’ime fjalën’ e së vërtetësë, se shpëreva mbë gjyqet e tu.
44 Edhe do të ruanj nomnë tënt përherë ndë jetët të jetësë.
45 Edhe do të ecënj ndë vënt të gjerë, se kërkova porosit’ e tua.
46 Edhe do të flas përpara mbëretrëve për martyrit’ e tua, edhe nukë do të turpëronem.
47 Edhe do të gëzonem për porosit’ e tua, që desha fort.
48 Edhe do të ngre duart’ e mia ndë porosit’ e tua, që desha, edhe do të shkonj ndër mënt urdhërimet’ e tu.
Zajn.
49 Kujto fjalënë ndë shërbëtori yt, ndë të cilënë më bëre të shpërenj.
50 Këjo më ngushëllon ndë shtrëngimt t’im, se fjala jote më dha frymë të gjallë.
51 Madhështorëtë më përqeshinë fort, po unë nukë dolla jashtë prei nomit tënt.
52 Mendova gjykimet’ e tu të jetëshmitë, o Zot, edhe u ngushëllova.
53 Më mori frikë nga fajtorëtë që kanë hequrë dorë prej nomit tënt.
54 Urdhërimet’ e tu më ishinë kënkë ndë dhe të huaj.
55 Kujtova natënë emrinë tënt, o Zot, edhe ruajta nomnë tënt.
56 Këjo m’u bë, se ruajta urdhërimet’ e tu.
Heth.
57 Piesa ime je, o Zot, thashë të ruanj fjalët’ e tua.
58 Iu luta faqesë s’ate me gjithë zëmërë; përdëllyemë pas fjalësë s’ate.
59 Mendova udhët’ e tua, edhe ktheva këmbët’ e mia mbë martyrit’ e tua.
60 Shpejtova, edhe s’mendova të ruanj porosit’ e tua.
61 Tufë fajtorësh më qarkuanë, po unë nukë harrova nomnë tënt.
62 Ndë mest të natësë cgjonem për të lavduruarë ty për gjyqet e drejtërisë s’ate.
63 Unë jam piesëtar i gjithë atyreve që të kanë frikë, e ruanjënë porosit’ e tua.
64 Dheu është plot me përdëllimnë tënt, o Zot, mësomë urdhërimet’ e tu.
Teth
65 I bëre mirë shërbëtorit tënt, o Zot, pas fjalësë s’ate.
66 Ep-më mëndëje të mirë, e dituri, se besova urdhërimevet tu.
67 Para se të vuanje, unë fëjeva, po tashi ruajta fjalënë tënde.
68 Ti je i mirë, edhe mirë-bërës; mësomë urdhërimet’ e tu.
69 U shumuanë ndek unë gënjeshtrat’ e madhështorëvet, po unë do të ruanj porosit’ e tua me gjithë zëmërë.
70 Zëmëra e atyreve ngriu posi dhiamë, po unë gëzonem për nomnë tënt.
71 U bë mirë për mua, që hoqa keq, për të mësuar’ urdhërimet’ e tu.
72 Nom’ i gojësë s’ate është më i mirë për mua, se mijëra ari e ergjëndi.
Jod.
73 Duart’ e tua më bënë, edhe më gatuanë; bë-më të mënçim, edhe do të mësonj porosit’ e tua.
74 Ata që të kanë frikë, do të më shohënë, edhe do të gëzonenë, se shpëreva mbë fjalët tënde.
75 Ngjoh, o Zot, se gjyqet’ e tu janë drejtëri, edhe me udhë më përgjunje.
76 Le të më ngushëllonjë pra përdëllimi yt, pas fjalësë s’ate mbë shërbëtorë tënt.
77 Le të vinjënë përdëllimet’ e tu mbë mua, që të rronj, se nomi yt është mendimi im.
78 U turpërofshinë madhështorëtë, se kërkonjënë të më prishnjënë pa udhë, po unë do të shkonj ndër mënt porosit’ e tua.
79 Le të kthenen ndek unë ata që të kanë frikë, edhe ata që ngjohënë martyrit’ e tua.
80 Zëmëra ime qoftë e kërkuarë mbë urdhëratat e tua, që të mos turpëronem.
Kaf.
81 Më digjetë shpirti për shpëtimnë tënt, shpëreva mbë fjalët tënde.
82 Më ranë sytë për fjalënë tënde, duke thënë: Kur do të më ngushëllonjç?
83 Se u bëshë posi shakulli ndë tym, (po) nukë harrova urdhëratat’ e tua.
84 Sa janë ditt’ e shërbëtorit tënt? Kur do të bënjç gjyqe kundrë atyreve që më ndiekënë?
85 Madhështorëtë rëmuanë gropa për mua, të cilëtë nukë janë pas nomit tënt.
86 Gjithë porosit’ e tua janë të vërteta; pa udhë më ndiekënë, ndihmë.
87 Për pak desh më rrëzuanë për dhe, po unë nukë hoqa dorë prej porosivet tua.
88 Pas përdëllimit tënt, ep-më frymë të gjallë, edhe do të ruanj martyrit’ e gojësë s’ate.
Llamed.
