Mbë të parinë kankatuer mbi Shoshanim. Psallm’ e Davidit.
1 Shpëto-më, o Perëndi, sepse më hynë ujëna deri ndë shpirt.
2 U zhyta ndë baltë të thellë, atie ku nuk’ ashtë vend për me qindruem, e mbërrina ndë të thellat e ujënavet, edhe rriedheja më mbuloi.
3 U lodha së bërtituni, m’u tha gurrmazi, m’u lothnë sytë së prituni Perëndinë t’em.
4 Ata qi më kanë mëni pa punë u shumuenë ma tepërë se qimet’ e kresë s’eme, u banë të fortë anëmiqt’ e mi, qi më ndiekinë pa-udhë, atëhere unë këtheva qish nukë rrëmbeva.
5 O Perëndi, ti ngjef marrinë t’eme, edhe fajet’ e mi nukë janë mpshefunë prei teje.
6 Mos u turpnofshinë për punët t’eme ata qi të presinë, o Zot Perëndia i fuqivet, mos u turpënofshinë për punët t’eme ata qi të kërkojënë, o Perëndia i Israelit.
7 Se për punët tande durova shpërnderim, turpëja më mbuloi faqenë.
8 U bash i huej te vëllazënit’ e mi, edhe farë e huej te të bijt’ e amësë s’eme.
9 Se zelli i shtëpisë s’ate më hangri, edhe shpërnderimet’ e atyne qi të shpërnderojënë ranë mbi mue.
10 Edhe qava tue munduem shpirtinë t’em me agjinim, por këjo m’u ba për shpërnderim.
11 Edhe bana thesinë petk, edhe u bashë përrallëzë ndër ata.
12 Ata qi rrinë ndëpër dyert flitshinë kundrë meje, edhe ata qi pijnë venë më këndoishinë kankë.
13 Por unë dërgoj të falunitë t’em te ti, o Zot, kohë pëlqimi ashtë, o Perëndi, për të shumën’ e përdëllinit t’yt ndëgjo-më, edhe për të vërtetën’ e shpëtesësë s’ate.
14 Shpëto-më prei baltet, qi të mos zhytem, shpëtofsha prei atyne qi më kanë mëni, edhe prei thellësinavet ujënavet.
15 Mos më mbuloftë të rriedhunit’ e ujënavet, as mos më përpiftë thellësina, edhe pusi mos mbylltë grykën’ e vet mbi mue.
16 Ndëgjo-më, o Zot, se përdëllimi ytasht i mirë; mbas shumë të dhimptunavet tua, shtier sytë mbi mue.
17 Edhe mos këthe mbënjanë faqenë tande prei shërbëtorit t’yt, se jam shtrënguem; ndëgjo-më shpeit.
18 Avitu te shpirti em, edhe shpërble ate, për punët të anëmiqvet mi shpëto-më.
19 Ti ngjef shpërnderiminë t’em, edhe marrëjenë t’eme, edhe turpëjenë t’eme, gjith’ ata qi më shtrëngojënë janë përpara teje.
20 Shpërnderimi më theu zemrënë, edhe jam i mierë; prita ndonji të anëkojë bashkë me mue, por s’qe, edhe ngushullimtarë, por s’gjeta.
21 Edhe më dhanë t’ambëlth për të ngranë, edhe më dhanë të pij uthëllë ndë etëjet t’eme.
22 Truveza e atyneve u baftë përpara atyne për kurth, e për shpagim, e për lak.
23 U errësofshinë syt’ e atyne, qi të mos shofinë, edhe kurrus kurrizin’ e atyne për kur-do.
24 Derth mëninë tande mbi ata, edhe i zantë zemërim’ i mënisë s’ate.
25 U shkretoftë vendi i të ndenjunit atyne; edhe mos pastë kush me ndenjunë ndë tendat t’atyne.
26 Sepse ata ndoqnë atë qi kodite ti, edhe flasinë për të dhimbunat e atyne qi varrove.
27 Shto pa-udhëni mbi pa-udhënin’ e atyne, edhe mos hyfshinë ndë dreitëni tande.
28 U shofshinë prei librit të gjallëvet, edhe mos u shkrofshinë bashkë me të dreitët.
29 Por unë jam i vobek edhe i idhënuem, shpëtimi yt më mbërriftë, o Perëndi.
30 Kam me lavduruem emënin’ e Perëndisë me kankë, edhe kam me e madhënuem me lavdurim.
31 Edhe ka me i pëlqyem Zotit, ma tepërë se viç i ri, qi ka bri e thundra.
32 Të butëtë kanë me pamë, edhe kanë me u gëzuem, edhe zemëra juei qi kërkoni Perëndinë, ka me rruem.
33 Sepse Zoti ka me gjegjunë të vobegëtë, edhe nukë heth poshtë të lidhunit’ e vet.
34 Le të lavdurojën’ atë qillt’ edhe dheu, detënat’ e gjith’ ato qi livisinë nd’atë.
35 Se Perëndia ka me shpëtuem Sionënë, edhe ka me ndërtuem qytetet’ e Iudësë, edhe kanë me ndenjun’ atie, edhe kanë me trashiguem atë.
36 Edhe fara e shërbëtorëvet ati kanë me trashiguem atë, edhe ata qi duen’ emënin’ e ati kanë me ndenjunë nd’atë.