1 Këjo është vivlia e gjeneallogjisë njeriut. Atë ditë Perëndia kur bëri Adhamnë, e bëri pas shëmbëllesësë Perëndisë. 2 I bëri ata femër’ e mashkull; edhe i bekoi, e ua vuri emërin’ atyreve, Adham, atë ditë që bëri ata.
3 Edhe Adhami rroi një qint e tridhietë viet, edhe i lindi (dialë) pas shëmbëllimit ti, edhe pas të përgjajturit ti, edhe ja vuri emërinë Sith; 4 edhe dit e Adhamit u bënë tetë qint viet, si i lindi Sithi; edhe i lintnë bij e bija; 5 edhe gjithë dit e Adhamit, që rroi, u bënë nëntë qint e tridhietë viet, edhe vdiq.
6 Edhe Sithi rroi një qint e pesë viet, edhe i lindi Enosi; 7 Sithi rroi edhe tetë qint e shtatë viet, si i lindi Enosi, edhe i lintnë bij e bija; 8 edhe gjithë dit e Sethit u bënë nëntë qint e dymbëdhietë viet; edhe vdiq.
9 Edhe Enosi rroi nëntëdhietë viet, edhe i lindi Kainani; 10 Enosi rroi edhe tetë qint e pesëmbëdhietë viet, passi i lindi Kainani, edhe i lintnë bij e bija; 11 edhe gjithë dit e Enosit u bënë nëntë qint e pesë viet; edhe vdiq.
12 Edhe Kainani rroi shtatëdhietë viet; edhe i lindi Maallalejli; 13 Kainani rroi edhe tetë qint e dyzet viet, passi i lindi Maallalejli, edhe i lintnë bij e bija; 14 edhe gjithë dit e Kainanit u bënë nëntë qint e dhietë viet; edhe vdiq.
15 Edhe Maallalejli rroi gjashtëdhiet’ e pesë viet, edhe i lindi Jaredhi; 16 Maallalejli rroi edhe tetë qint e tridhietë viet, si i lindi Jaredhi; edhe i lintnë bij e bija; 17 edhe gjithë dit e Maallalejlit u bënë tetë qint e nëntëdhiet’ e pesë viet; edhe vdiq.
18 Edhe Jaredhi rroi një qint e gjashtëdhiet’ e dy viet, edhe i lindi Enohu; 19 Jaredhi rroi edhe tetë qint viet, si i lindi Enohu, edhe i lintnë bij e bija; 20 edhe gjithë dit e Jaredhit u bënë nëntë qint e gjashtëdhiet’ e dy viet; edhe vdiq.
21 Edhe Enohu rroi gjashtëdhiet’ e pesë viet, edhe i lindi Mathusalla; 22 edhe Enohu eci me Perëndinë tre qint viet, si i lindi Mathusalla, edhe i lintnë bij e bija; 23 edhe gjithë dit e Enohut u bënë tre qint e gjashtëdhiet’ e pesë viet. 24 Edhe Enohu eci me Perëndinë, edhe nukë gjëndej më, sepse Perëndia e mori.
25 Edhe Mathusalla rroi një qint e tetëdhiet’ e shtatë viet, edhe i lindi Llamehu; 26 Mathusalla rroi edhe shtatë qint e tetëdhiet’ e dy viet, edhe i lintnë bij e bija; 27 edhe gjithë dit e Mathusallës’ u bënë nëntë qint e gjashtëdhiet’ e nëntë viet; edhe vdiq.
28 Edhe Llamehu rroi një qint e tetëdhiet’ e dy viet, edhe i lindi (një) dialë; 29 edhe ja vuri emërin’ ati Noe, tuke thënë: Ky do të na prenjë nga puna jonë, edhe nga mundimi i duaret tona për punë të dheut që mallëkoi Zoti. 30 Llamehu rroi edhe pesë qint e nëntëdhiet’ e pesë viet, edhe i lintnë bij e bija; 31 edhe gjithë dit e Llamehut u bënë shtatë qint e shtatëdhiet’ e shtatë viet; edhe vdiq.
32 Edhe Noeja ishte pesë qint vieç ndë moshë; edhe Noesë i lindi Simi, (e) Hami, (e) Jafethi.