89 Për gjithë jetënë, o Zot, fjala jote mbetetë ndë qiell.
90 E vërteta jote bres pas brezi; themelove dhenë, edhe mbetet.
91 Pas urdhëratësë s’ate mbetetë gjer më sot, se të tërë janë shërbëtorët’ e tu.
92 Nomi yt të mos ishtej mendimi im, atëhere do të humbeshe ndë shtrëngim t’im.
93 Gjithë jetënë nukë do të harronj porosit’ e tua, se me ato më dhe frymë të gjallë.
94 Unë jam yti, shpëtomë, se kërkova urdhërimet’ e tu.
95 Fajtorëtë më pritinë, që të më prishinë, (po) unë do të mbanj vesh martyrivet tua.
96 Mbë ç’do gjë të mbaruarë pashë funt, (po) porosia jote është fort e gjerë.
Mem.
97 Sa e dua nomnë tënt! Gjithë ditën’ e shkonj ndër mënt të mia.
98 Më bëre më të mënçurë se arëmiqt’ e mi, me anë të urdhëratavet tua, se janë përherë bashkë me mua.
99 Jam më i mënçurë se gjithë ata që më mësonjënë, se shkonj ndëpër mënt martyrit’ e tua.
100 Jam më i mënçurë se pleqtë, se ruajta porosit’ e tua.
101 Ndala këmbët’ e mia nga ç’do udhë e keqe, që të ruanj fjalënë tënde.
102 Nukë dola jashtë nga gjyqet’ e tu, se ti më mësove.
103 Sa të ëmbla janë fjalët’ e tua ndë gurrmast t’im!
104 Më tepërë se mialta ndë gojët t’ime. Prej porosivet tua u bëra i mënçurë, përandaj mora mëri ç’do udhë të shtrëmbërë.
Nun.
105 Fjala jote është kandile ndër këmbët të mia, edhe dritë ndë udhët të mia.
106 Bëra be, edhe do të qëndronj, për të ruajturë gjyqet’ e drejtërisë s’ate.
107 Hoqa keq fort, o Zot, ep-më frymë të gjallë pas fjalësë s’ate.
108 Prit dhuratat’ e gojësë s’ime pra, o Zot, që t’i bie me hir, edhe mësomë gjyqet’ e tu.
109 Shpirtinë e kam kurdo ndë dorë, po nukë harrova nomnë tënt.
110 Fajtorëtë më ngrehnë kurth, po unë nukë dolla jashtë porosivet tua.
111 Trashëgova martyrit’ e tua për gjithë jetënë, se këto janë gëzim’ i zëmrësë s’ime.
112 Unja zëmrënë time, për të bërë urdhërët’ e tu përherë gjer ndë funt.
Sameh.
113 Mora mëri mendimet’ e shtrëmbërë, edhe desha nomnë tënt.
114 Ti je ndihmësi im, edhe mburonjësi im, shpërenj mbë fjalët tënde.
115 Largohuni prej meje, ju të këqijtë, se do të ruanj porosit’ e Perëndisë t’im.
116 Ndih-më pas fjalësë s’ate, edhe do të rronj, edhe mos më turpëro mbë shpëresët t’ime.
117 Ndihmë, edhe do të shpëtonj, edhe do të kem ndër mënt kurdo urdhëratat’ e tua.
118 Ti shkelmove gjith’ ata që dalënë jashtë urdhëratavet tua, se gënjeshtr’ e atyre është e kotë.
119 Heth tej gjithë të këqijt’ e dheut, posi plehë, andaj desha martyrit’ e tua.
120 U droth misht t’im prej faqesë s’ate, edhe u frikësova nga gjyqet’ e tu.
Ain.
121 Bëra gjyq e drejtëri, mos më ep ndë dorë të atyreve që më bënjënë punë pa udhë.
122 Ziru dorë-zënë shërbëtorit tënt për mirë, le të mos më shtrëngonjënë madhështorëtë.
123 Më ranë sytë për shpëtimnë tënt, edhe për fjalën’ e drejtërisë s’ate.
124 Bënj bashkë me shërbëtorinë tënt pas përdëllimit tënt, edhe mësomë urdhërimet’ e tu.
125 Unë jam shërbëtori yt, bë-më të mënçurë, edhe do të njoh martyrit’ e tua.
126 Është kohë për të punuarë Zoti; prishnë nomnë tënt.
127 Përandaj desha porosit’ e tua përmbi arnë, edhe përmbi arnë e kulluarë.
128 Andaj njoha të drejta gjithë porosit’ e tua për ç’do gjë, edhe mora mëri ç’do udhë të shtrëmbërë.
Pe.
