1 Edhe Zoti i foli Moisiut, e i tha: 2 Shih, unë thirra me emër Bezaleilinë të birin’ e Urit, nga fara e Judhesë, 3 edhe mbusha atë me frymë të hieruarë, ndë urtësi, e ndë mënt, e ndë dituri, e ndë çdo farë mieshtërie, 4 që të nxierrë nga mëndëja punë mieshtërie, të punonjë ar, e argjënt, e rame, 5 e të gërvishtë gurë për të vënë, e të gëdhentnjë dru, për punë çdo farë mieshtërie. 6 Edhe na unë tek i dhashë ati Aholiavinë të birin’ e Ahisamahut, nga fara e Danit, edhe çdo njeriu të urtë nga zemëra, i dhashë (ati) dituri, që të bënjë gjithë sa të urdhërova ty: 7 tendën’ e përmbëledhëjesë, e arkën’ e përmbëledhëjesë, e shpërblimtorenë që (është) sipër’ asai, edhe gjith’ enët’ e tendësë, 8 e truvezënë, e enët’ e asai, e kandilen’ e këthiellëtë bashkë me gjith’ enët’ e asai, e theroren’ e thimiamësë, 9 e theroren’ e kurbanit diegurë bashkë me enët e asai, e lanjëtoren’ e shtresën’ e asai, 10 e rrobat’ e punësë lutëjesë, e të shënjtëruaratë rrobat’ e Aaronit priftit, e rrobat’ e të bijet ati, që të priftëronjënë, 11 e valinë për të lyerë, e thimiamënë me erë për vëndin’ e mirë; do t’i bënjënë të gjitha sikundrë të urdhërova.
12 Edhe Zoti i foli Moisiut, e tha: 13 Edhe ti folu të bijet Israilit e thuaj: Shikoni të ruani savvatat’ e mia, sepse këjo (është) një shenjë ndërmest meje edhe jush, ndër (gjithë) brezat tuai, që ta njihni se unë (jam) Zoti, që u shënjtëronj juve, 14 edhe të ruani savvatënë, sepse ësht’ e shënjtëruarë ndër ju; kush të ndyrnjë atë, të vritetë fare, sepse gjithë kush të bënjë punë atë (ditë), jeta e ati do të shuhetë nga mezi i gjëndëjesë ti. 15 Gjashtë dit të bënetë punë, edhe të shtatënë ditë, të jetë savvatë, pushim i shënjtëruarë për Zonë, (edhe) kush të bënjë punë ditën’ e savvatësë, të vritetë fare. 16 Edhe të bijt’ e Israilit do të ruanjënë savvatënë, që t’e kremtonjën’ atë ndë (gjithë) brezat e tyre, (për) dhiatë të përjetëshime. 17 Këjo (është) një shenjë ndërmest meje edhe të bijet Israilit për kurdo, sepse Zoti bëri qiellin’ e dhenë (për) gjashtë dit, edhe të shtatënë ditë pushoi edhe u prë.
18 Edhe, passi mbaroi tuke folurë me ata ndë mal’ të Sinait, i dha Moisiut dy rrasa të deshmimit, rrasa të gurta, të shkruara me gishtin’ e Perëndisë.