1 Edhe Zoti i tha Moisiut: Pre për vetëhenë tënde dy rrasa të gurta, posi të paratë, edhe do të shkruanj mbi rrasat ato fialëtë që ishinë mbi rrasat e para, që theve. 2 Edhe bënu gati ndë mëngjes, edhe hip ndë mëngjes ndë mal të Sinait, edhe qëndro përpara meje atie ndë majët të malit,
3 edhe asndonjë të mos hipënjë bashkë me ty, edhe të mos duketë njeri ndëpër gjithë malinë, edhe dhëntë, edhe lopëtë të mos kullosënë përpara ati mali.
4 Edhe preu dy rrasa të gurta posi të paratë, edhe Moisiu u ngrit shpejt ndë mëngjes, e hipi ndë malt të Sinait, sikundrë e urdhëroi Zoti, edhe mori të dy rrasat’ e gurta ndë duart të tia.
5 Edhe Zoti sbriti ndë ret, edhe qëndroi bashkë me atë atie, edhe leçiti emërin’ e Zotit. 6 Edhe Zoti shkoi përpara ati, edhe leçiti Zoti, Zoti Perëndia, i dhëmpshuri e i përdëllyershimi, zemërgjëri, e përdëllim-madhi, e i vërteti,
7 që ruan përdëllim për milëra vetë, edhe ndëlen panomi, e paudhëri, e faj, edhe fare nukë nxier pa faj (fajtorinë), edhe shpaguan panomin’ e atëravet mbë djemt, edhe mbë djemt të djemvet, gjer mbë të tretin’ edhe të katrëtinë (bres).
8 Edhe Moisiu shpejtoi, e u unj përdhe, edhe (i) u fal, edhe tha: 9 Tashi ndë gjeta hir përpara teje, o Zot, të lutem le të vijë Zoti bashkë me ne, sepse këjo gjëndëje është kokëtrashë, edhe ndële panominë tonë, edhe fajinë tanë, edhe merrna ndë trashëgimt tënt.
10 Edhe tha: Na unë tek po bënj dhiatë, përpara gjithë gjëndëjesë sate do të bënj çudi, që s’janë bërë mbë gjithë dhenë, edhe as mbë ndonjë komp, edhe gjithë gjëndëja, që je ndë mest t’asai, do të shohë punën’ e Zotit, sepse (ësht’) e frikëshime ajo që do të bënj bashkë me ty.
11 Ruaj atë që të urdhëronj ty unë sot; na unë tek do të nxier përpara teje Amoritin’ e Hanaanitin’ e Hittitin’ e Perizzitin’ e Hivitin’ e Jebusitinë. 12 Ruhu, mos lithç fialë me vëndësit’ e ati dheu që po vete, se mos bënetë kurth ndë mest tënt, 13 po të prishç theroret’ e atyreve, e të thyenjç idhujt’ e atyreve, e të preç pyjet’ e atyreve. 14 Sepse s’ke për të luturë tietërë perëndi, sepse (ay) Zoti, që e ka emërinë Zëlitar, është Perëndi Zëlitar, 15 kurrë mos lithç fialë bashkë me vëndësit’ e (ati) dheut, edhe kur të kurvëronjënë prapa perëndivet vet, e t’u bënjënë kurban perëndivet tyre, të gërshesë (ndonjë), e të hash nga kurbanet e ati, 16 edhe kurrë të mos marrç të bilat e ati për bijt tu, edhe të bilat’ e ati kur të kurvëronjënë prapa perëndivet tyre, bënjënë bijt’ e tu të kurvëronjënë prapa perëndivet atyre.
17 Mos bënjç për vetëhenë tënde perëndira të derdhurë.
18 Të ruanjç të kremten’ e pabrumëjevet. Shtatë dit të hash bukë pa brumë, sikundrë të urdhërova, ndë kohët të muajit Abib, sepse ndë muajt të Abibit dole nga Egjyptëria.
19 Çdo që hap shtratin’ (e barkut ësht’) imi, edhe çdo mashkull i paralindurë ndërmest të bagëtivet tua, (a) lopë, a dele. 20 Të shpërblenjç polishtin’ e gomaresë me qënq, edhe ndë mos e shpërblefsh, atëhere t’i preç kryetë. Të shpërblenjç gjithë të parëlindurit’ e bijvet tu. Edhe asndonjë mos duketë përpara meje me duar thatë.
21 Gjashtë dit do të punonjç, edhe të shtatënë ditë do të prëhesh; ndë kohë të mbiellit e të korrit do të prëhesh.
22 Edhe do të ruanjç të kremten’ e javëvet, të dorësë parë të korrit drithit, edhe të kremten’ e pronjësë ndë të kthyerët të vitit.
23 Tri herë ndë vit do të duketë çdo mashkulli yt përpara Zotit, Zotit Perëndisë Israilit.
24 Sepse kur të dëbonj kombetë përpara teje, edhe të sgjëronj sinoret’ e tu, asndonjë nukë do të dëshëronjë dhenë tënt, kur të hipënjç që të dukesh përpara Zotit Perëndisë tënt tri herë ndë vit.
25 Të mos biesh gjakun’ e kurbanit tënt me (bukë) të mbrumëme, edhe kurbani së kremtesë pashkësë të mos mbesë gjer ndë mëngjes.
26 Të biesh drithërat’ e para të dheut tënt ndë shtëpi të Zotit Perëndisë tënt. Të mos piekç keth ndë klumështit të s’ëmësë.
27 Edhe Zoti i tha Moisiut: Shkruaj për vetëhenë tënde këto fialë, sepse pas këtyre fialëve bëra dhiatënë mbë ty, edhe mbë Israilinë.
28 Edhe ishte atie bashkë me Zotinë dyzet dit e dyzet net, nukë hëngri bukë, edhe nukë piu ujë. Edhe shkroi mbi rrasat fialët’ e dhiatësë, të dhiet’ urdhërimetë.
29 Edhe Moisiu kur sbriti nga mali i Sinait, edhe të dy rrasat’ e deshmimit ishinë ndë dorët të Moisiut, kur sbriti nga mali, Moisiu nuk dinte se lëkura e faqes’ ati u bë e ndriturë kur fliste bashkë me atë. 30 Edhe pa Moisinë Aaroni edhe gjithë të bijt’ e Israilit, edhe na tek ndriste lëkura e faqes’ ati, edhe u frikësuanë t’i afroneshin’ ati. 31 Edhe Moisiu thërriti ata, edhe u kthyenë tek ay Aaroni edhe gjithë të parët’ e përmbëledhëjesë, edhe Moisiu u foli atyre. 32 Edhe pastaj gjithë të bijt’ e Israilit erthnë afërë, edhe i urdhëroi ata (për) gjithë sa foli Zoti me atë ndë malt të Sinait. 33 Edhe Moisiu mbaroi së foluri me ata, edhe kishte një mbulesë mbi faqet të ti. 34 Edhe Moisiu kur hynte përpara Zotit të fliste bashkë me atë, ngrinte mbulesënë, gjersa të dilte. Edhe dilte, edhe u fliste të bijet Israilit ç’ishte urdhëruarë. 35 Edhe të bijt’ e Israilit panë faqen’ e Moisiut, se ndriste lëkura e faqesë Moisiut, edhe Moisiu vuri përsëri mbulesënë mbi faqet të ti, gjersa të hynte që të fliste bashkë me atë.