129 Martyrit’ e tua janë të maniçime, përandaj i ruajti shpirti im.
130 Të dëftyerët’ e fjalëvet tua ndrit, edhe bën të mënçurë të mituritë.
131 Hapa gojënë t’ime, e mora frymë, se u mallënjeva për porosit’ e tua.
132 Shtierë sytë mbë mua, edhe përdëllyemë, pas gjyqit atyre që duanë emrinë tënt.
133 Ndreq çapet’ e mi ndë fjalët tënde, edhe le të mos më zotëronjë ndonjë pa-udhëri.
134 Shpëto-më prej shtrëngimit njerëzet, edhe do të ruanj porosit’ e tua.
135 Ndrit faqenë tënde mbë shërbëtorinë tënt, edhe mëso-më urdhërimet’ e tu.
136 Rrëke ujërash derthnë syt’ e mi, ndek nukë ruajtinë nomnë tënt.
Çade.
137 I drejtë je, o Zot, edhe të drejtë janë gjyqet’ e tu.
138 Martyrit’ e tua që urdhërove janë drejtëri e vërtetëri fort e madhe.
139 Zilia ime më treti, se arëmiqt’ e mi harruanë fjalët’ e tua.
140 Fjala jote është fort e kulluarë, përandaj shërbëtori yt e do.
141 Jam i vogëlë, edhe i pa-zënë për gjë, (po) nukë harrova porosit’ e tua.
142 Drejtëria jote është drejtëri për gjithë jetënë, edhe nomi yt i vërtetë.
143 Më gjetnë shtrëngime edhe nevola, (po) urdhëratat’ e tua janë gazi im.
144 Martyrit’ e tua janë drejtëri për gjithë jetënë, bë-më të mënçim, edhe do të rronj.
Kof.
145 Klitha me gjithë zëmërë, ndigjo-më, o Zot, edhe do të ruanj urdhëratat’ e tua.
146 Klitha mbë ty: shpëto-më, edhe do të ruanj martyrit’ e tua.
147 Mëngova pa cbardhëllyerë, e klitha; shpëreva mbë fjalët tënde.
148 Syt’ e mi harrinë përpara të ruajturavet natësë, për të shkuarë ndër mënt fjalënë tënde.
149 Ndigjo zënë t’im, o Zot, pas përdëllimit tënt, ep-më frymë të gjallë pas gjyqit tënt.
150 U afruanë ata që venë pas së keqesë, edhe u mërguanë prej nomit tënt.
151 Ti, o Zot, je ngjat, edhe gjithë urdhërimet’ e tu janë të vërtetë.
152 Sa për martyrit’ e tua e njoha që përpara, se i themelove për gjithë jetënë.
Resh.
153 Shih shtrëngimnë t’im, edhe dëlir-më, se nukë harrova nomnë tënt.
154 Gjyko gjyqnë t’im, edhe çpërble-më; ep-më frymë të gjallë pas fjalësë s’ate.
155 Lark nga të pa-besëtë shpëtimi, se nukë kërkonjënë urdhëratat’ e tua.
156 Të mëdhenj janë përdëllimet e tu, o Zot; ep-më frymë të gjallë pas gjyqit tënt.
157 Shumë janë ata që më ndiekënë e më shtrëngonjënë, (po) nukë dolla jashtë martyrivet tua.
158 Pashë ata që dalënë jshtë udhësë, edhe u drothçë, se nukë ruajtinë fjalënë tënde.
159 Shih sa i dua porosit’ e tua, o Zot, ep-më frymë të gjallë pas përdëllimit tënt.
160 Kryet’ e fjalësë s’ate ësht’ e vërteta, edhe gjithë gjykimet’ e drejtërisë s’ate janë për gjithë jetënë.
Shin.
161 Të parëtë më ndoqnë kot, po zëmrënë t’ime e mori frika për fjalënë tënde.
162 Gëzonem për fjalënë tënde, posi ay që gjen shumë plaçka.
163 Kam mëri edhe më vien të ndohtë nga gënjeshtra, po dua nomnë tënt.
164 Shtatë herë ditënë të lavduronj për gjyqet e drejtërisë s’ate.
165 Ata që duan nomnë tënt, kanë shumë paqtim, edhe për ata s’ka skandhall.
166 Prita shpëtimnë tënt, o Zot, edhe desha porosit’ e tua.
167 Shpirti im ruajti martyrit’ e tua, edhe i deshi fort.
168 Ruajta porosit’ e tua, edhe martyrit’ e tua, se gjithë udhët’ e mia janë përpara teje.
Tay.
169 Le të afronetë lutëja ime përpara teje, o Zot; bë-më të mënçurë pas fjalësë s’ate.
170 Le të vinjë të luturitë t’im përpara teje; ruajmë pas fjalësë s’ate.
171 Buzët’ e mia do të nxierrënë kënkë, kur të më mësonjç urdhërimet’ e tu.
172 Gjuha ime do të flasë fjalënë tënde, se gjithë porosit’ e tua janë drejtëri.
173 Dora jote le të më ndihnjë, se cgjodha porosit’ e tua.
174 U mallëngjyeva për shpëtimnë tënt, o Zot, edhe nomi yt është mendimi im.
175 Do të rronjë shpirti im, edhe do të të lavduronjë; edhe gjyqet e tu do të më ndihnjënë.
176 U solla atej e këtej, posi dele e humburë; kërko shërbëtorinë tënt, se nukë harrova porosit’ e tua.