1 Beko Zotinë, o shpirti em; fort u madhënove, o Zot Perëndia em, je veshunë me lavdurim e me madhëni.
2 Ai qi heth përmbi vetëhe dritënë, porsi petk; ai qi shtrin qiellinë, porsi kurtinë.
3 Ai qi mbulon me ujë të naltëtë vendet’ e vet, ai qi ban retë qerren’ e vet, ai qi ecën mbi fletët t’erënavet.
4 Ai qi ban engjujt’ e vet fryma, edhe shërbëtorët’ e vet flakë ziarrmi.
5 Ai qi themelon dhenë mbi qindrim t’ati, për mos me u tundunë jetë mbas jete.
6 Mbulove ate me abyssënë, porsi me petk; ujënate qindruenë mbi malet.
7 Prei qirtimit t’yt iknë, prei zanit bumbullimësë s’ate u hoqnë me nxitim.
8 Hipnë ndë malet, sdripnë ndë fushat, nd’ate vend qi i themelove.
9 Vune sinuer qi s’kanë me e kapërcyem, as kanë me u këthyem, për me mbuluem dhenë.
10 Ai qi dërgon bunime ndër shpellat, qi të shkojën’ ujëna ndërmiet malevet.
11 Pinë ujë gjithë bishat’ e fushësë, gomarët’ e egrë shuejënë hetëjen’ e vet.
12 Afër’ atyneve kanë të ndenjunitë shpezët’ e qiellit, edhe apinë za ndërmiet degavet.
13 Ai qi ujit maletë prei të naltëvet vendevet vet, prei pemësë duervet tua nginjetë dheu.
14 Ai qi ban me bimë bar për bagëtit, edhe barishtë për shërbimin’ e njeriut, qi të nxierri bukë prei dheut,
15 edhe venë qi gëzon zemërën’ e njeriut, voj për me shkëlqyem faqenë, edhe bukë qi forcon zemërën’ e njeriut.
16 U nginë drut’ e Zotit, dullenjat’ e Libanit qi mbolli,
17 atie ku bajënë fole zoqtë, bredhate janë të ndenjunit’ e leilekut.
18 Malet’ e naltë janë për dhit e egra, gurëtë janë pshtetëje për lepujt e butë.
19 Bani hanënë për motet, dielli ngjef të perënduemit’ e vet.
20 Lishon errësinë, e bahetë nate, nd’ate shkojënë gjithë bishat’ e pyllit.
21 Këlysht’ e leonëvet ulurijënë për me rrëmbyem, e me lypunë prei Perëndiet ushqimin’ e vet.
22 Porsa len dielli, mbëlidhen’ edhe bien’ e flenë ndëpër shtrofkat e veta.
23 Del njeriu ndë punët të vet, e ndë mundimt’ të vet, ngjer mbramanet.
24 Sa të mëdha janë punët’ e tua, o Zot! Të gjitha i bane me dituni, dheu u mbush me krijesënë tande.
25 Ai det’ i math e i gjanë, atie gjindenë shtërpij qi s’kanë të ngjehunë, shtazë të vogëla bashkë me të mëdha.
26 Atie shkojënë barkate, atie ashtë ky Leviathani, qi krijove për me lueitunë nd’ate.
27 Gjithë këto shpërejënë mbë ty, për me u dhanë ushqiminë mbë kohë.
28 Kur u ep, mbëledhinë, kur hap ti dorënë, nginjenë së mirash,
29 por kur këthen ti faqenë mbë-nj’-anë, përzihenë, kur u ngre frymënë, ngordhinë, edhe këthehenë ndë baltë të vet;
30 kur u dërgon frymënë tande, ndërtohenë, edhe përtërin faqen’ e dheut.
31 Qoftë lavdia e Zotit për gjithë jetënë, u gëzoftë Zoti për punët e veta.
32 Ai qi shtie sytë mbi dhet, edhe ban ate me u dridhunë: ai qi përket maletë, edhe nxierrinë tym.
33 Kam me i kënduem Zotit sa të rroj, kam me i psallunë Perëndisë sa të jemi.
34 Mendimi em për ate do të jetë i amblë, edhe unë do të gëzohem për Zotinë.
35 U shofshinë fajtorëtë prei dheut, edhe të paudhëtë mos qofshinë ma. Beko Zotinë, o shpirti em. Alleluia.